www.info-sportks.page.tl
  News
 

City refuzon ofertën e Barcelonës për Robinhon
ARBNOR GASHI on 08/30/2009 at 10:27pm (UTC)
 Mediat spanjolle bëjnë të ditur se Barcelona ka dërguar një ofertë në drejtim të Manchester Cityt për të marrë shërbimet e sulmuesit Robihno.
Por, siç shkruan sportivja spanjolle Marca, klubi anglez ka refuzuar ofertën e katalanasve për brazilianin, e cila thuhet të ketë kapur vlerën e 37 milionë funteve.

Mendohet se oferta fillimisht është analizuar nga klubi, por pas diskutimeve me menaxherin Mark Hughes, pronarët e klubit kanë vendosur të refuzojnë ofertën për 25-vjeçarin.
 

Favoritët fitojnë në Serie A
ARBNOR GASHI on 08/30/2009 at 10:27pm (UTC)
 Fiorentina ka shënuar fitore të rëndësishme përballë Palermos në ndeshjen e zhvilluar të dielën mbrëma në Artemio Franchi.
Viola shënoi fitore minimale prej 1-0, ndërsa golashënues ishte Jovetic (29’).

Lazio ka përmbysur avantazhin e Chievos për të shënuar fitore si mysafir në Stadio Bentegodi të Veronës.

Napoli ka shënuar fitore bindëse kundër Livornos me rezultat prej 3-1. Transferi i sivjetmë i napolitanëve Fabio Quagliarella shënoi dy herë në këtë përballje (10’ dhe 83’), ndërsa golin tjetër për vendasit e shënoi Hamsik (36’). Golin e nderit për mysafirët e shënoi Lucarelli.

Fitore me rezultat të ngjashëm ka shënuar edhe Sampdoria kundër Udineses, ndërsa golat për vendasit i shënuan Pazzini (11’), Mannini (45’) dhe Cassano (83’), ndërsa për mysafirët shënoi Di Natale (56’).

Me golin e Morettit (45’), edhe Genoa ka shënuar fitore shumë të rëndësishme si mysafir i Atalantas.
 

Valencia fiton përballë Sevillas
ARBNOR GASHI on 08/30/2009 at 10:26pm (UTC)
 Derbi i javës së parë në La Liga u zhvillua ndërmjet Valencias dhe Sevillas në Mestalla, ku skuadra vendase shënoi fitore me rezultat 2-0.
Në pjesën e parë nuk pati gola, por vlen të përmendet që në minutat shtesë Sevilla mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi që Frederic Kanoute u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.

Me të filluar pjesa e dytë (47’), Juan Mata shënoi për epërsinë e Los Che, ndërsa dhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit, Hernandez vulosi fitoren e vendasve duke shënuar golin e dytë.
 

Atletico mposhtet, Villarreali barazon
ARBNOR GASHI on 08/30/2009 at 10:26pm (UTC)
 Atletico Madridi e ka filluar me humbje sezonin e ri në Primera Divisonin spanjoll, pasi që është mposhtur nga Malaga në stadiumin La Rosaleda.
Vendasit nga Malaga e kanë shënuar fitore me rezultat prej 3-0 ndaj skuadrës kryeqytetase me golat e Baha (33’), Manu (62’) dhe Xavi Torres (90’).

Nga ana tjetër Villarreali ka barazuar me rezultat 1-1 si mysafir i Osasunas.

Nëndetësja e verdhë kaloi në epërsi me golin e Cazorlas (32’), mirëpo pesë minuta më vonë (37’) vendasit barazuan rezultatin me anë të Pandianit.
 

Werderi dhe Hamburgu fitojnë
ARBNOR GASHI on 08/30/2009 at 10:25pm (UTC)
 Werder Bremeni e ka fituar derbin e dytë të kësaj jave në Bundesliga, duke e mposhtur si mysafir Hertha Berlinin me rezultat prej 3-2.
Mysafirët nga Bremeni kaluan të parët në epërsi me anë të Ozil (57’), ndërkohë që epërsinë e dyfishoi Borowski (74’).

Vendasit ngushtuan epërsinë në minutën e 77-të me anë të Piszczek, ndërkohë që Naldo ngriti sërish epërsinë prej 3-1 në favor të Werderit.

Krejt çka bënë vendasit deri në fund të ndeshjes ishte ngushtimi i epërsisë me golin Ebert në minutat shtesë.

Edhe Hamburgu ka shënuar fitore në shtëpi kundër 1. FC Cologne me rezultat prej 3-1.

Guerrero shënoi dy herë për vendasit (19’ dhe 66’), ndërsa pas ngushtimit të epërsisë nga Chihi (76’), Trochowski vendosi rezultatin përfundimtar nga pika e bardhë (86’).
 

Raikkonen fiton në Belgjikë
ARBNOR GASHI on 08/30/2009 at 10:25pm (UTC)
 Piloti finlandez i Ferrarit Kimi Raikkonen ka fituar Çmimin e Madh të SPA-së në Belgjikë duke i dhënë fitoren e parë sezonale skuderisë italiane.
Një start perfekt nga piloti finlandez, aksidenti në kthesat e para të garës që i kushtoi largimin britanikëve, Jenson Button dhe Lewis Hamilton ia thjeshtuan detyrën Raikkonenit.

Menjëherë pas largimit të Safety Car e cila qëndroi për pak xhiro në pistë pas incidentit, ferraristit i kanë mjaftuar vetëm pak sekonda për të parakaluar Giancarlo Fisichellan duke marrë edhe kryesimin e garës, pozicion të cilin e mbajti deri në fund.

Në vendin e dytë u rendit Fisichella me makinën Force Inda, ndërsa në të tretin Sebastian Vettel me Red Bullin e tij.

Pas përfundimit të Çmimit të Madh të Belgjikës renditjen për pilotë e udhëheq Jenson Button me 72 pikë, i ndjekur nga shoku i skuadrës Rubens Barrichello me 56 pikë dhe Sebastian Vettel me 53 pikë.
 

<- Back  1 ...  43  44  45 46  47  48  49 ... 52Continue -> 
 
  Today, there have been 60 visitors (166 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free