| Navigation | 
										 
                                            | 
                                                
                                             | 
                                         
                                            | 
                                                
                                             | 
                                         
                                            | 
                                                
                                             | 
                                         
                                            | 
                                                
                                             | 
                                         
                                            | 
                                                
                                             | 
                                         
                                            | 
                                                
                                             | 
                                         
                                            | 
                                                
                                             | 
                                         
                                            | 
                                                
                                             | 
                                         
                                            | 
                                                
                                             | 
                                         
                                            | 
                                                
                                             | 
                                         
                                            | 
                                                
                                             | 
                                         
                                            | 
                                                
                                             | 
                                         
                                            | 
                                                
                                             | 
                                         
                                            | 
                                                
                                             | 
                                         
                                            | 
                                                
                                             | 
                                         
                                            | 
                                                
                                             | 
                                         
                                            | 
                                                
                                             | 
                                         
                                            | 
                                                
                                             | 
                                         
                                            | 
                                                
                                             | 
                                         
                                            | 
                                                
                                             | 
                                         
                                            | 
                                                
                                             | 
                                         
                                            | 
                                                
                                             | 
                                         
                                            | 
                                                
                                             | 
                                         
                                            | 
                                                
                                             | 
                                         
                                            | 
                                                
                                             | 
                                         
                                            | 
                                                
                                             | 
                                         
                                            | 
                                                
                                             | 
                                         
										
											
												 
											 | 
										 
									 
								 | 
								
									
										
											
												
													
														| 
															
														 | 
													 
													
														
															
																
																	
																		
																			
																				|   | 
																				
																					
 Inzaghi, 1 gol larg legjendes Muller
 ARBNOR GASHI on 09/16/2009 at 12:28pm (UTC)  |  |   | Kur behet fjale per ndeshjet ne Europe, Milan mund te mbeshtetet pa frike tek magjia e Superpipo-s.  
 
Sulmuesi italian ka shenuar nje tjeter 2-golesh dje pas shume muajve shterpesi, duke u rikonfimruar si bomber ne Evrope. Me keto dy gola, Inzaghi i afrohet frikshem gjermanit Gerd Mueller pasi ai tashme ndodhet vetem nje gol larg historise me 68 te shenuar aktualisht.  
 
“Pippo eshte i magjishem dhe ne ndeshje ishte i pabesueshem”, shprehet administratori i deleguar kuqezi, Adriano Galliani. Nderkohe ai ka thurur elozhe edhe per Seedorf qe mesa duket ka rigjetur formen optimale.  
 
Vete Inzaghi ka rrefyer sekretin e ketij bolleku golash ne kupat evropiane. “Eshte shume e thjeshte, defrehem...”, deklaroi Superpippo pas ndeshjes.  |  |   |  |  
  |  
 
 Benitez: Për fansat Liga Premier është prioritet 
 ARBNOR GASHI on 09/16/2009 at 12:27pm (UTC)  |  |   | Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, pranon se fansat e të kuqve më shumë dëshirojnë që ekipi i tyre ta fitojë Ligën Premier këtë sezon se sa Ligën e Kampionëve. 
Liverpooli sot do të përballet me ekipin hungarez Debrecen në kuadër të ndeshjes së parë të sezonit në Ligën e Kampionëve, por Benitez mendon se kjo garë është sekondare në krahasim me ligën.  
 
“Liga Premier është prioritet për fansat. Liga e Kampionëve është një garë e madhe, megjithatë nuk do t’i harrojmë edhe garat vendore, pasi nga ky ekip pritet që gjithmonë të luajë mirë”, ka thënë Benitez.  
 
“Gjithmonë është e rëndësishme në garë të futeni me ambicien për ta fituar atë. Por, sipas fansave, prioritet për Liverpoolin duhet të jetë Liga Premier. Pastaj Liga e Kampionëve, Kupa FA dhe Kupa Carling. Nëse dëshironi renditje sipas prioritetit, atëherë kjo është kjo”, ka shtuar spanjolli.  
 
Por Benitez thotë se është i pangopur, dhe ai dëshiron ta fitojë edhe Ligën Premier edhe Ligën e Kampionëve. |  |   |  |  
  |  
 
 Mourinho: Shitja e Ibrahimovic ishte biznes 
 ARBNOR GASHI on 09/16/2009 at 12:27pm (UTC)  |  |   | Trajneri i Interit, Jose Mourinho, thotë se shitja e Zlatan Ibrahimovic është një biznes i shkëlqyeshëm për të gjitha palët. 
Sonte zhvillohet derbi i madh i Ligës së Kampionëve në mes të Interit dhe Barcelonës, ku Zlatan Ibrahimovic rikthehet në Giuseppe Meazza, por edhe Samuel Eto’o do të luajë kundër ish-ekipit të tij.  
 
