Navigation |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
FIFA “kercenon” edhe Manchester United
ARBNOR GASHI on 09/04/2009 at 8:38pm (UTC) | | Premier League mund te goditet nga nje tjeter vendim i FIFA-s, pas lajmit se Chelsea nuk mund te hyje ne merkato deri ne vitin 2011.
Behet fjale per skuadren e Manchester United, nje prej me te madheve ne futbollin britanik dhe ate europian. Sipas tabloidit “Times”, skuadra franceze e Le Havre ka akuzuar Alex Ferguson per presion ndaj mesfushorit francez Paul Pogba qe te anulonte kontraten me francezet dhe te nenshkruante me Manchester United.
Nderkohe, Chelsea nuk mund te bleje me lojtare per dy sezonet e ardhshme. FIFA ka denuar klubin e Abramovich per federimin e francezit Gael Kakuta, i cili ka thyer kontraten me Lens pas bisedimeve me Chelsea. | | |
|
Iniesta: Perjete tek Barcelona
ARBNOR GASHI on 09/04/2009 at 8:38pm (UTC) | | Andres Iniesta mezi po pret te rikthehet ne fushen e blerte pas nje sezoni fantastik ku fitoi 3 trofe.
Ndeshja e fundit per mesfushorin eshte ajo kunder Manchester United ne finalen e Romes por periudha e pushimit ka perfunduar dhe tani ai mund te bashkohet me grupin “blougrana”. “Ka qene nje periudhe shume e veshtire dhe dua te luaj sa me shpejt”, shprehet fantazisti.
Ne vijim ai flet per te ardhmen duke mos e vene ne dyshim se deshiron te qendroje ne Katalonje. “Ketu ndihem shume mire pasi klubi me ka vleresuar gjithmone dhe shpresoj qe ta mbyll tek Barca karrieren time”, shtoi Iniesta gjate prezantimit te librit te tij, “Ditari i Tripletes”. | | |
|
Ibrahimovic: Barcelona më e mirë se Interi
ARBNOR GASHI on 09/04/2009 at 8:37pm (UTC) | | Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic pret të festojë në ndeshjen që Barcelona do ta zhvillojë në Giuseppe Meazza ndaj Interit, pasi mendon se blugranët janë më të mirë se nerazurët.
Ibrahimovic do të udhëtojë te ish ekipi i tij më 16 shtator në kuadër të rundit të ndeshjeve të para të fazës grupore të Ligës së Kampionëve dhe beson se do të triumfojë me ekipin e ri.
“Mezi e pres 16 shtatorin. Rikthimi në Giuseppe Meazza me një fanellë tjetër është shumë emocionues. Shpresoj se do të fitojmë, pasi mendoj se jemi ekip më i mirë. E di se Barcelona është më e mirë se Interi”, ka thënë Ibrahimovic.
“Ekipi im luan një futboll më sulmues dhe fokusohet në posedimin e topit. Por për të biseduar për dallimet mes ekipeve, duhet të presim të gjithë të jetë 100% në formë”, ka shtuar suedezi. | | |
|
Leonardo: Ancelotti mund ta fitojë LK me Chelsean
ARBNOR GASHI on 09/04/2009 at 8:36pm (UTC) | | Trajneri i Milanit, Leonardo, thotë se trajneri i Chesleat, Carlo Ancelotti, mund ta fitojë Ligën e Kampionëve me skuadrën e tij të re.
“Mendoj se mund ta shohim përsëritjen e finales Barcelona-Manchester United, mirëpo mbani sytë kah Carlo Ancelotti dhe Chelsea”, tha trajneri i Rossonerëve
Milani pati një fillim të dobët të sezonit në Serie A, ndërsa sa i përket Ligës së Kampionëve, Leonardo thotë se nuk mund të parashikojë asgjë, porse koha do të tregojë.
“Vetëm koha do të tregojë se cilat mund të jenë objektivat e Milanit në Ligën e Kampionëve”, shton Leonardo. | | |
|
IFFHS: Roma ekipi më i mirë italian
ARBNOR GASHI on 09/04/2009 at 8:34pm (UTC) | | Në bazë të listës së përvitshme (01.09.2008-31.08.2009) të Federatës Ndërkombëtare për Historinë dhe Statistikat e futbollit, Roma është skuadra më e mirë italiane, ndërkohë që në pozitën e parë gjendet Manchester Unitedi.
