Navigation |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Galliani nuk pendohet për shitjen e Gourcuff
ARBNOR GASHI on 09/15/2009 at 10:00am (UTC) | | Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, thotë se Milani ka përfituar me shitjen e Yoann Gourcuffit te Bordeaux, prandaj ai nuk ndjehet i penduar për shitjen e tij.
“Nuk pendohem që e kemi shitur. Duhet të fillojmë nga e para. Milani ka besuar në aftësitë e Gourcuffit, e blemë tre milionë euro dhe e shitëm 15 milionë euro...”.
“Kam folur me të para se të vendoste që të shkojë te Bordeaux. Ai më tha se frikësohej se mos mbetet rezervë te Milani. Kjo është arsyeja kryesore (e shitjes së tij)”, tha Galliani për SkySport24. | | |
|
Leonardo: Jo revolucion me Marsejen
ARBNOR GASHI on 09/14/2009 at 8:26pm (UTC) | | “Nuk do te kete asnje revolucion ne menyren se si do te luajme”. Keshtu eshte shprehur Leonardo per ndeshjen e ardhshme te Milanit me Marsejen.
“Kjo eshte gara jone, eshte ajo ku kemi bere nje kthese te jashtezakonshme. Duhet krenari dhe vetedijshmeri per mjetet tona dhe pres nje sjellje te pershtatshme. Eshte bukur te kthehesh. E dime se cdo te thote te jesh duke pare te tjeret teksa luajne, por jam shume i qete pasi pergjigjja do te jete pozitive”, eshte shprehur trajneri kuqezi. | | |
|
Euro 2012, dalin nente kreret e serive
ARBNOR GASHI on 09/14/2009 at 8:25pm (UTC) | | Italia, Franca, Spanja, Gjermania, Holanda, Anglia, Rusia, Kroacia dhe Danimarka jane nente skuadrat qe do te jene ne krye te serive gjate terheqjes se shortit per formimin e grupeve kualifikuese per Euro 2012-en.
Lajmin e ka bere te ditur UEFA. Me 7 shkurt 2010 ne Varshave do te formohen gjashte grupe te perbera nga gjashte skuadra secila dhe tre grupe me nga pese skuadra.
Euro 2012 do te jete edicioni i fundit i turneut kontinental me 16 skuadra. Nga 2016-ta do te kalohet me 24 pjesemarres. | | |
|
Mutu, apel kunder gjobes se Chelsea
ARBNOR GASHI on 09/14/2009 at 8:25pm (UTC) | | Adrian Mutu do te beje apel per te bllokuar gjoben prej me shume se 17 milione euro e vendosur nga FIFA kunder Chelsea.
Afati per te apeluar ceshtjen skadon neser.
Nderkohe menaxheret e Fiorentines, po punojne per te arritur nje marreveshje me klubin anglez per te organizuar nje takim-sqarimi me presidentin Abramovich. | | |
|
US Open: Federer ka frikë nga Del Potro
ARBNOR GASHI on 09/14/2009 at 8:24pm (UTC) | | Në prag të takimit të fundit të turneut US Open, Roger Federer e di se ai nuk mund ta nënvlerësojë kundërshtarin e tij të finales, Juan Martin del Potro, derisa kërkon titullin e gjashtë radhazi në këtë turne.
Federer, 28-vjeçar, ka mposhtur Del Potron në të gjitha gashtë takimet në karrierë, por argjentinasi ka qenë një prej lojtarëve më të mirë në fushë këtë sezon. Dyshja sivjet u takuan në gjysmëfinale të French Open kur Federer pati nevojë për pesë sete për të fituar titullin.
“Çdo muaj ai po bëhet më i mirë. Ai po i gjuante servat e tij më mirë; nga themeli ai po bëhet më i sigurt. Ai di shumë më shumë sot se çfarë duhet të bëjë në fushën e tenisit”, ka thënë Federer para takimit të sontëm.
20-vjeçari Del Potro mposhti në gjysmëfinale numrin tre të botës, Rafael Nadal, në tre sete (6-2, 6-2, 6-2), aq sa pati nevojë edhe Federer për të mposhtur serbin Novak Djokovic në gjysmëfinalen tjetër. | | |
|
Eduardo fiton betejën kundër ‘mashtrimit’
ARBNOR GASHI on 09/14/2009 at 8:24pm (UTC) | | Sulmuesi i Arsenalit, Eduardo, ka fituar ankesën e tij kundër ndëshkimit me dy ndeshje moslojë nga UEFA, për mashtrim në ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kampionëve, kundër Celtic.
Braziliani me nënshtetësi kroate, fillimisht u suspendua për mashtrim të supozuar në fitimin e penaltisë në ndeshjen e zhvilluar në Emirates.
Në deklaratën e UEFA-së thuhet se pas ekzaminimeve dhe dëshmive, deklaratave të referëve, si edhe videove të ndryshme, ‘trupi i Ankesave në UEFA ka pranuar kërkesën e dërguar nga Arsenali, kundër suspendimit të dy ndeshjeve të bëra ndaj sulmuesit Eduardo’.
“Jam shumë i kënaqur që më në fund kemi arritur te e vërteta. E gjitha çfarë patëm nevojë të bëjmë ishte të dëshmojmë atë që ndodhi dhe e kemi bërë këtë. Ky vendim më bën të ndjehem shumë më mirë”, thuhet në deklaratën e Eduardos. | | |
|
|
|
|
|
|
|
|
Today, there have been 13 visitors (24 hits) on this page! |
|
|
|
|
|
|
|