Navigation |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
FIFA po shqyrton rastin e FFK-së
ARBNOR GASHI on 09/08/2009 at 4:40pm (UTC) | | Federata e Futbollit e Kosovës ka marrë sot një shkresë nga shtëpia e futbollit botëror, FIFA, të nënshkruar nga presidenti i saj, Sepp Blatter.
Në këtë letër thuhet: “I nderuari president Vokrri, ju faleminderit për letrën tuaj të datës 24 gusht, 2009. Ne jemi duke shqyrtuar situatën (rastin) tuaj në pikëpamje jo vetëm të federatës, por edhe të klubeve dhe lojtarëve. Ne do t’u kontaktojmë sërish pas takimit të ardhshëm të Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, i cili do të zhvillohet në fund të këtij muaji në Rio de Zhaniero”. | | |
|
Ambrosini vazhdon kontratën me Milanin
ARBNOR GASHI on 09/08/2009 at 4:39pm (UTC) | | Skuadra e Milanit ka njoftuar se ia ka vazhduar kontratën mesfushorit Massimo Ambrosini deri në vitin 2011.
Dy palët kanë biseduar gjatë kësaj vere në lidhje me zgjatjen e kontratës, ndërsa pas një dialogu jo shumë të gjatë është arritur marrëveshja.
Vazhdimi i kontratës vjen vetëm disa muaj, pasi klubi kishte njoftuar se Ambrosini mund të jetë kapiteni i ri i Milanit.
Ambrosini luan për Rossonerët që nga viti 1995 kur u transferua nga Cesena, ndërsa sipas të gjitha gjasave, ai do ta mbyllë karrierën në San Siro. | | |
|
Schweinsteiger: Dëshiroj medalje, jo rekorde
ARBNOR GASHI on 09/08/2009 at 4:39pm (UTC) | | Mesfushori gjerman Bastian Schweinsteiger thotë se atij i interesojnë medaljet me Gjermaninë dhe jo statistikat për paraqitjen e tij me fanellën e përfaqësueses.
Në ndeshjen e të mërkurës kundër Azerbajxhanit, mesfushori i Bayern Munichut do ta shënojë paraqitjen e 70-të me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, ndërsa është vetëm 25-vjeç.
Me këtë moshë, Schweinsteiger mund ta thyejë rekordin të cilin e mban legjenda gjermane Lothar Matthaus, me 150 paraqitje për Gjermaninë.
“Më mirë do ta përfundoj karrierën me 90 paraqitje dhe ta fitoj Kupën e Botës ose Kampionatin Evropian, sesa ta përfundoj karrierën si lojtari me më shumë paraqitje pa fituar asnjë titull të madh”, ka thënë Schweinsteiger. | | |
|
Lippi: Ndeshja kundër Bullgarisë më e rëndësishmja
ARBNOR GASHI on 09/08/2009 at 12:17pm (UTC) | | Trajneri i Italisë, Marcello Lippi, nuk pret asgjë tjetër veç fitores kundër Bullgarisë, në ndeshjen e të mërkurës mbrëma.
Nëse Azzurët e fitojnë këtë ndeshje, ata do të jenë shumë pranë kualifikimit për Kampionatin e ardhshëm Botëror.
“Kjo është ndeshja më e rëndësishme për ne, sepse do ta mbyllë diskutimin sa i përket kualifikimit”.
“Ne jemi skuadër më kualitative, si në aspekt fizik, ashtu edhe në aspekt teknik. Nuk ka rëndësi kush shënon, madje edhe nëse ndonjë mbrojtës i tyre shënon, me rëndësi është që ta përfundojmë ndeshjen me fitore”, ka thënë Lippi. | | |
|
Adams: Arsenali nuk do ta fitojë LP
ARBNOR GASHI on 09/08/2009 at 12:16pm (UTC) | | Kapiteni i dikurshëm i Arsenalit, Tony Adams, mendon se Topçinjtë janë duke përparuar vazhdimisht, por kur është fjala për ta fituar titullin e Ligës Premier, ata ngecin.
“Ata janë shumë pranë. Mendoj se Arsene (Wenger) po mundohet t’u dëshmojë të gjithëve se e kanë gabim dhe ta fitojë Ligën me këtë grup lojtarësh, dhe shpresoj ta bëjë këtë”.
“Por, siç thash, shpresoj të dëshmojë se edhe unë e kam pasur gabim. Shpresoj që djemtë arrijnë sukses dhe e fitojnë titullin këtë vit. Por unë mendoj se ende nuk munden”, është shprehur Adams për “Sky Sports News”. | | |
|
Cana: Tjetër Shqipëri në Qemal Stafa
ARBNOR GASHI on 09/08/2009 at 12:15pm (UTC) | | Në ndeshjen e zhvilluar në Kopenhagë në prill të këtij viti, Danimarka e kishte mposhtur Shqipërinë me rezultat 3-0, por lojtari që mungoi në atë ndeshje, Lorik Cana, thotë se të mërkurën mbrëma do të ketë një Shqipëri tjetër në fushë.
“Vërtet është kundërshtari që ka pasur më shumë sukses dhe ka shumë mundësi të jetë në krye të grupit. Këtë e tregojnë vetë rezultatet që kanë arritur. Kanë shumë pikë për aq ndeshje sa kanë luajtur”.
“Normalisht do të vijnë këtu për të mbyllur gjithçka për sa i përket vendit të parë. Nga ana tjetër, ne jemi në rrugën e kolaudimit të ekipit të së ardhmes dhe testi me kundërshtarë të fortë është prova më e mirë për të krijuar ide më të qarta”.
“Jam i bindur se do të jetë një tjetër lojë, një tjetër ndeshje nga ajo që kemi treguar në Kopenhagë para disa muajsh”, citohet Cana nga “Top-Channel”.
Nëse Danimarka shënon fitore në “Qemal Stafa”, atëherë do të sigurojë kualifikimin për Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010. | | |
|
|
|
|
|
|
|
|
Today, there have been 84 visitors (191 hits) on this page! |
|
|
|
|
|
|
|