Giallorossët gjenden në vendin e 12-të, Juventusi në të 15-tin, i ndjekur nga Interi që gjendet një pozitë më poshtë, derisa Milani gjendet në vendin e 36-të, dhjetë vende më poshtë se Udinese (që mban pozitën e 26-të) dhe një pozitë më lartë se Real Madridi.
Sipas IFFHS, skuadra më e mirë në botë është Manchester Unitedi, i përcjellë nga kampioni i Evropës për klube, Barcelona, ndërsa në vendin e tretë gjendet ekipi argjentinas Estudiantes.
Chelsea dhe Hamburgu mbyllin top pesëshin, ndërsa Arsenali (pozita e shtatë) dhe Liverpooli (pozita e nëntë) janë të përfshirë në top-dhjetëshin. | | |
|
Agolli: Danimarka ne presion per tri piket
ARBNOR GASHI on 09/04/2009 at 11:36am (UTC) | | Ka shenuar dy supergola ne dy sfidat e fundit te Kombetares. Megjithate, Ansi Agolli duket se ka fituar besimin e trajnerit Josip Kuzhe jo vetem prej “predhave” nga distanca, por edhe per kualitetin qe i jep krahut te majte (si mbrojtes apo si mesfushor, ne baze te nevojave te ekipit).
Duke folur per sfiden e 9 shtatorit, ne “Qemal Stafa” kunder Danimarkes, 26-vjeçari mendon se fakti qe skuadra e Olsen “zbarkon” ne Tirane me detyrimin per te marre tri piket, mund te kthehet ne favor te Shqiperise.
“Natyrisht qe kjo sfide do te jete mjaft e veshtire per Kombetaren tone. Danimarka vjen si kryesuesja e grupit dhe kerkon me patjeter tri piket, ne menyre qe t’i ruaje keto pozita. Per kete arsye mendoj se do te jene nen presion dhe ne mund te perfitojme, ky eshte avantazhi yne”, deklaroi Agolli gjate konferences per shtyp.
“Ne tri ndeshjet e fundit (kunder Portugalise, Gjeorgjise dhe Qipros), kemi zhvilluar loje te mire dhe nese do te arrijme te perseritemi, mendoj se do te dalim nga fusha me nje rezultat pozitiv”.
Pika e forte e skuadres kuqezi jane ndeshjet ne shtepi. Agolli e ka te qarte dhe kerkon te perseriten rezultatet dhe loja perballe Suedise dhe Portugalise, qe ne fillim te edicionit cilesoheshin si dy pretendentet kryesore per t’u kualifikuar ne fazen finale te Boterorit 2010, qe do te zhvillohet ne Afriken e Jugut.
“Nese luajme ne te njejten menyre, siç kemi bere kunder Suedise dhe Portugalise, do te marrim rezultat. Ne fushen tone jemi te afte t’i krijojme probleme çdo kundershtari, pavaresisht emrit. Ne ‘Qemal Stafa’, askush nuk e ka te lehte te fitoje perballe Shqiperise”, theksoi ai.
Agolli shprehet se nuk e ka problem rolin, duke pranuar çdo vendim te trajnerit Kuzhe: “Ne mbrojtje apo ne mesfushe? Per mua eshte njesoj, kjo nuk perben asnje lloj problemi. Golat? Te them te drejten kam shenuar me shume kur jam aktivizuar ne repartin difensiv”.
Ne fund edhe dy fjale per periudhen qe ish-lojtari i Tiranes po kalon ne kampionatin ukrainas, te Krivbasi. “Çfare ka ndryshuar tek une pas transferimit ne Ukraine? Jo shume gjera. Ekipi ku luaj eshte me profesionist. Atje (ne Ukraine) kampionati ka nje futboll me cilesor. Sa per ekipin, ende nuk jam pershtatur plotesisht, por gjithçka vjen me kalimin e kohes. Krivbasi po kalon nje moment jo te mire, por mendoj se shume shpejt do te ringrihemi”. | | |
|
|
|
|
|
|
|
|
Today, there have been 70 visitors (167 hits) on this page! |
|
|
|
|
|
|
|