www.info-sportks.page.tl
  News
 

Terry arrin marrëveshje të re me Chelsean
ARBNOR GASHI on 08/30/2009 at 9:39am (UTC)
 Mbrojtësi anglez John Terry raportohet se ka arritur marrëveshje të re me Chelsean, e cila do t’i sjellë atij 50 milionë funte gjatë pesë viteve të ardhshme.
Sipas Sunday Mirror, Terry është pajtuar të nënshkruajë marrëveshje pesëvjeçare, nga e cila do të përfitojë plot 170 mijë funte në javë, duke u bërë lojtari më i paguar në klub.

Kontrata e tashme e Terryt ka edhe tre vite dhe i sjell atij 140 mijë funte në javë. Kapiteni i bluve dhe i kombëtares së Anglisë ishte cak i verës i Manchester Cityt.
 

Vllaznia-Apolonia 1-0
ARBNOR GASHI on 08/30/2009 at 9:39am (UTC)
 Tri pike shume te lodhshme per Vllaznine ne nje ndeshje te veshtire, si ajo kunder Apolonise. Kuqeblute vazhdojne te jene larg formes se tyre me te mire.

Ne “Loro Boriçi” eshte luajtur nje ndeshje e ekuilibruar. Hera-heres eshte pare nje epersi e lehte e fierakeve, qe duket se tashme kane ndertuar nje skuader, e cila i ben te besojne shume kete sezon.

Pjesa e pare ka qene e barabarte per te dyja skuadrat, por me pak raste per shenim. Ne te dyten u duk sikur Vllaznia ishte rikthyer ne fushe me bindjen per te fituar ndeshjen dhe ushtroi 15 minuta presion.

Me pas frenat e lojes i moren ne dore fieraket, qe krijuan nje volum me te madh loje, por qe nuk u konkretizua me gol.

Rezultati eshte zhbllokuar vetem ne minuten e katert shtese, kur pas nje goditjeje kendi, ne zonen fierake krijohet nje rremuje dhe mesfushori Nallbani fut kemben per te devijuar nje top, i cili perfundon ne rrjete.
 

Tirana i falet nje 11-metershi te dyshimte
ARBNOR GASHI on 08/30/2009 at 9:38am (UTC)
 Pritej shume nje reagim i Tiranes, por ai ka ardhur vetem sa i perket rezultatit. Nderkohe qe bardheblute stonojne ende ne loje.

Nje gje te tille e konfirmon fakti se ne ndeshjen e djeshme, te luajtur ne stadiumin “Qemal Stafa”, kane mundur me shume veshtiresi Skenderbeun e saporikthyer nga Kategoria e Pare ne fund te sezonit te kaluar.

Per te mundur korçaret modeste, kampionet ne fuqi i jane falur nje 11-metershi shume te dyshimte ne minutat shtese te lojes, i kthyer ne gol nga portieri Blendi Nallbani.

Java e dyte ka nxjerre ne pah serish Tiranen ne pike te hallit, e cila nuk po mundet te dale ne lojen e saj me te mire, ndoshta edhe per shkak te mungesave te shumta qe ka pasur ne kete takim.

Trajneri Ilia Lonçareviç nuk ka pasur ne dispozicion per kete ndeshje, per shkak te demtimit, kapitenin Mukaj, sulmuesit Memelli e Malindi, mesfushorin Muzaka dhe per arsye skualifikimi mbrojtesin Andi Lila.

Nderkohe perballe kane pasur nje skuader, e cila mund te konsiderohet vertet modeste per nga menyra se si eshte ndertuar ne vetem pak dite para fillimit te sezonit dhe per nga objektivat sezonale qe ka (thjesht qendrimin ne kategorine Superiore).

Megjithate ne radhet e saj jane afruar disa futbolliste kroate, te cilet kane bere nje paraqitje te mire edhe dje ne “Qemal Stafa”.

Takimi ka filluar i mire per bardheblute, te cilet kane mundur te administrojne lojen dhe te ndertojne disa aksione, por kane munguar rastet e mira per te shenuar.

Pjesa e pare eshte mbyllur me rezultatin 0-0. Ne te dyten eshte pare nje nivel loje thuajse i barabarte per te dyja skuadrat, por ne fushe ka munguar grinta.

Te pakta kane qene rastet ne porta, aq sa mund te numerohen me gishtat e njeres dore. Miqte humben nje mundesi te mire per te shenuar ne pjesen e dyte, por porta bardheblu shpetoi per merite te portierit Nallbani, i cili ndali me kembe topin qe po shkonte drejt rrjetes.

Bardheblute shkuan vetem dy here ne zonen kundershtare, ku ne njerin rast tronditen traversen me ane te Sefes, i cili me pak me shume fat mund te kishte shenuar.

Bardheblute, ne dukje disi te lodhur, kane vuajtur shume ne kete takim dhe per te zhbllokuar rezultatin eshte dashur te presin deri ne minutat shtese.

Nje aksion nga e majta ne minuten e pare shtese, nje nga bardheblute arrin te depertoje ne zone dhe aty rrezohet.

