www.info-sportks.page.tl
  News
 

Manchester United mposht Arsenalin
ARBNOR GASHI on 08/29/2009 at 9:38pm (UTC)
 Kampioni në fuqi i Ligës Premier, Manchester United, ka arritur të rikthehet nga disavantazhi 1-0 në pjesë të parë, për të shënuar fitore me rezultat 2-1 në fund të ndeshjes.
Pavarësisht një loje të ekuilibruar, ishin mysafirët ata që avancuan në pjesën e parë. Mesfushori sulmues Andrei Arshavin ishte ai që heshti publikun vendas me anë të një goditje të pambrojtur pesë minuta para fundit të pjesës së parë.

Me të filluar pjesa e dytë, topçinjtë patën një rast të mirë shënimi, kur Arsahvin asistoi për Robin van Persien, por goditja e holandezit u mbrojt në mënyrë të shkëlqyeshme nga portieri i United, Ben Forster.

Pas më pak se një ore lojë, në favor të djajve të kuq u akordua një penalti, pas një ndërhyrje të portierit Manuel Almunia ndaj sulmuesit Wayne Rooney, dhe anglezi nuk huqi nga pika e bardhë për të barazuar rezultatin (59’).

United shumë shpejt, pas vetëm pesë minutash, mori avantazhin edhe kësaj here nga një rast pasiv. Ryan Giggs inkuadroi topin në lojë nga gjuajtja e lirë dhe Abou Diaby pa asnjë presion, dërgoi topin në rrjetën e vet për t’u dhuruar gol, që ishte edhe vendimtar për fitoren e vendasve.

Topçinjtë shënuan një gol tjetër në kohën shtesë, që u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje. Trajneri Arsene Wenger u qeras me karton të kuq, duke u detyruar të qëndrojë mënjanë, për shkak të protestës ndaj arbitrit të katërt.

Humbja është e para për Arsenalin në tre ndeshje, derisa kjo është fitorja e tretë për Manchesterin në katërt ndeshjet e para në Ligën Premier.
 

Tottenham vazhdon fillimin e përkryer
ARBNOR GASHI on 08/29/2009 at 9:35pm (UTC)
 Aaron Lennon ka shënuar një gol të vonshëm për t’i ndihmuar Tottenhamit të ruajë rekordin e fitoreve këtë fillim sezoni në Ligën Premier, pasi mposhti me rezultat 2-1 Birminghamin në White Hart Lane.
Përforcimi i verës i Tottenham, shtatlarti anglez Peter Crouch, ishte autor i golit të parë për vendasit, që erdhi vetëm në pjesë të dytë (72’), pas një harkimi nga gjuajt a lirë e Tom Huddlestone. Por nuk zgjati shumë, vetëm pas tre minutash mysafirët shënuan me anë të Lee Bowyer për të barazuar rezultatin.

Kur u shuan shpresat e vendasve për të marrë pikë të plota, doli të skenë Aaron Lennon, i cili shënoi nga largësia pas një asistimi të Roman Pavlyuchenkos.

Nga ndeshjet tjera, ekipi i Lorik Canës është mposhtur për të dytën herë në Ligën Premier, kësaj here nga Stoke City me rezultat minimal 1-0, ndërsa kosovari nuk mundi as kësaj here t’i ikë ‘dhuratës’, kartonit të verdhë, kësaj here për shkak të reagimit ndaj një vendimi të arbitrit.
 

Liverpooli përmbys Boltonin
ARBNOR GASHI on 08/29/2009 at 4:16pm (UTC)
 Të kuqtë e Liverpoolin janë rikthyer dy herë nga disavantazhi, për të shënuar në fund fitore me rezultat 3-2 në ndeshjen e javës së katërt në Ligën Premier në fushë të Bolton Wanderers.
Pavarësisht shanseve të shumta nga mysafirët e Liverpoolit, ishin vendasit ata që kaluan të parët në epërsi në ndeshjen e zhvilluar në Reebok Stadium, kur Kevin Davies shënoi nga afërsia pas një harkimi nga këndi, në minutën e 32-të të ndeshjes.

