Navigation |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Ibra: Barcelona-Inter JO Ibra-Eto’o
ARBNOR GASHI on 09/02/2009 at 5:40pm (UTC) | | Zlatan Ibrahimovic thotë se përballjet ndërmjet Barcelonës dhe Interit në fazën grupore të Ligës së Kampionëve, NUK do të paraqesin një luftë ndërmjet dy sulmuesve që ndërruan skuadrat: Ibrahimovic dhe Samuel Eto’o.
“Do të jenë dy ndeshje të bukura. Dhe e di se shumë njerëz në të dyja anët do të bëjnë krahasimin e paraqitjes time me atë të Eto’o-s”.
“Mua kjo më duket e kotë: ne jemi të ndryshëm, dhe sido që të jetë, shpresoj që Samuel do t’i udhëheqë miqtë e mi tek Inter në nivelet më të larta. Ai ka filluar mirë dhe unë e përkrah atë të vazhdojë ashtu”, është shprehur boshnjaku me pasaportë suedeze për “La Gazzetta dello Sport”. | | |
|
Ferrara i kënaqur me transferimet e Juves
ARBNOR GASHI on 09/02/2009 at 5:40pm (UTC) | | Trajneri i Juventusit, Ciro Ferrara, ka shprehur kënaqësinë e tij për fushatën e transferove gjatë këtij afati kalimtar.
Gjatë këtij afati kalimtar, Juventusi ka sjellë në Torino lojtarë të tillë, si Fabio Cannavaro, Fabio Grosso, Martin Caceres, Felipe Melo dhe Diego.
“Ishte një fushatë e shkëlqyer e transferëve. Të gjithë lojtarët që i kam kërkuar kanë ardhur dhe tani gjendem në një skuadër shumë konkurruese”.
“Jam shumë krenar dhe i kënaqur, sepse nuk ndodh shpesh që një trajner fillestar si unë të ketë në dispozicion një ekip të këtillë”, ka thënë Ferrara për “Tuttosport”. | | |
|
Berbatov: United dëshiron të fitojë gjithçka
ARBNOR GASHI on 09/02/2009 at 10:04am (UTC) | | Sulmuesi i Manchester United, Dimitar Berbatov, thotë se ata duan të fitojnë shumë trofe këtë sezon.
“Ne do të luftojmë për të fituar gjithçka që është për t’u fituar”, ka thënë sulmuesi bullgar.
“Kemi një ekip të mirë. Nuk kam nevojë ta prezantoj askënd. Secili e di se çfarë janë në gjendje të bëjnë lojtarët e Manchester United, dhe ne jemi të gatshëm të luftojmë për tituj sërish”, ka shtuar Berbatov. | | |
|
Galliani: Liga e Kampionëve është natyrale për Milanin
ARBNOR GASHI on 09/02/2009 at 10:03am (UTC) | | Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, beson se ekipi ka mjaft kohë për t’u rikthyer pas humbjes së thellë prej 4-0 kundër Interit në fundjavë.
Galliani është duke parë në pjesën e mbetur të sezonit me optimizëm, pasi ai është i bindur se rosonerët janë mjaft të fuqishëm për të garuar për pozitat e para, ndërsa objektivi kryesor mbetet Liga e Kampionëve.
“Ne luajtëm mirë në 30 minutat e para të ndeshjes, pastaj pranuam gol nga pakujdesia dhe pastaj ndodhi pjesa tjetër. Ne duhet të përmirësojmë shumë gjëra, por jeta vazhdon dhe kemi një ekip shumë të mirë; ne nuk kemi vdekur. Pastaj, ne do të rikthehemi te ambienti ynë natyral; Liga e Kampionëve”, ka thënë Galliani. | | |
|
Pellegrini lavdëron Raulin
ARBNOR GASHI on 09/02/2009 at 10:03am (UTC) | | Trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, ka thënë për AS se sulmuesi veteran Raul, ka një ‘pasion të veçantë për futbollin’ dhe se ka një rol të rëndësishëm për të luajtur këtë sezon.
32-vjeçari do të luajë sezonin e 16-të të tij me fanellën e famshme, me të cilën ka shënuar 224 gola në 521 paraqitje, por Pellegrini thotë se sulmuesi është i freskët si gjithmonë.
“Ai është si një djalosh 18-vjeçar. Kërkoj maksimumin nga lojtarët e mi dhe ai gjithmonë përgjigjet në nivel të lartë”, ka thënë kiliani.
“Nëse luan ose qëndron në stol ai sillet njëjtë. Ai është motivim i vetes dhe është një shembull për bashkë-lojtarët dhe secilin që dëshiron të luajë futboll. Ai ende ka dëshirë për të fituar, pasi tashmë ka fituar gjithçka”, ka thënë Pellegrini. | | |
|
Maradona dëshiron të luajë kundër Brazilit
ARBNOR GASHI on 09/02/2009 at 10:02am (UTC) | | Trajneri i kombëtares së Argjentinës, Diego Maradona, ka thënë se do të dëshironte të ishte 20 vite më i ri dhe të luante kundër Brazilit në ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin 2010.
“Do të jepja gjithçka për të qenë 20 vite më i ri. Ashtu që të mund të luajë kundër Brazilit”, ka thënë Maradona për ANSA.
Ish-lojtari i Napolit po ashtu është ankuar për lëndimet në ekipin e tij, përfshirë edhe mbrojtësin Nicolas Burdisso, i cili u transferua nga Inter te Roma këtë verë. | | |
|
|
|
|
|
|
|
|
Today, there have been 11 visitors (22 hits) on this page! |
|
|
|
|
|
|
|