www.info-sportks.page.tl
  News
 

Reali transferon të riun Joselu
ARBNOR GASHI on 08/31/2009 at 2:35pm (UTC)
 Real Madridi ka arritur marrëveshje me Celta Vigon për ta transferuar të riun Joselu, të cilin e ka huazuar sërish te skuadra nga Liga e Dytë spanjolle.
Mbretërit kanë konfirmuar zyrtarisht në faqen e tyre të internetit se të hënën kanë arritur marrëveshje për transferimin e 19-vjeçarit Jose Luis Sanmartin Mato- Joselu.

Mirëpo, Los Blancos me kërkesë të Celtas kanë lejuar që sulmuesi të qëndrojë te Celta në formë huazimi edhe për këtë sezon, ashtu që të fitojë përvojë.
 

Zyrtare: Chygrynskiy lojtar i Barcës
ARBNOR GASHI on 08/31/2009 at 2:34pm (UTC)
 Barcelona ka nënshkruar me qendërmbrojtësin Dmytro Chygrynskiy nga Shakhtar Donetsk për shumën prej 25 milionë eurosh.
Ukrainasi të hënën ka kaluar testet mjekësore dhe pastaj është takuar me presidentin Juan Laporta dhe drejtorët tjerë për të nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Blaugranët.

Trajneri i Barcës, Pep Guardiola, e konsideron 22-vjeçarin si një mbrojtës premtues për t’iu bashkëngjitur Gerard Piques në mbrojtje.
 

Sneijder i kënaqur me debutimin
ARBNOR GASHI on 08/31/2009 at 11:46am (UTC)
 Wesley Sneijder e konsideron meritor sulmuesin Samuel Eto’o për debutimin e suksesshëm të holandezit me fanellën e Interit.
Sneijder bëri një paraqitje të shkëlqyer në Derby della Madonnina, ku zikaltrit e mposhtën Milanin me rezultat 4-0.

“Ndeshja kundër Milanit ishte debutimi më i mirë që mund ta kisha pritur. Atmosfera në San Siro është e jashtëzakonshme dhe nuk mund të pres ta shijoj stadiumin kur do të jetë plot me tifozë Nerazzurë, sepse këtë radhë ne ishim mysafirë”.

“Jam i kënaqur me mënyrën si kam luajtur dhe me kuptimin e shpejtë që e gjeta me Eto’o-n. E dija që Samuel është një lojtar i madh, por nuk mundja ta imagjinoj se të luash krahas tij është aq lehtë!”, ka thënë holandezi për “La Gazzetta dello Sport”.
 

Rooney: Dua ta përfundoj karrierën te United
ARBNOR GASHI on 08/31/2009 at 11:46am (UTC)
 Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, ka shprehur dëshirë që të qëndrojë te Djajtë e Kuq deri në fund të karrierës së tij.
“Gjithmonë kam thënë se e dua këtë klub dhe derisa të më dëshirojnë këtu, do të luaj këtu. Është shumë e thjeshtë”.

“Nuk shoh ndonjë arsye pse do të dëshiroja të kaloj në një skuadër tjetër. Këtu marr gjithçka që dua”.

“Familja ime është vetëm 30 minuta larg, jam i sistemuar këtu dhe sinqerisht nuk do të shkoj askund, përveç nëse më thotë ndryshe trajneri”, ka thënë Rooney për “The Daily Telegraph”.
 

Trepça vazhdon me fitore, Prishtina shënon fitoren e parë
ARBNOR GASHI on 08/31/2009 at 11:45am (UTC)
 Janë zhvilluar ndeshjet e javës së tretë në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll, ku u shënuan vetëm 12 gola.
Skuadra e Trepçës vazhdoi serinë e fitoreve, kësaj radhe duke shënuar fitore bindëse si mysafire ndaj Gjilanit, me rezultat 3:0, me dy gola të Emin Baliqit dhe një gol të Florent Azirit.

Për gjilanasit kjo ishte humbja e tretë në këtë edicion dhe vërtet tashmë mund të thuhet se kjo skuadër është në krizë.

Ndërkohë fitoreve të para iu gëzuan Prishtina, Besa dhe Drenica. Skuadra kampione me mjaft vështirësi arriti të mposht Kosovën e Vushtrrisë, me golin e sulmuesit ferizajas, Astrit Fazliu.
 

Ballack dëshiron marrëveshje të re me Chelsean
ARBNOR GASHI on 08/31/2009 at 11:44am (UTC)
 Mesfushori i Chelseat, Michael Ballack, dëshiron të mbetet edhe për shumë kohën Stamford Bridge.
Ballack në muajin maj e vazhdoi marrëveshjen edhe për një vit, por ai dëshiron një marrëveshje të re afatgjate me blutë, pas të cilës do ta përfundonte karrierën në Londër.

“Për mua, unë jam ende i ri edhe pse kam 32 vjet. Kënaqem në lojë. Dua të luaj futboll në nivel të lartë edhe për disa vite pasi ndjehem mirë. Kjo është liga më e mirë në botë dhe jam i lumtur që jam pjesë e kësaj”, ka thënë Ballack.

“Zgjidhja për të ardhur në Angli ka qenë e mirë për mua. Ndjehem komod në Chelsea, por vazhdimi i bashkëpunimit varet nga të dyja anët. E di se kam shumë vite para meje, por nuk dua ta vendos veten ose klubin në presion. Nëse vijmë te një zgjidhje e përbashkët, vijmë”, ka shuar gjermani.
 

<- Back  1 ...  41  42  43 44  45  46  47 ... 52Continue -> 
 
  Today, there have been 151 visitors (487 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free