Goli i barazimit erdhi pas nëntë minutash, kur përforcimi i verës Glen Johnson gjeti rrjetën me anë të një gjuajtje të ulët nga largësia.

Me të filluar pjesa e dytë, Bolton rimori avantazhin me anë të mesfushorit Tamir Cohen (47’), por pas edhe nëntë minutash tjera, të kuqtë barazuan me anë të Fernando Torres (56’).

Të mbetur me dhjetë lojtarë në fushë pas përjashtimit të Sean Davis me kartonin e dytë të verdhë (55’), mysafirët sulmuan edhe më shumë, dhe kjo u shpërblye kur shtatë minuta para fundit të kohës së rregullt, kapiteni Steven Gerrard shënoi nga një top i rikthyer për t’i dhënë fitoren Liverpoolit.
 

Mutu mund të përjashtohet nga futbolli
ARBNOR GASHI on 08/29/2009 at 4:16pm (UTC)
 Mediat italiane përcjellin lajmin e Chelsea ka kërkuar nga FIFA ta suspendojë lojtarin e Fitorentinës, Adrian Mutu.
Sipas La Nation, sulmuesi ka afat deri më 31 gusht për ta paguar dëmshpërblimin në vlerën prej 17 milionë eurosh si kompensim për prishjen e marrëveshjes me ish-klubin e tij, pasi doli pozitiv në kokainë në vitin 2004.

Blutë dëshirojnë që paratë t’i marrim menjëherë dhe nëse Mutu nuk e paguan dëmshpërblimin deri të martën, mund të suspendohet nga FIFA. Lojtari shpresonte se do të gjejë kompromis me ekipin e Chelseat, por kjo nuk ka ndodhur dhe tash ai përballet me një përjashtim nga futbolli, nëse nuk e paguan shumën.
 

Amauri: Milan dhe Inter do të barazojnë, Juve do të fitojë
ARBNOR GASHI on 08/29/2009 at 4:15pm (UTC)
 Sulmuesi i Juventusit, Amauri, thotë se derbi milanez do të përfundojë pa fitues, derisa binakonerët do të shënojnë fitore në udhëtimin ndaj Romës.
Sonte në 20.45 rivalët e qytetit, Milani dhe Interi, do t’i matin forcat, ndërsa sulmuesi i Juventusit beson se ndeshja do të përfundojë pa fitues, rezultat që do t’i shkojë në favor Juventusit.

Braziliani, i cili tashmë ka fituar pasaportë italiane, po ashtu shpreson se ekipi i tij do të arrijë të mposhtë Romën, dhe ai do të shënojë gol në Olimpico.

“Milan-Inter? Do të jetë barazim. Roma-Juventus? Ne do të fitojmë me rezultat 0-2. Golat? Unë sigurisht se do të jem në listën e golashënuesve”, ka thënë Amauri.
 

Eboue: Arsenali s’ka humbur asgjë me largimin e Adebayor dhe Toure
ARBNOR GASHI on 08/29/2009 at 4:14pm (UTC)
 Emmanuel Eboue thotë se Arsenali nuk ka pësuar kurrfarë goditje pas shitjes së Emmanuel Adebayor dhe Kolo Toure te Manchester City.
“Në futboll nuk mund të luani në të njëjtin ekip gjithë jetën. Për mua, jam shumë i zhgënjyer pasi ata janë miqtë e mi dhe ata janë larguar, por kështu është futbolli”, ka thënë Eboue.

26-vjeçari tash shpreson se Arsenali mund të vazhdojë rrugën me talentet e bollshëm që ka në skuadër.

“E kemi Eduardon, Andrey Arshavin, Robin van Persie, Nicklas Bendtner dhe Theo Walcott, andaj mendoj se do të përpiqem të japim më të mirën për t’ia dalë me këta lojtarë”.

“Thomas Vermaelen është një mbrojtës shumë i mirë. Ai është shumë, shumë i fuqishëm dhe mendoj se ai dhe William Gallas kanë një partneritet të mirë”, ka shtuar Eboue.
 

<- Back  1 ...  45  46  47  48 49  50  51  52 Continue -> 
 
 
  Today, there have been 56 visitors (104 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free