Navigation |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Rossi zëvendësim i Trezeguet te Juve?
ARBNOR GASHI on 09/07/2009 at 5:02pm (UTC) | | Me thashethemet se legjenda e Juventusit, David Trezeguet, është i gatshëm për t’u rikthyer te ish-ekipi i tij, Monaco, biankonerët janë hedhur në kërkim të zëvendësimit të tij, duke kthyer shikimin kah sulmuesi i Villarrealit, Giuseppe Rossi.
Ekipi spanjoll ka negociuar edhe më herët me klubin italian për mundësinë e shkëmbimit të lojtarëve, por nuk rezultoi asgjë nga këto biseda. Villarreali tash kërkon së paku 25 milionë euro për shërbimet e Rossit.
Po ashtu në radarin e Juventusit është edhe sulmuesi i Napolit, Ezequiel Lavezzi, dhe ai i Lazios, Goran Pandev, me këtë të fundit që mund të arrijë që në janar, nëse në garë nuk futet edhe Interi. | | |
|
Zanetti: Messi më i miri në botë
ARBNOR GASHI on 09/07/2009 at 5:02pm (UTC) | | Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, e ka përshkruar bashkë-lojtarin e tij te kombëtarja e Argjentinës, Lionel Messi, si lojtarin më të mirë në botë.
“Messi është lojtari më i mirë në botë, gjërat të cilat ai i bën me top janë të pabesueshme. Nëse dikush di se si ta ndalojë atë, ata duhet të më tregojnë. Për momentin, ai është një lojtar më ndryshe, është qejf dhe nder të jesh në të njëjtën skuadër me të”, ka thënë Zanetti.
Ai ka folur edhe për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve përballë Barcelonës, por ka thënë se më e rëndësishme për momentin është të fitojnë ndeshjen vendimtare për kualifikim për Kupën Botërore ndaj Paraguait të mërkurën.
“Objektivi ynë i menjëhershëm është kualifikimi për në Kupën Botërore, por shumë shpejt do të jemi rivalë”, ka thënë 36-vjeçari. | | |
|
Berbatov: Rooney më i mirë se Ronaldo
ARBNOR GASHI on 09/06/2009 at 6:14pm (UTC) | | Sulmuesi i Manchester Unitedit, Dimitar Berbatov, ka thënë se bashkëlojtari i tij Wayne Rooney është lojtari më i mirë në Ligën Premier.
“Wayne është talenti më i madh në Ligën Premier. Kemi humbur një lojtar të madh si Ronaldo, mirëpo edhe kur ai ishte në skuadër, për mua Wayne ishte talenti më i madh natyral”.
“Ai ka më shumë nga loja se Ronaldo. Ia dëshiroj të gjitha të mirat Cristianos, mirëpo ai i takon të kaluarës dhe Manchester Unitedi mund të bëhet edhe më i madh dhe më i mirë pa të”, ka thënë bullgari për “Sky Sports”. | | |
|
Arshavin lavdëron Wengerin
ARBNOR GASHI on 09/06/2009 at 6:14pm (UTC) | | Mesfushori rus Andrei Arshavin ka vetëm fjalë lavdëruese për menaxherin e Arsenalit, Arsene Wenger, duke thënë se francezi din të nxjerrë më të mirën nga lojtarët e tij.
Arshavin është përshtatur shkëlqyeshëm në ekipin e Arsenalit, duke u bërë një prej lojtarëve kryesorë të ekipit.
“E dija se ritmi në Angli do të jenë në një nivel më të lartë, por nuk e dini se sa më lartë derisa nuk e përjetoni këtë. Tash adaptohem më me lehtësi, kisha kohë t’i analizoj gjërat”, ka thënë Arshavin.
“Sa i takon jetës jashtë fushës nuk jam adaptuar ende, por raportet e mia me futbollistët tjerë të Arsenalit janë të mira. Jam ndjerë i mirëseardhur”.
“Arsenali blen futbollistë vetëm me kërkesë të Arsene Wegner. Wenger nuk e sheh vetëm sipërfaqësisht lojtarin, ai e sheh në brendi. I sheh kualitetet e tij dhe se si ta shfrytëzojë më së miri”, ka shtuar rusi. | | |
|
Lëndimi i Snejder nuk është serioz
ARBNOR GASHI on 09/06/2009 at 6:13pm (UTC) | | Mesfushori holandez Wesley Snejder nuk ka thyerje të nyjës, por mbetet i dyshimtë për ndeshjen ndaj Barcelonës në kuadër të rundit të parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Ish-lojtari i Real Madridit u nxor nga loja gjatë ndeshjes së mbrëmshme në mes të Holandës dhe Japonisë. Në fytyrën e lojtarit shihej një dhimbje e fuqishme, por pas analizave mjekësore u vërejt se lëndimi i tij nuk ishte aq serioz.
Mjeku i kombëtares holandeze ka pohuar se lojtari nuk ka thyerje të nyjës dhe ka kaluar vetëm me dëmtime të ligamenteve.
Snejder, i cili javën e kaluar debutoi me fanellën e Interit, tash do të rikthehet në Milano për të filluar procesin e rehabilitimit.
Mesfushori nuk do të luajë në ndeshjen e mesjavës kundër Skocisë, ndërsa është në dyshim edhe për ndeshjen kundër Barcelona që zhvillohet më 16 shtator. | | |
|
Giggs: Dua të pensionohem në mënyrën më të mirë
ARBNOR GASHI on 09/06/2009 at 6:13pm (UTC) | | Ryan Giggs nuk e ka në plan ta dhunojë karrierën e tij dhe dëshiron të dalë në pension në mënyrën më të mirë.
Futbollisti legjendar i Manchester United, Ryan Giggs, tashmë ka 36 vjet dhe e din se është duke i luajtur vitet e fundit të karrierës së tij.
Giggs nuk e ka në plan të luajë deri në vitet e 40-ta të tij, dhe dëshiron të pensionohet si futbollist i Manchester United dhe jo të transferohet te klube më të vogla dhe ta vazhdojë karrierën me dhunë.
“Futbolli është jeta ime, por unë nuk do të luaj nderi në 40 vjet dhe do të kërkoj ndonjë sfidë tjetër në këtë sport. Kur trupi im do të thotë se nuk do të mund të luaj në nivelim më të lartë, do ta di se është koha për pensionim”, ka thënë Giggs.
“Dua ta përfundoj karrierën në mënyrën më të mirë. Nuk kam në plan të luaj në liga më të vogla, për ta shkatërruar karrierën”, ka shtuar britaniku. | | |
|
|
|
|
|
|
|
|
Today, there have been 95 visitors (214 hits) on this page! |
|
|
|
|
|
|
|