www.info-sportks.page.tl
  News
 

Nistelrooy mund të luajë kundër FC Zurich
ARBNOR GASHI on 09/06/2009 at 11:17am (UTC)
 Sulmuesi i Real Madridit, Ruud Van Nistelrooy, mund të rikthehet pas një kohe shumë të gjatë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër FC Zurich.
Holandezi nuk luan qe thuajse një vit, ndërsa sipas “AS”, Van Nistelrooy do të përfshihet në ndeshjen kundër Cyrihut që do të zhvillohet më 15 shtator.

Nëse holandezi përfshihet në skuadër, atëherë Los Blancos do t’i kenë dy golashënuesit më të mirë të Ligës së Kampionëve, Raul (64 gola) dhe Nistelrooy (60 gola).
 

Maradona: Kualifikimi do të jetë i vështirë
ARBNOR GASHI on 09/06/2009 at 11:17am (UTC)
 Trajneri i Argjentinës, Diego Maradona, ka pranuar se përfaqësuesja e tij do ta ketë vështirë të kualifikohet në Kampionatin e ardhshëm Botëror, pas humbjes prej 1-3 nga Brazili.
“Të mposhtesh nga Brazili është gjithmonë keq. Ishim të motivuar për fitore dhe për t’iu afruar Kampionatit Botëror. Mirëpo tash duhet të zmbrapsemi sepse kualifikimi do të jetë i vështirë”.

Ai ka thënë se Albicelestët duhet të punojnë shumë dhe të mundohen të nxjerrin tre pikë në përballjen shumë të vështirë ndaj Paraguait.
 

Gerrard kërkon hakmarrje ndaj Kroacisë
ARBNOR GASHI on 09/06/2009 at 11:16am (UTC)
 Mesfushori anglez Steven Gerrard kërkon hakmarrje ndaj Kroacisë për fitoren e cila u kushtoi Tre Luanëve me moskualifikim në Euro 2008.
“Lojtarët anglezë ende po vuajnë nga ai rezultat dhe ajo paraqitje, prandaj duhet ta shfrytëzojmë atë si motiv për të siguruar fitore të mërkurën”.

“Ndjehemi mirë për kualifikimin, jemi duke u mësuar me fitore dhe Kroacia do të jetë një test i vështirë. Asnjë lojtar nuk e dëshiron zhgënjimin e moskualifikimit në një turne të madh në CV-në e tij”, është cituar Gerrard nga “The Daily Mail”.
 

Del Bosque i entuziazmuar me fitoren
ARBNOR GASHI on 09/06/2009 at 11:16am (UTC)
 Spanja e ka demoluar Belgjikën në ndeshjen e zhvilluar të shtunën mbrëma me rezultat prej 5-0, ndërsa trajneri Vicente Del Bosque është shprehur më se i kënaqur me fitoren e të zgjedhurve të tij.
David Silva (41’ dhe 68’), David Villa (49’ dhe 85’) dhe Gerard Pique (50’) ishin emrat e golashënuesve që gjunjëzuan belgët në stadiumin Riazor.

“Humbja nga SHBA-të në Kupën e Konfederatave na ka bërë të përparojmë, sepse e vërejtëm ku e kemi dobësinë”.

“Luajtëm më mirë në pjesën e parë, edhe pse shumica e golave erdhën në të dytën”

“Shpresoj ta argëtojmë sërish këtë stadium. Tifozët ishin të shkëlqyer, sensacionalë, të jashtëzakonshëm. Prandaj ne reaguam siç duhet”, ka thënë Del Bosque për “AS”.
 

Argjentina kundërshtar i lehtë për Brazilin
ARBNOR GASHI on 09/06/2009 at 11:15am (UTC)
 Përfaqësuesja e Brazilit e ka turpëruar Argjentinën para tifozëve të vet në ndeshjen e vlefshme kualifikuese për Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010. Ishte kjo humbja e parë e Albicelestëve në shtëpi pas 16 vitesh në kualifikimet për një kampionat botëror.
Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në stadiumin Gigante de Arroyito të qytetit të lindjes së Lionel Messi- Rosario, ndërmjet Argjentinës dhe Brazilit, ka përfunduar me fitoren e mysafirëve me rezultat prej 3-1.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 24, kur një gjuajtje të lirë të Elanos e shfrytëzoi më së miri Luisao për të kaluar mysafirët në epërsi.

Sulmuesi i Sevillas, Luis Fabiano, dyfishoi epërsinë pas shtatë minutash (31’) për t’i shokuar tifozët e pranishëm në Gigante de Arroyito.

Në pjesën e dytë (65’), mesfushori i Napolit, Jesus Datolo, befasoi portierin Julio Cesar nga distanca duke e ngushtuar epërsinë e mysafirëve, për t’i dhënë shpresë ekipit të Diego Maradonas.

Mirëpo, vetëm tre minuta më pas (68’), Luis Fabiano i shoi shpresat e Argjentinës për barazim, me golin e dytë personal dhe të tretin për Selecaon, pas një asisti të Ricardo Kaka, duke vendosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Pas këtij takimi, Argjentina i ka vështirësuar gjërat për kualifikim, derisa brazilianët që sot mund të fillojnë t’i blejnë biletat për në Afrikën e Jugut, pasi që përfaqësuesja e tyre e ka siguruar kualifikimin.
 

Danimarka dhe Portugalia barazojnë, Ibra shënon për Suedinë
ARBNOR GASHI on 09/06/2009 at 11:15am (UTC)
 Ëndrra e Portugalisë për të siguruar një vend në Kampionatin e ardhshëm Botëror sa vjen e po zbehet.
Portugezët nuk kanë arritur më shumë se një pikë si mysafir të liderit të Grupit të Parë, Danimarkës.

Nicklas Bendtner kaloi Danimarkën në epërsi (42’), ndërsa Liedson barazoi rezultatin për mysafirët (86’).

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Zlatan Ibrahimovic ka arritur të sigurojë tre pikë shumë të vlefshme për përfaqësuesen e Suedisë në përballjen ndaj Hungarisë.

Olof Mellberg kaloi mysafirët suedezë në epërsi (8’), ndërkohë që Szabolcs Husztiwas barazoi rezultatin nga pika e bardhë (79’).

Ishte sulmuesi i Barcelonës, Ibracadabra, lojtari që i solli tre pikë të arta përfaqësues së tij në minutat shtesë, ashtu që tani Suedia gjendet një pikë larg vendit të dytë.
 

<- Back  1 ...  27  28  29 30  31  32  33 ... 52Continue -> 
 
 
  Today, there have been 41 visitors (100 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free