Navigation |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Forlan do të nënshkruajë kontratë të re
ARBNOR GASHI on 09/10/2009 at 12:59pm (UTC) | | Sulmuesi uruguaian Diego Forlan ka vendosur të nënshkruajë kontratë të re me Atletico Madrid, e cila do ta mbajë në kryeqytetin spanjoll deri në vitin 2013.
Forlan u transferua te Atletico nga Villarreali në vitin 2007, për shumën prej 21 milionë eurosh, ndërsa që atëherë ka bërë 98 paraqitje dhe ka shënuar 58 gola për ekipin e dytë kryeqytetas.
“Marca” njofton se kontrata e re do ta rrisë edhe kartonin e shitjes së tij në 36 milionë euro, ndërsa nënshkrimi pritet të ndodhë porsa të kthehet nga angazhimet me përfaqësuesen. | | |
|
Maradona: Do të kualifikohemi
ARBNOR GASHI on 09/10/2009 at 12:59pm (UTC) | | Trajneri i Argjentinës, Diego Maradona, thotë se përfaqësuesja e tij nuk është jashtë Kampionatit Botëror, përkundër humbjes nga Paraguai.
“Asnjëherë nuk e kam imagjinuar veten në këtë situatë. Mendoja se do të jemi më lartë. Por ky është realiteti”.
“Mirëpo, mbi të gjitha ne ende kemi mundësi, ende nuk jemi jashtë Kupës së Botës. Derisa ta kem një pikë gjaku do të bëj gjithçka që Argjentina të kualifikohet”, është shprehur Maradona. | | |
|
Villa: Kualifikimi gjëja më e vogël
ARBNOR GASHI on 09/10/2009 at 12:58pm (UTC) | | Sulmuesi spanjoll David Villa thotë kualifikimi i Spanjën për në Botërorin e ardhshëm është gjëja më e vogël që duhej ta arrinin duke llogaritur në potencialin që ka kjo përfaqësuese.
Me fitoren e të mërkurës mbrëma prej 3-0 kundër Estonisë, Spanja ka marrë vizën për në Afrikën e Jugut, meqenëse Bosnja barazoi përballë Turqisë.
“Bosnja na bëri që të luftojmë për një vend, mirëpo edhe ashtu plani ynë ishte të fitonim. Ne e kemi kërkuar këtë vend qe një kohë”
“Ne jemi të lumtur, jo vetëm për faktin që jemi kualifikuar, por edhe nga mënyra se si e kemi arritur këtë. Me potencialin që ka Spanja, një vend për finalet e Kupës së Botës, është gjëja më e vogël që mund të arrijmë”, ka thënë sulmuesi i Valencias. | | |
|
Kuqezinjtë ndalojnë Danimarkën
ARBNOR GASHI on 09/09/2009 at 9:45pm (UTC) | | Erjon Bodgani ka shënuar derisa Shqipëria ka nxjerrë një barazim me rezultat 1-1 në takimin përballë Danimarkës të zhvilluar në Qemal Stafa.
Kuqezinjtë e panë veten në disavantazh në fund të pjesës së parë, pavarësisht se bënë një paraqitje lakmuese, por përmirësuan gabimin me të filluar pjesa e dytë.
Pjesa e parë
Raste në radhët e Shqipërisë pati sulmuesi Hamdi Salihi, i cili dështoi të shënojë, madje edhe në një rast shumë të mirë në pjesën e parë. Në anën tjetër edhe danezët patën një rast tjetër të pastër, kur Tomasson u gjend i vetëm para portës, por nuk gjeti rrjetën e Samir Ujkanit.
Pesë minuta para fundit të pjesës së parë, mysafirët ndëshkuan mbrojtjen e pavëmendshme kuqezi, kur një harkim i Poulsen gjeti para portës Nicklas Bendtner, i cili dërgoi topin në rrjetë.
Pjesa e dytë
Goli i pranuar në pjesën e parë vetëm se iu dha fuqi lojtarëve kuqezi, të cilët shumë shpejt me të filluar pjesa e dytë barazuan rezultatin. Pas një harkimi të Armend Dallkut për Hamdi Salihin, ky i fundit asistoi për Erjon Bogdanin që shënoi nga afërsia për hapur rezultatin.
Kuqezinjtë krijuan edhe disa raste të tjera deri në fund të ndeshjes, dy prej tyre nga harkimet nga këndi, por nuk arritën të marrin pikë të plota në këtë ndeshje.
Edhe danezët patën raste, kryesisht me anë të topçiut Bendtner, por mbrojta shqiptare nuk bëri gabimin e pjesës së parë.
Edhe pse barazim dhe tashmë një kohë pa gjasa për kualifikim në Botëror, të zgjedhurit e trajnerit Josip Kuzhe treguan një paraqitje mbresëlënëse dhe një organizim të mirë në mesfushë, që lë për të shpresuar për të ardhmen.
Danimarka në anën tjetër, humbi rastin të sigurojë pjesëmarrjen në Botëror, tash kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri te fundi i kualifikimeve. Megjithatë danezët kryesojnë me 18 pikë në tabelë, tre më shumë se Suedia dhe pesë më shumë se Portugalia dhe Hungaria.
Shqipëria mbledh 7 pikë nga nëntë ndeshje dhe mban pozitën e pestë, të parafundit të grupit 1. Nën Shqipërinë në grup është vetëm Malta me një pikë, edhe atë të nxjerrë pikërisht nga kombëtarja kuqezi. | | |
|
Nuhiu mposht të shpresat e Shqipërisë
ARBNOR GASHI on 09/09/2009 at 9:44pm (UTC) | | Sulmuesi shqiptar, i cili aktivizohet për kombëtaren e Austrisë, Atdhe Nuhiu, ka shënuar dy gola për t’i dhënë fitoren 3-1 kësaj kombëtareje në ndeshjen si vendas përballë shpresave të Shqipërisë.
Austriakët kaluan në epërsi të dyfishtë pas vetëm pesë minutash, ndërsa e trefishuan atë që në pjesën e parë të ndeshjes së vlefshme për kampionatin evropian U21, Euro 2011.
20-vjeçari nga Prishtina, Atdhe Nuhiu, solli avantazhin e parë për vendasit që në minutën e tretë, ndërsa atë e dyfishoi Andreas Weimann pas vetëm dy minutash tjera. Shumë shpejt erdhi edhe goli i dytë i kosovarit Nuhiu, i cili trefishoi rezultatin në minutën e 13-të të lojës.
E gjithë çfarë arritën të rinjtë kuqezi ishte ngushtimi i rezultatit në 3-1 me anë të mesfushorit Odise Roshi. | | |
|
Çekia demolon San Marinon
ARBNOR GASHI on 09/09/2009 at 6:35pm (UTC) | | Përfaqësuesja e Republikës Çeke ka shënuar fitore të lartë prej 7-0 ndaj San Marinos, në ndeshjen e vlefshme për Grupin e Tretë për kualifikim në Kampionatin e ardhshëm Botëror.
Sulmuesi i Galatasarayt, Milan Baros, ka shënuar katër gola në këtë ndeshje, ndërsa ‘hat-trickun’ e arriti që në pjesën e parë.
Vaclav Sverkos ishte lojtari tjetër çek që shënoi dy gola, ndërkohë një gol e shënoi Tomas Necid.
Me këtë fitore, Republika Çeke mban gjallë ëndrrën për të siguruar vizën për në Afrikën e Jugut. | | |
|
|
|
|
|
|
|
|
Today, there have been 51 visitors (124 hits) on this page! |
|
|
|
|
|
|
|