www.info-sportks.page.tl
  News
 

Mourinho kercenohet nga ekstremistet islamike
ARBNOR GASHI on 08/28/2009 at 2:09pm (UTC)
 Kercenime ndaj Jose Mourinho. Tekniku i Interit eshte nen shenjestren e fondamentalisteve, pas zevendesimit te mesfushorit ganez, Sulley Muntari, ne takimin me Barin.
Shkak per ndrimin ishte gjendja fizike e dobet e lojtarit qe po mban Ramazanin.

Lajmin e ka bere te ditur “Daily Star” duke shpjeguar se fjalet “fyese” te Mourinho-s kane shkaktuar zemerim tek besimtaret myslimane.

Ne adresen e teknikut portugez te Interit jane drejtuar shume kercenime, te publikuara ne faqet e internetit me baze islamike.

Nje besimtar fanatik citohet te kete thene: “Ky njeri eshte i cmendur. Duhet te eleminohet”.
 

Platini: Perjashtim nga Champions, per klubet me borxhe
ARBNOR GASHI on 08/28/2009 at 2:08pm (UTC)
 Klubet angleze, por jo vetem, kane tre vjet kohe per te rregulluar llogarite e tyre ne humbje. Ky ka qene paralajmerimi i presidentit te UEFA-s, Michel Platini.
Deklarata e numrit nje te futbollit evropian, i cili kercenon deri ne perjashtimin tyre nga futbolli evropian, eshte bere gjate hedhjes se shortit ne Montecarlo.

I shqetesuar per rritjen e vazhdueshme te borxheve te shoqerive, Platini ka ndermend te marre iniciativa te ashpra, deri ne perjashtim nga Champions per klubet qe nuk do te respektojne bilancet.
 

Alves: Më duhet një shtëpi më e madhe për të gjitha trofetë
ARBNOR GASHI on 08/28/2009 at 2:07pm (UTC)
 Ylli i Barcelonës, Daniel Alves, ende pa filluar sezoni i ri në La Liga ka filluar të jetë provokues, duke thënë se ai ka nevojë për një shtëpi më të madhe, për t’i vendosur të gjitha trofe që po i fiton.
“Në shtëpi, kam krijuar një hapësirë shtesë për medaljet e mia. Dhe nëse duhet të siguroj një shtëpi më të madhe, nuk do të jetë problem”, ka thënë Alves në prag të ndeshjes së Superkupës së Evropës, kundër Shakhtar Donetsk.

“Nuk dua të shoh hapësira të zbrazura te dhoma e trofeve dhe dua të fitoj së paku dhjetë ose edhe 12 të tjera”, ka shtuar braziliani.
 

Benitez i kënaqur me shortin e LK
ARBNOR GASHI on 08/28/2009 at 2:06pm (UTC)
 Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, është i kënaqur me shortin e Ligës së Kampionëve, që nxori ekipin e tij në grup E me kundërshtarë relativisht të lehtë.
Liverpooli do të ketë në grup ekipin francez Lyon, atë italian Fiorentina dhe ekipin hungarez Debrecen. Të kuqtë nuk janë takuar kurrë me ndonjërin prej këtyre tri ekipeve në garat evropiane, dhe Benitez është i kënaqur me këtë.

“E dini, në Ligën e Kampionëve gjithmonë ka ndeshje të vështira, dhe ekipe kundër të cilave vështirë luhet. Lyoni nuk e ka fituar ligën sezonin e kaluar, por para kësaj e ka bërë atë disa vite radhazi, andaj e dimë se sa futbollistë të mirë ka”, ka thënë Benitez.

“Fiorentina është një klub historik nga një qytet i bukur. Nga përvoja personale e di se ata kanë tifozë fantastik. Kemi përvojë edhe me futbollin hungarez, dhe fakti se Debrecen e ka fituar ligën atje, tregon se është ekip i mirë”.

“E rëndësishme është që udhëtimi nuk është i keq, në asnjërën prej ndeshjeve nuk duhet të shkojmë shumë larg. Shohim me optimizëm kah fillimi i garës”, shton spanjolli.
 

Pato: Do ta jepja jetën të shënoja në derbi
ARBNOR GASHI on 08/28/2009 at 2:06pm (UTC)
 Tensioni sa vjen e shtohet para ndeshjes së të shtunës mbrëma ndërmjet Milanit dhe Interit në Derby della Madonnina, ndërsa Alexandre Pato nuk e ka fshehur dëshirën për të shënuar kundër zikaltërve.
“Mendoj se Interi është skuadër e fuqishme, shumë e fuqishme. Ka fituar Scudetton dhe ka treguar kualitet të madh”.

“Mirëpo, Milani nuk është inferior. Fitorja në derbi është shumë e rëndësishme. Mund të të japë vetëbesim, dhe ndihmë për ta shtuar vetërespektin”.

“Gjatë ndeshjeve parasezonale na konsideruan të vdekur, mirëpo nuk është ashtu. Dhe do ta dëshmojmë këtë. Çfarë do të jepja të shënoja kundër Interit? Jetën time. Futbolli është jeta ime. Është gjithçka”, ka thënë braziliani për “La Gazzetta dello Sport”.
 

<- Back  1 ...  45  46  47  48  49  50  51 52 

Continue->

 
  Today, there have been 186 visitors (396 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free