www.info-sportks.page.tl
  News
 

Kaladze tragjik në fitoren e Italisë
ARBNOR GASHI on 09/06/2009 at 11:14am (UTC)
 Mbrojtësi i Milanit, kapiteni i Gjeorgjisë, Kakha Kaladze, ka shënuar dy herë në rrjetën e vet në pjesën e dytë, për t’i dhënë fitoren prej 2-0 Italisë në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010.
Derisa lojtarët e Italisë dështuan të mposhtin portierin e Gjeorgjisë, Giorgi Lomaia, detyrën e tyre e kreu Kaladze. Mbrojtësi rosoner shënoi golin e parë në minutën e 57-të, dhjetë minuta para se ta bëjë edhe gabimin e dytë.

Italia, e cila i dha fund serisë prej tre ndeshjeve pa fitore, kryeson në grupin 8 me 17 pikë, derisa ndeshjen e radhës do ta zhvillojë kundër Bullgarisë në Torino.

Irlanda, e cila renditet e dyta në këtë grup, po ashtu ka shënuar fitore ndaj Qipros me rezultat 2-1. Fitore bindëse ka shënuar edhe Bullgaria, që ka mposhtur Malin e Zi me rezultat 4-1.
 

Anglia mposht Slloveninë, Holanda fiton ndaj Japonisë
ARBNOR GASHI on 09/05/2009 at 9:00pm (UTC)
 Anglia është ‘nxehur’ me fitore në prag të ndeshjes me Kroacinë, duke mposhtur rezultat 2-1 Slloveninë, në miqësoren e zhvilluar në Wembley.
Një penalti e shndërruar në gol nga Frank Lampard ia dha epërsinë Anglisë që në pjesën e parë të ndeshjes (31’), para se zëvendësuesi Jermain Defoe të vazhdojë formën e tij të shkëlqyeshme duke dyfishuar epërsinë në pjesë të dytë (63’).

Një gol i vonshëm i shënuar nga Zlatan Ljubijankic, vetëm se ngushtoi disavantazhin e mysafirëve (85’).

Në miqësoren tjetër, Holanda ka shënuar fitore bindëse ndaj Japonisë me rezultat 3-0, që të tre golat të shënuar në pjesën e dytë (Van Persie 69’, Sneijder 73’ dhe Huntelaar 87’).

Fitore në takim miqësor ka shënuar edhe Gjermania, që ka mposhtur Afrikën e Jugut me rezultat 2-0.
 

Shqipëria U21 shënon fitore ndaj Azerbajxhanit
ARBNOR GASHI on 09/05/2009 at 8:59pm (UTC)
 Kombëtarja e shpresave të Shqipërisë ka shënuar fitore minimale kundër kombëtares U21 të Azerbajxhanit, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet për Euro 2011.
Pas një pjese të parë pa gola në stadiumin “Niko Kovana” të Durrësit, i vetmi që gjeti rrjetën në pjesën e dytë ishte i riu i Partizanit të Tiranës, mesfushori Erando Karabezi.

Fitorja është e para për të rinjtë e trajnerit Artan Bushati pas dy humbjeve të mëhershme, që të dyja ndaj Skocisë.
 

Shevchenko shënon në fitoren e thellë të Ukrainës
ARBNOR GASHI on 09/05/2009 at 8:59pm (UTC)
 Sulmuesi i rikthyer te Dinamo Kievi, Andriy Shevchenko, ka shënuar një gol në fitoren e thellë prej 5-0 të Ukrainës ndaj Andorrës, në kuadër të ndeshjes së grupit 6 kualifikuese për Botërorin 2010.
Ndeshja u karakterizua me tre gjuajtje nga penaltia, të tria për Ukrainën në pjesën e dytë të ndeshjes.

Ukrainasit avancuan dy herë që në pjesë të parë të ndeshjes. Pas 19 minutash Andriy Yarmolenko shënoi për t’i dhënë avantazhin vendasve, ndërsa rezultatin e dyfishoi Artem Milevsky në çastet e fundit të pjesës së parë.

Shevchenko gjeti golin në minutën e 73-të, duke shënuar nga penaltia. Edhe dy golat tjerë për vendasit erdhën nga penaltia dhe që të dyja në çastet e fundit të ndeshjes (Milevsky dhe Yevgen Seleznyov).

Nga ndeshjet tjera, Skocia ka mposhtur si vendas Maqedoninë me rezultat 2-0 në kuadër të grupit 9, derisa në grupin 5 Bosnja dhe Hercegovina po ashtu ka fituar me po të njëjtin rezultat në udhëtim te Armenia.

Në grupin e 4-të, Finlanda është rikthyer nga disavantazhi 1-0 për të shënuar dy gola në 15 minutat e fundit të ndeshjes dhe për të fituar me rezultat 2-1. Në po të njëjtin grup Rusia ka fituar me rezultat 3-0 në fushë vendore ndaj Lihtenshtajnit.
 

Zanetti do të ndihmojë në transferimin e Messit
ARBNOR GASHI on 09/05/2009 at 8:58pm (UTC)
 Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, mbështet idenë për transferimin e bashkëkombësit të tij Lionel Messi te Nerazzurët, ndërsa ai është i gatshëm të ndihmojë që ky transferim të realizohet.
Të premten mediat italiane kanë njoftuar se kampioni i Italisë ka arritur marrëveshje me babanë e Messit, Jorge, që në të ardhmen lojtari më i mirë në botë për momentin, ta veshë fanellën zikaltër.

“Kam ditur për kontaktet në mes të Interit dhe Messit. Presidenti (Moratti) ka folur me mua për këtë gjë”.

“Transferimi i tij nga Barcelona, tani për tani është i pamundur, mirëpo mund të arrihet pas dy ose tre vitesh”, ka thënë Zanetti për “La Gazzetta Dello Sport”.
 

Kaladze i gatshëm për t’u kthyer
ARBNOR GASHI on 09/05/2009 at 3:27pm (UTC)
 Mbrojtësi gjeorgjian Kakha Kaladze do ta luajë sonte ndeshjen e parë pas më shumë se gjysmë viti, edhe atë pikërisht kundër Italisë.
Në një intervistë për “Il Giornale”, Kaladze ka treguar se ndjehet mirë dhe i ka kaluar të gjitha testet dhe është i gatshëm për lojë.

Mbrojtësi do të jetë po ashtu edhe në dispozicion të Milanit, që është thelluar në krizë pas humbjes prej 4-0 nga Interi në Derby della Madonnina.

“Milani më ka dhënë shumë dhe jam i gatshëm për t’u kthyer. Kam luajtur në shumë pozita- kam filluar në mesfushë, kam luajtur si mbrojtës krahu, pastaj si qendërmbrojtës. Nuk e kam të vështirë që t’i ndërroj detyrat”, ka thënë 31-vjeçari.
 

<- Back  1 ...  28  29  30 31  32  33  34 ... 52Continue -> 
 
 
  Today, there have been 13 visitors (38 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free