Në prag të takimit të sotëm derbi, Jose Mourinho ka thënë se shitja e Ibrahimovic në Barcelona është një biznes i mirë, i cili i ka bërë të kënaqur të gjitha palët.  
 
“Ne humbëm një lojtar të madh, por sollëm një tjetër dhe ndërtuam një ekip të shkëlqyeshëm për të ardhmen, me karakteristika të tjera. Shitja e Ibras ishte një biznes ideal, për të cilin ne jemi të lumtur, Ibra, Guardiola, unë dhe Eto’o”, ka thënë Mourinho. |  |   |  |  
  |  
 
 Wenger: Adebayor meriton të ndëshkohet 
 ARBNOR GASHI on 09/16/2009 at 12:26pm (UTC)  |  |   | Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, e ka kritikuar kolegun e tij të Manchester Cityt, Mark Hughes, për mënyrën e reagimit të tij ndaj goditjes së Emmanuel Adebayor në Robin van Persien. 
FA ka akuzuar ish-sulmuesin e Arsenalit, Adebayor, me tre ndeshje mos-lojë për sjellje të dhunshme dhe City ka kohë deri sot në mbrëmje të bëjë ankesë në lidhje me këtë vendim, por Wenger është i befasuar nga ngurrimin e Hughes për të qortuar sjelljen e Adebayor.  
 
“E pashë kur erdha në shtëpi dhe vërtet dukej keq. Pyesni 100 njerëz, dhe 99 do të thuan se ishte keq dhe i njëqindti do të jetë Mark Hughes. Mendimi im është se Adebayor meriton të ndëshkohet për atë që bëri”, ka thënë Wenger. |  |   |  |  
  |  
 
 Ronaldo: E kam ditur se golat do të vijnë 
 ARBNOR GASHI on 09/16/2009 at 12:26pm (UTC)  |  |   | Njëshi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është më se i kënaqur me dy golat e shënuar në fitoren 5-2 ndaj Zurichut. 
“E dija se golat do të vinin, andaj isha shumë i qetë. Gjëja më e rëndësishme ishte të fitojmë në ndeshjen e parë dhe të fillojmë mirë në Evropë, dhe e kemi arritur këtë”, ka thënë lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit.  
 
“Ekipi funksionoi shumë mirë dhe jam i lumtur me rezultatin. Në pjesën e dytë u qetësuam dhe bëmë atë që nuk mund ta përsërisim në të ardhmen. Thonë se ne jemi favoritë për të fituar Ligën e Kampionëve, por duhet të shkojmë dalëngadalë”, ka shtuar portugezi. |  |   |  |  
  |  
 
 Ferguson: Rooney mund të bëhet më i miri në botë 
 ARBNOR GASHI on 09/16/2009 at 12:25pm (UTC)  |  |   | Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, beson se sulmuesi Wayne Rooney është i aftë të bëhet lojtari më i mirë nënotë. 
“Mendoj se te lojtarët, pjesa e fundit e zhvillimit të tyre është periudha rreth moshës 25-vjeçare. Mendoj se kur ata fillojnë të fitojnë autoritet, kohë, qetësi për ndeshjen, e arrijnë kulmin”.  
 
“Madje kam parë lojtarë që e kanë arritur maksimumin në moshën 30-vjeçare. Kjo është ca vonë. Kur shoh kah Rooney, shoh dëshirën që ai ka, energjinë, entuziazmin. Ai po rritet. Ai nuk i ka humbur kualitetet që do ta bëjnë atë një lojtar të shkëlqyeshëm dhe kjo është e rëndësishme”, ka thënë skocezi. |  |   |  |  
  |  
 
  
																				 | 
																				  | 
																			 
																		 
																	 | 
																 
															 
														 | 
													 
													
														 | 
													 
												 
											 | 
										 
										
											
												
													
														|   | 
														
															Today, there have been 4 visitors (8 hits) on this page!														 | 
														  | 
													 
												 
											 | 
										 
									 
								 |                               
								
                                 
									
                                     
                                    
								 | 
							 
						 
					 | 
				 
			 
		 | 
		  |