Edhe pse nje rast i dyshimte, gjyqtari drejton doren nga pika e 11-metershit, duke akorduar nje penallti per bardheblute.

Ky veprim acaron korçaret, te cilet kane protestuar ashper, madje nuk kane kursyer edhe shtyrjet ndaj arbitrit, i cili sipas tyre kishte dhene nje 11-metersh te paqene.

Kontestime kishte edhe nga tribuna, ndersa ne fushe per te qetesuar gjakrat hyjne shume forca policore. Tirana ia beson portierit Nallbani ekzekutimin e saj: numri 1 i bardhebluve gjuan fort, topi perplaset ne traverse dhe perfundon ne rrjete.

Ky ishte fundi i takimit, i cili i ka dhuruar edhe tri piket e para sezonale kampioneve, qe pritet te kalojne nje jave jo shume te qete per shkak se do te jene ne qender te kritikave per nivelin e lojes se paraqitur ne kete takim.
 

Interi dërrmon Milanin
ARBNOR GASHI on 08/29/2009 at 9:42pm (UTC)
 Interi i ka mbajtur ligjërata futbolli rivalit të përjetshëm nga qyteti i Milanos, Milian, në derbin lokal duke e mposhtur me rezultat 4-0.
Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në San Siro, ndërmjet Interit dhe Milanit, takim i njohur si Derby della Madonnina, shfaqi vetëm një skuadër në fushë- atë me fanellat zikaltër.

Kampioni në fuqi i Serie A kaloi në epërsi në minutën e 29-të, me anë të transferim të sivjetmë, Thiago Motta, i cili pranoi topin nga Diego Militio për ta mposhtur portierin Storari.

Goli i dytë erdhi shtatë minuta më pas (36’) nga pika e bardhë pas ndërhyrjes së Gennaro Gattusos në Samuel Eto’o-n, ndërsa ekzekutues i penalltisë ishte argjentinasi Milito.

Nga minuta e 40-të, Milani mbeti pa mesfushori Gennaro Gattuso, i cili u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë pas ndërhyrjes në Wesley Sneijderin, duke ia vështirësuar edhe më shumë punët skuadrës së tij.

Në minutat shtesë të pjesës së parë (45’+1), pas një loje të mirë ndërmjet Militos dhe Maiconit, ky i fundit e mposhti sërish portierin Storari.

Me këtë disavantazh të lartë dhe me mungesën e një lojtari, Rossonerët nuk mundën të bëjnë asgjë në pjesën e dytë, porse kanë mundur të ndëshkohen disa herë.

Megjithatë në fragmentin e dytë të lojës u shënua vetëm një gol, një supergol nga mesfushori zikaltër Dejan Stankovic (67’), i cili vendosi rezultatin përfundimtar në ndeshje duke e fundosur kështu skuadrën e Milanit.
 

Reali fillon me fitore sezonin e ri
ARBNOR GASHI on 08/29/2009 at 9:40pm (UTC)
 Cristiano Ronaldo ka debutuar me gol nga La Liga, duke shënuar nga penaltia, në ndeshjen e parë të sezonit në La Liga, të cilën Real Madrid e fitoi me rezultat 3-2 në Santiago Bernabeu ndaj Deportivo La Coruna.
Rezultatin për mbretërit e hapi kapiteni Raul në minutën e 26-të të lojës. Pas një asistimi nga Kaka, Karim Benzema goditi në drejtim të portës, por topi preku shtyllën dhe u kthye te Raul që me shtytje të lehtë e dërgoi atë në rrjetën e mysafirëve.

Deportivo arriti të barazojë pas katër minutash tjera me anë të Riki, gëzim që sërish nuk zgjati shumë, pasi vendasit fituan një penalti me anë të Raul, të cilën e shndërroi në gol futbollisti më i shtrenjtë në botë, Cristiano Ronaldo.

Me të filluar pjesa e dytë, Deportivo befasoi sërish, duke barazuar kësaj here me anë të Juan Carlos Valeron. Ai që ia solli fitoren Realit ishte Lassana Diarra pas një ore lojë, me anë të një goditje të ulët në këndin e djathtë të portës së kundërshtarit.
 

Debutim ëndrrash për Robben
ARBNOR GASHI on 08/29/2009 at 9:39pm (UTC)
 Bayern Munichu e ka mposhtur kampionin në fuqi të Bundesligas, Wolfsburg, në derbin e javës së katërt në kampionatin gjerman.
Ndeshja e zhvilluar të shtunën në Allianz Arena, ndërmjet Bayern Munichut dhe Wolfsburgut ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultat prej 3-0.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Mario Gomez në minutën e 27-të, ndërsa pas inkuadrimit në lojë në pjesën e dytë, anësori holandez Arjen Robben, u bë lojtari i kësaj ndeshjeje.

Ish-lojtari i Real Madridit dyfishoi rezultatin në minutën e 68-të, ndërsa dhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt, Robben vendosi edhe rezultatin përfundimtar, duke shënuar golin e dytë personal në ndeshjen e parë me fanellën e bavarezëve.
 

<- Back  1 ...  45  46  47 48  49  50  51  52 Continue -> 
 
  Today, there have been 41 visitors (183 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free