www.info-sportks.page.tl
  News
 

Van der Vaart mund të largohet në janar
ARBNOR GASHI on 09/03/2009 at 8:36am (UTC)
 Mesfushori i Real Madridit, Rafael van der Vaart, është duke synuar një lëvizje në Ligën Premier në muajin janar.
Holandezi është lidhur së fundi me një kalim në Everton dhe Tottenham, por në fund vendosi të mbetet te klubi mbretëror.

Ai do të luftojë për vend në Real Madrid, edhe pse nuk shihet si pjesë e ekipit të Pellegrinit, por ndodh të mos luajë rregullisht, ai është i gatshëm të zhvendoset në janar.

“Nëse nuk do të luaj, do të mund të largohem në muajin janar”, citohet të ketë thënë Van der Vaart.
 

Mutu: Nuk kam 17 milionë për Chelsean
ARBNOR GASHI on 09/02/2009 at 11:17pm (UTC)
 Sulmuesi i Fiorentinës, Adrian Mutu, është urdhëruar t’i paguajë Chelseat 17 milionë euro për shkak të sjelljes së tij vite më parë kur abuzoi me substanca, që e detyroi klubin anglez të ndërpresë kontratën e tij, para se ai t’i bashkohet Juventusit dhe pastaj Fiorentinës.
Madje ka pasur spekulime se lojtari mund të përjashtohet nga loja nëse nuk e paguan shumën, por Mutu thotë se ai nuk ka para.

“Nuk kam 17 milionë euro dhe sinqerisht besoj se vetëm katër ose pesë lojtarë në botë e kanë atë shumë në diskonim. Ndihma e secilit është esenciale, por unë nuk synoj të bëhem mbledhës i fondeve. Madje edhe kundër Palermos, përkrahësit ma bënë me dije se nuk isha i vetëm në këtë betejë”, ka thënë Mutu.
 

Messi: Argjentina mund ta mposhtë Brazilin me lehtësi
ARBNOR GASHI on 09/02/2009 at 11:17pm (UTC)
 Lionel Messi ka pohuar se Argjentina është më shumë se e aftë të mposhtë Brazilin, kur ata do të takohen të shtunën në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2010, në Rosario.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë pasi Brazili ka lojtarë të shkëlqyeshëm, si edhe ne, dhe për këtë shkak mendoj se ne mund të fitojmë me lehtësi”, ka thënë Messi.

“Ne e dimë se për çfarë po luajmë, të gjithë dëshirojmë të luajmë. Shpresojmë se kjo do të jetë një ndeshje e madhe për Argjentinën, dhe për mua po ashtu”, ka shtuar superylli i Barcelonës.
 

Galliani: Spalleti është i mirë, por e kemi Leonardon
ARBNOR GASHI on 09/02/2009 at 11:16pm (UTC)
 Trajneri italian Luciano Spalletti dje dha dorëheqje nga stoli drejtues i Romës dhe menjëherë u zëvendësua nga ish-trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri.
Spalletti është lidhur me një kalim në Milan që gjatë verës, menjëherë pas largimit të Carlo Ancelottit drejt Chelseat, dhe para se të caktohet Leonardo si trajner i ri i Milanit.

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka mohuar mundësinë që të bëhen ndryshime në stolin e rosonerëve.

“Unë ende e konsideroj atë një trajner shumë të mirë i cili e bëri Romën të luajë mirë për shumë vite, por ne kemi Leonardon”, është cituar të ketë thënë Galliani.

Spalletti ka qenë në drejtim të Romës që nga viti 2005, derisa Leonardo ka qenë vëzhgues dhe drejtor teknik në San Siro që nga fundi i karrierës së tij si lojtar.
 

Brazili në vendin e parë, Shqipëria e 93-ta
ARBNOR GASHI on 09/02/2009 at 5:59pm (UTC)
 Sipas rangimeve më të reja të FIFA-s, tri vendet e para mbahen nga Brazili, Spanja dhe Holanda.
Spanja do ta ketë mundësinë ta rikthejë vendin e parë (që ia mori Brazili pasi fitoi Kupën e Konfederatave) duke qenë se kanë disa ndeshje për të luajtur në javët e ardhshme.

Sido që të jetë, Selecao me meritë gjenden në vendin e parë pasi që kanë fituar nëntë ndeshjet e tyre të fundit, derisa ndeshja e radhës është ajo kundër Argjentinës, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit të ardhshëm Botëror.

Italia dhe Gjermania mbyllin top-pesëshin me pikë të barta, ndërsa deri në vendin e dhjetë renditen: Rusia, Anglia, Argjentina, Kroacia dhe Franca.

Ndërkohë, Shqipëria është ngjitur një vend më lartë këtë muaj dhe pozicionohet e 93-ta në listën e përgjithshme të FIFA-s.
 

Xhemajli optimist për skuadrën e re
ARBNOR GASHI on 09/02/2009 at 5:42pm (UTC)
 Mesfushori shqiptar Blerim Xhemajli është transferuar te Parma në formë huazimi ku do të luajë gjatë këtij sezoni, ndërsa beson se Parma do të vazhdojë të qëndrojë në elitën e futbollit italian edhe pas këtij sezoni.
“Kur dëgjova që Parma interesohet për mua, nuk mendova dy herë”.

“Shpresoja të vij këtu, kam shikuar në TV ndeshjet të cilat Parma i zhvilloi kundër Udineses dhe Catanias, dhe duhet të them që bashkëlojtarët e mi të ri luajtën shkëlqyeshëm në të dyja ndeshjet”.

“Kuptohet që objektivi ynë minimal është mbijetesa (në Serie A), dhe jam i sigurt se ky ekip do t’ia arrijë këtij qëllimi”, ka thënë 23-vjeçari.
 

<- Back  1 ...  36  37  38 39  40  41  42 ... 52Continue -> 
 
 
  Today, there have been 7 visitors (18 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free