www.info-sportks.page.tl
  News
 

Ibra: Interi do të fitojë
ARBNOR GASHI on 08/29/2009 at 12:57pm (UTC)
 Sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, shpreson që ish-skuadra e tij, Inter, do ta mposhtë Milanin në ndeshjen e të shtunës mbrëma- Derby della Madonnina.
Sonte në San Siro takohen Milani dhe Interi, për ta zhvilluar derbin milanez- Derby della Madonnina, ndërsa ish-sulmuesi zikaltër favorizon Nerazzurët

“Mendoj dhe shpresoj që Interi do të fitojë sepse është më i fortë se Milani”.

“Interi është skuadër më e mirë dhe më e fortë, prandaj mendoj se do të shënojë fitore”, është cituar Ibracadabra nga “La Gazzetta Dello Sport”.
 

Liverpooli mund ta transferojë Baptistan
ARBNOR GASHI on 08/29/2009 at 12:56pm (UTC)
 Sulmuesi i Romës, Julio Baptista, gjatë këtij afati kalimtar ka qenë i kërkuar nga shumë skuadra evropiane, duke përmendur edhe disa skuadra angleze, siç janë Tottenhami dhe Evertoni.
Edhe pse braziliani ka thënë se nuk është i interesuar që të kthehet në Ligën Premier, së fundmi edhe Liverpooli është shprehur i interesuar për shërbimet e tij.

Sipas njoftimeve më të reja nga “Sportsmediaset”, Të Kuqtë do të ofrojnë afër 7-8 milionë euro për transferimin e tij, dhe janë të bindur se do të arrijnë marrëveshje me Giallorossët duke llogaritur raportet e mira që kanë me skuadrën nga kryeqyteti i Italisë.
 

Parma transferon Zaccardon
ARBNOR GASHI on 08/29/2009 at 12:56pm (UTC)
 Gjatë ditës së shtunë pritet që mbrojtësi Cristian Zaccardo të prezantohet si lojtar i Parmës, pasi që ka kompletuar transferimin nga Wolfsburgu.
“Corriere dello Sport” dhe “TMW” njoftojnë se 27-vjeçari gjatë ditës së sotme do të prezantohet zyrtarisht si lojtar i ekipit të porsapromovuar në Serie A.

Kampioni gjerman ia ka dhënë dritën e gjelbër Zaccardos që të vazhdojë karrierën në ndonjë skuadër tjetër, duke i dëshiruar suksese të mëtutjeshme.
 

Ancelotti: Shevchenko ka vendosur të largohet
ARBNOR GASHI on 08/29/2009 at 12:55pm (UTC)
 Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka deklaruar se sulmuesi Andriy Shevchenko ka vendosur t’i japë fund qëndrimit në Stamford Bridge.
“I kemi thënë se mund të shkojë. Sheva nuk e ka pasur mundësinë të luajë vazhdimisht prandaj ai ka vendosur të largohet”, është cituar Ancelotti nga “The Irish Independent”.

Sulmuesi ukrainas kërkohet me ngulm nga skuadra e tij e dikurshme Dynamo Kyiv, pastaj nga Fenerbahce dhe Zenit St Petersburg.
 

Ferguson: Wenger din kur duhet të shesë
ARBNOR GASHI on 08/29/2009 at 12:55pm (UTC)
 Në prag të ndeshjes derbi, Manchester United – Arsenal në Old Trafford, menaxheri i djajve të kuq Alex Ferguson ka lëshuar lëvdata për rivalin e tij të sotëm, Arsene Wenger.
“Një ekip i ri, si Arsenal, që është duke u pjekur, duhet të respektohet dhe përcillet. Mendoj se një gjë që Wenger e ka bërë në mënyrë fantastike në Arsenal është se gjithmonë ka shitur në kohën e duhur. Ai e di se kur është koha për një lojtar të largohet”, thotë Ferguson.

“Nuk është lehtë të menaxherohet kjo. Ai e ka bërë atë edhe me Emmanuel Adebayor dhe Kolo Toure”.

“Mendoj se Arsenali është më mirë se sezonin e kaluar. Ata ndoshta kanë mungesë të përvojë në krahasim me ne, Liverpoolin dhe Chelsean, por nuk ka dyshim se do të jenë këtu. Ata do të jenë shumë afër këtë vit”, ka shtuar skocezi.
 

Alves i entuziazmuar për Superkupën e Evropës
ARBNOR GASHI on 08/29/2009 at 12:54pm (UTC)
 Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves, thotë se trofeu i Superkupës së Evropës i detyron atë dhe bashkëlojtarët e tij që të vazhdojnë shprehinë e të fituarit.
“Barcelona është një ekip i madh, i cili e luan lojën ashtu si duhet të luhet”.

“Është e domosdoshme që të vazhdojmë në këtë drejtim, dhe duhet të jemi të përgatitur për gjithçka”, është cituar braziliani nga “AS”.

Ky është trofeu i dytë i Superkupës së Evropës për Alves, i cili një trofe e ka fituar me Sevillan në vitin 2006.
 

<- Back  1 ...  45  46  47  48  49 50  51  52 Continue -> 
 
  Today, there have been 109 visitors (262 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free