Navigation |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Juve mposht Romën në Olimpico
ARBNOR GASHI on 08/30/2009 at 10:24pm (UTC) | | Derbi i dytë i kësaj jave në Serie A, i zhvilluar në Stadio Olimpico të kryeqytetit italian, ndërmjet Romës dhe Juventusit, ka përfunduar me fitoren e mysafirëve me rezultat 3-1.
Juve e filloi ndeshjen me dyshen sulmuese Amauri dhe Iaquinta të mbështetur nga Diego, ndërsa Roma e filloi takimin me vetëm një sulmues, pikërisht kapitenin Francesco Totti.
Të dyja skuadrat zhvilluan një ndeshje energjike, mirëpo pjesa më e madhe e lojës zhvillohej kryesisht në mesfushë.
Goli i parë në ndeshje erdhi pas një gabimi të Casettit, të cilin e shfrytëzoi transferi i sivjetmë i Zonjës së Vjetër, Diego, i cili kaloi Juventusin në epërsi (25’).
Dhjetë minuta më pas (35’), Giallorossët ekzekutuan shpejtë një gjuajtje të lirë, ndërsa nga një distancë afro 27 metërshe, Daniele De Rossi e zuri në befasi portierin Buffon për ta barazuar rezultatin.
Ishte sërish lojtari i ndeshjes, braziliani Diego, që shënoi edhe golin e dytë për Juventusin (68’), pas një asisti të bukur nga Iaquinta.
Rezultatin përfundimtar të takimit e vendosi mesfushori tjetër i ardhur këtë sezon te bardhezinjtë, Felipe Melo, në minutat shtesë të përballjes. | | |
|
City vazhdon me fitore
ARBNOR GASHI on 08/30/2009 at 10:24pm (UTC) | | Manchester City ka shënuar fitore minimale si mysafir i Portsmouthit.
Takimi i zhvilluar të dielën në Fratton Park, ndërmjet Portsmouth dhe Manchester City, ka përfunduar me fitoren e mysafirëve me rezultat prej 1-0.
Transferi i sivjetmë i pasanikëve Emmanuel Adebayor ishte protagonisti i fitores duke shënuar golin e vetëm në ndeshje pas gjysmë ore lojë (30’). | | |
|
Ronaldo i kënaqur me golin
ARBNOR GASHI on 08/30/2009 at 9:43am (UTC) | | Ylli i ri i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është i lumtur që ka qenë në listën e shënuesve në fitoren 3-2 ndaj Deportivo La Coruna.
“Është një ndjenjë shumë e mirë. Gjithmonë është e rëndësishme të fitosh në ndeshjen e parë në ligë. Jam i lumtur që ekipi është i fuqishëm”, ka thënë Ronaldo, i cili shënoi golin e dytë të Realit nga penaltia.
“Ne duhet të vazhdojmë të përmirësohemi. Kemi gjëra të mira dhe jo të mira dhe duhet të bëhemi edhe më të mirë. Ndeshja e parë gjithmonë është e vështirë, por do të vazhdojmë gradualisht të përmirësohemi. Gjëja më e rëndësishme është të fitojmë dhe ne fituam”, ka shtuar portugezi. | | |
|
Wenger: Ishim ekip më i mirë se United
ARBNOR GASHI on 08/30/2009 at 9:42am (UTC) | | Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka qenë i kujdesshëm të mos lëshojë akuza ndaj arbitrit, i cili dha një penalti për Wayne Rooneyn dhe mohoi një gol të topçinjve për shkak të pozicionit jashtë loje.
Topçinjtë avancuan me një gol të shënuar nga Andrei Arshavin në pjesën e parë të ndeshjes, por pësuan dy gola të papritur, një nga penaltia të shënuar nga Wayne Rooney, dhe një autogol nga Abou Diaby.
“Ishim ekip më i mirë por e humbëm ndeshjen. Është shumë vështirë të përpihet kjo”, ka thënë Wenger. | | |
|
Benitez i kënaqur me fitoren
ARBNOR GASHI on 08/30/2009 at 9:41am (UTC) | | Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, është i kënaqur me përgjigjen e lojtarëve ndaj kritikave të tij gjatë fitores së djeshme prej 3-2 ndaj Bolton Wanderers.
Liverpooli dy herë e pa veten në disavantazh, por të dy herët barazoi dhe në fund shënoi fitore me anë të një goli të vonshëm të shënuar nga kapiteni Steven Gerrard, të cilin Benitez e kishte kritikuar se nuk është në formën më të mirë.
“Të gjithë lojtarët dëshironin t’ia dilnin mirë. Steven Gerrard dhe Fernando Torres, në mesin e tjerëve, e dinin se ata duhej të përmirësoheshin. Ne treguam se kemi lojtarë kualitativ dhe ata luftuan për të treguar se janë të mirë”, ka thënë Benitez.
“Kishim posedim të lartë të topit dhe ishim në kontroll për pjesën më të madhe të ndeshjes. Të pësosh dy gola siç bëmë ne, është zhgënjyese, por ekipi u rikthye dhe tregoi kualitetet”, ka shtuar spanjolli. | | |
|
Arsenal do të bëjë ofertë të vonshme për Chamakh
ARBNOR GASHI on 08/30/2009 at 9:40am (UTC) | | Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, nuk ka hequr dorë nga nënshkrimi me sulmuesin e Bordeaux, Marouane Chamakh.
Sipas Sunday Mirror, Wenger ka ofruar 5 milionë funte për sulmuesin nga Maroko, ofertë që u refuzua nga Bordeaux, duke u vlerësuar shumë e ulët me vlerën e tyre. Menaxheri Laurent Blanc e vlerëson 25-vjeçarin dyfish më shumë se kjo vlerë.
Por Wenger është i informuar se kontrata e Chamakh skadon në fund të sezonit dhe do të jetë në gjendje ta transferojë atë si të lirë.
Ai mund të negociojë me Chamakh që në janar për një marrëveshje për sezonin e ardhshëm. Por Wenger dëshiron ta shtojë atë në skuadër që këtë sezon, dhe pritet të ofrojë 8.5 milionë euro në orët e fundit të afatit kalimtar, të cilat mbase mund të bindin klubin francez ta lejojë largimin e lojtarit. | | |
|
|
|
|
|
|
|
|
Today, there have been 59 visitors (107 hits) on this page! |
|
|
|
|
|
|
|