Navigation |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Totti dëshiron ta përfundojë karrierën nën urdhrat e Spallettit
ARBNOR GASHI on 09/02/2009 at 10:02am (UTC) | | Luciano Spalletti është shkarkuar nga detyra e trajnerit të Romës gjatë të martës dhe menjëherë u zëvendësua nga ish-menaxheri i Juventusit, Claudio Ranieri.
Shtypi italian shkroi se pikërisht ndikimi i Francesco Tottit ishte pjesërisht i përgjegjshëm për largimin e Spallettit, por kapiteni ka vetëm fjalë të mira për largimin e trajnerit.
“E falënderoj Spallettin për gjithçka që ka bërë në Romë dhe çfarë ka bërë për karrierën time. Shpresoj, dhe gjithmonë kam thënë në të kaluarën, se mund t’i jam fund karrierës me atë si trajner”, ka thënë Totti. | | |
|
Adebayor: Nuk kam asgjë çfarë t’i dëshmoj Arsenalit
ARBNOR GASHI on 09/02/2009 at 10:01am (UTC) | | Sulmuesi i Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor, thotë se ai nuk ka asgjë për të dëshmuar para Arsenalit në prag të ndeshjes së javës së ardhshme.
“Nuk mendoj se kam diçka të cilën duhet t’ia tregoj Arsenalit. Të gjithë e dimë se sa të mirë janë ata, por unë tash luaj për Cityn, andaj do të bëj gjithçka për të ndihmuar ekipin tim”, ka thënë Adebayor.
“Do të jetë një ndeshje e mirë dhe do të jetë kënaqësi të luaj kundër lojtarëve të cilët i shoh si vëllezër, si Song, Clichy dhe Eboue. Të luaj kundër tyre do të jetë e çuditshme, por do të jetë mirë”, ka shtuar sulmuesi nga Togo. | | |
|
Zyrtare: Ranieri trajneri i ri i Romës
ARBNOR GASHI on 09/01/2009 at 10:59pm (UTC) | | Claudio Ranieri edhe zyrtarisht është caktuar trajner i ri i Romës, pasi ish-trajneri i këtij ekipi, Luciano Spalletti, dha dorëheqje më herët gjatë ditës së sotme.
Lajmi është konfirmuar edhe nga agjenti i Ranierit, Mattia Grassani, i cili ka thënë, “Ka një marrëveshje, nesër do të nënshkruhet dhe kontrata e tij do të jetë dyvjeçare”.
Në një prononcim tjetër për publikun, vetë Ranieri shprehet i ngazëllyer nga detyra e re.
“Për mua kjo është një kënaqësi e veçantë. Jam i nderuar që jam në gjendje të punoj dhe të jap më të mirën për Romën”, ka thënë ish-trajneri i Juventusit dhe Chelseat.
Kjo është hera e parë që ai do të drejtojë klubin e tij favorit, ku edhe filloi hapat e parë të karrierës si futbollist profesional në vitin 1973. | | |
|
LK: Eduardo përjashtohet për dy ndeshje
ARBNOR GASHI on 09/01/2009 at 10:58pm (UTC) | | Sulmuesi i Arsenalit, Eduardo, është përjashtuar për dy ndeshje nga UEFA, për shkak të mashtrimit për të fituar penaltinë në ndeshjen kundër Celtic në takimin kualifikues për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Me anë të një deklarate zyrtare, UEFA sot ka bërë të ditur se trupi kontrollues dhe disciplinar ka suspenduar kroatin ‘për mashtrim të referit’.
Eduardo të mungojë në ndeshjen në udhëtim te Standard Liege (16 shtator), dhe atë në fushë vendore përballë Olimpiacos (29 shtator). Topçinjtë kanë tre ditë të bëjnë ankesë.
“Trupi kontrollues dhe disiplinor i UEFA-së sot ka ekzaminuar rastin e lojtarit të Arsenalit, Eduardo, për ‘mashtrim të referit’ gjatë ndeshjes së dytë të play-offit të Ligës së Kampionëve më 26 gusht kundër Celtic, dhe ka suspenduar lojtarin për dy ndeshje me klubin në takimet e UEFA-së”, thuhet në deklaratë. | | |
|
Aston Villa kompleton nënshkrimin e Collins
ARBNOR GASHI on 09/01/2009 at 10:58pm (UTC) | | Aston Villa ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të West Ham, James Collins, me të cilin ka nënshkruar marrëveshje katërvjeçare.
Përfaqësuesi i kombëtares së Uellsit, ka nënshkruar me klubin e ri pasi ka kaluar testet mjekësore dhe ka arritur marrëveshje për kushtet personale.
Për shërbimet e tij Villa thuhet se ka paguar 5 milionë funte. Kjo i çon në 33 milionë funte harxhimet e këtij klubi, që mund të shkojnë në 40 milionë nëse në orët në vazhdim kompletohet edhe nënshkrimi i Richard Dunne, transferimi i të cilit nga Manchester City mund të kushtojë afro 6 milionë funte. | | |
|
Everton nënshkruan me Heitinga
ARBNOR GASHI on 09/01/2009 at 10:57pm (UTC) | | Evertoni ka kompletuar sot pasdite nënshkrimin me mbrojtësin e Atletico Madrid, Johnny Heitinga.
Klubi anglez ka paguar 6 milionë funte për të marrë shërbimet e holandezit, i cili ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, pasi ka kaluar testet mjekësore dhe ka përcaktuar kushtet personale.
Mbrojtësi, i cili mund të luajë kudo në linjën e fundit të mbrojtjes ose edhe në rolin e mesfushorit defansiv, do të mbajë numrin 5, të cilin para largimit e mbante Joleon Lescott. | | |
|
|
|
|
|
|
|
|
Today, there have been 43 visitors (104 hits) on this page! |
|
|
|
|
|
|
|