www.info-sportks.page.tl
  News
 

Zyrtare: Monaco nënshkruan me Gudjohnsen
ARBNOR GASHI on 08/31/2009 at 10:51pm (UTC)
 Klubi francez Monaco ka kompletuar nënshkrimin me sulmuesin e Barcelonës, Eidur Gudjohnsen.
Islandezi një kohë të gjatë është lidhur me largim nga Camp Nou, pasi shprehu pakënaqësinë për rolin e tij periferik në klubin spanjoll, por kjo ndodhi vetëm në minutat e fundit të afatit kalimtar.

Gudjohnsen tash ka nënshkruar marrëveshje dyvjeçare me Monacon, ku ai do të mbajë fanellën me numër nëntë. Nënshkrimi i Gudjohnsen i jep fund kërkesave të Monacos për një sulmues, pasi oferta për Steve Savidan dështoi.

Edhe pse ai kishte edhe një vit kontratë me Barcelonën, transferimi i tij nuk i ka kushtuar asnjë harxhim Monacos.
 

Ibrahimovic shënon në fitoren e Barcelonës
ARBNOR GASHI on 08/31/2009 at 10:50pm (UTC)
 Kampioni në fuqi i Spanjës, Barcelona, e ka filluar me fitore garën për mbrojtjen e titullit, derisa mposhti me rezultat të thellë prej 3-0 ekipin e Sporting Gijon në ndeshjen e zhvilluar në Camp Nou.
Dy gola për blaugranët erdhën në pjesën e parë të ndeshjes, i pari me anë të sulmuesit Bojan Krkiv në minutën e 18-të të lojës, ndërsa i dyti me anë të Seydou Keita, tre minuta para fundit të pjesës së parë.

Fitoren për Barcelonën e vulosi përforcimi më i shtrenjtë i verës për këtë klub, Zlatan Ibrahimovic, tetë minuta para fundit të kohës së rregullt. Ky ishte goli i parë i suedezit me ekipin spanjoll.

Ndeshja e ardhshme e Barcelonës në La Liga është ajo kundër Getafe në fushë mysafire.
 

Zyrtare: Juventusi nënshkruan me Grosso
ARBNOR GASHI on 08/31/2009 at 10:50pm (UTC)
 Juventus ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të Lyonit, Fabio Grosso, i cili ka nënshkruar kontratë trevjeçare me biankonerët.
Klubi italian tashmë një kohë të gjatë është lidhur me 31-vjeçarin, por transferimi i tij nuk u realizua derisa në çastet e fundit të afatit kalimtar.

Juve ka bërë një varg nënshkrimesh të reja këtë verë, përfshirë edhe Diegon, Felipe Melon dhe Fabio Cannavaron.

Grosso bëri 52 paraqitje për Lyonin ku u transferua në vitin 2007 nga Inter. Italiani fitoi kampionatin francez, Kupën e Francës dhe Superkupën gjatë kohës së tij me Lyonin.
 

Roma transferon Lobontin
ARBNOR GASHI on 08/31/2009 at 10:49pm (UTC)
 Roma e ka huazuar portierin e Dinamo Bucharestit, Bogdan Lobont, konfirmon agjenti i ekipit dhe lojtarit, Victor Becali.
“Lobont është huazuar nga dinamo te Roma për një vit. Skuadra italiane e ka mundësinë që ta blejë atë në fund të këtij huazimi”.

“Lobont është duke i kaluar ekzaminimet mjekësore dhe pastaj do ta nënshkruajë kontratën”, ka thënë Becali për “NewsIn”.
 

Zyrtare: Xhemajli i bashkëngjitet Parmës
ARBNOR GASHI on 08/31/2009 at 10:49pm (UTC)
 Skuadra e Parmës ka konfirmuar se gjatë këtij sezoni, mesfushori i Torinos, Blerim Xhemajli, do të luajë për skuadrën e porsatransferuar në Serie A.
Faqja zyrtare e klubit fcparma.com shkruan se tetovari do t’i bashkëngjitet Parmës në formë huazimi, me mundësinë që në fund të sezonit Parma ta blejë gjysmën e kartonit të tij.

Si shkëmbim për shqiptarin me pasaportë zvicerane, Torino do ta marrë po ashtu në formë huazimi, sulmuesin Daniele Vantaggiato.
 

MERCATO NON STOP
ARBNOR GASHI on 08/31/2009 at 2:45pm (UTC)
 Blerim Xhemaili ne bisedime me Palermon dh Parma.
Ledesma ne bisedime me Fiorentinen.
Kuzmanovic mund te kaloj ne Stuttgart per 8 milion euro.
Pazienza ne bisedime me Napolin.
Spartak Moska interesohet per Roman Pavlyuchenko.
Totenham ofron 8 milion euro per David James dhe Niko Krajncar.
Grosso mun te kaloj te Juvetus.
Roma duket se do te marr njerin nga lojtaret e Interit Quaresma-Mancini.
 

<- Back  1 ...  40  41  42 43  44  45  46 ... 52Continue -> 
 
  Today, there have been 36 visitors (195 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free