www.info-sportks.page.tl
  News
 

Zyrtare: Niko Kranjcar kalon në Tottenham
ARBNOR GASHI on 09/01/2009 at 10:57pm (UTC)
 Tottenham ka konfirmuar sot se ka nënshkruar me mesfushorin kroat, Niko Kranjcar, nga Portsmouth.
Kranjcar ka kompletuar edhe testet mjekësore dhe ka përcaktuar kushtet personale me Spursat.

Ende nuk ka thënë dhëna për shumën që ka paguar Tottenham si dhe për kohëzgjatjen e kontratës, por thuhet se ai i ka kushtuar ekipit 5 milionë euro.

Kranjcar do të jetë mbulesë për bashkëvenasin e tij, Luka Modric, i cili theu këmbën gjatë ndeshjes së vikendit përballë Birmingham.
 

Massa rikthehet në vitin 2010
ARBNOR GASHI on 09/01/2009 at 10:56pm (UTC)
 Felipe Massa ka hequr dorë nga kalendari i garave për këtë sezon të Formula 1, por do të jetë plotësisht i gatshëm për rikthim në vitin 2010 për ekipin e tij Ferrari.
Massa pësoi lëndim kërcënues për jetën në Hungarian Grand Prix në muajin korrik dhe pritet të ketë një ndërhyrje plastike në disa ditët e ardhshme, para se të fillojë stërvitjet fizike pas një periudhe rikuperimi.

“Kontrollet... të gjitha kanë rezultuar pozitive, sikur edhe ekzaminimi i syrit. Gjithçka është në të mirë për Felipe për t’u rikthyer në pista”, thuhet në deklaratën e Ferrarit.

“Kuptohet rezultati është pritur me kënaqësi të madhe për mundësinë që mund të llogaritim 100% në Felipe për fillimin e sezonit të ardhshëm”, thuhet më tej në deklaratën e skuadrës.
 

Berlusconi: Kam besim te Leonardo dhe Ronaldinho
ARBNOR GASHI on 09/01/2009 at 10:56pm (UTC)
 Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, thotë se ai ka besim trajneri i rosonerëve, Leonardo, dhe te mesfushori Ronaldinho.
Milani pësoi një humbje të turpshme ndaj Interit me rezultat 4-0 vikendin e kaluar, por kjo nuk i pengon trajnerit Leonardo të ketë besimin e presidentit Berlusconi.

“Kam besim te Leonardo. Ai është trajner i ri, andaj ka nevojë për një kohë më të gjatë”, ka thënë Berlusconi.

Kryeministri italian ka besim edhe në Ronaldinhon, i cili është larg formës të cilën e pati me Barcelonën. “Sa i përket Ronaldinhos, ai mund ta çoje ekipin drejt fitoreve”.
 

Ribery: Nuk ka marrëveshje me Realin
ARBNOR GASHI on 09/01/2009 at 10:55pm (UTC)
 Mesfushori francez Frank Ribery, ka mohuar se tashmë ka një marrëveshje në mes të Real Madridit dhe Bayern Munichut për një transferim të tij te klubi mbretëror në verën e ardhshme, megjithatë nuk e fsheh dëshiron për të luajtur në Spanjë.
“Marrëveshje në mes të Bayern dhe Real Madrid? Jo, e mohoj këtë. Kjo është gënjeshtër. Absolutisht nuk ka kurrfarë marrëveshje”, ka thënë Ribery në një intervistë për France Football.

“Personat zyrtarë të Bayernit nuk më kanë ofruar vazhdim të kontratës. Ndoshta mund të bisedojmë. Kurrë nuk i kam mbyllur dyert për askënd. Dëshira ime është të transferohem në Spanjë. Një ditë do të luaj në Primera Division”, ka shtuar francezi.
 

Spalletti jep dorëheqje nga Roma
ARBNOR GASHI on 09/01/2009 at 10:55pm (UTC)
 Luciano Spalletti ka hequr dorë nga të qenit trajner i Romës, ndërsa konfirmimin e ka bërë me një deklaratë të shkurtër për "Sky Sport Italia".
“Kam dhënë dorëheqjen time dhe Roma e pranoi menjëherë”, ka thënë Spalletti.

Këto komente Spalletti i ka bërë pas takimit me presidenten Rosella Sensi dhe drejtorin Daniele Prade.

Ndërkohë, më herët drejtuesit e Romës janë takuar me Claudio Ranierin, i cili pritet ta zë vendin e Spallettit.
 

Kuyt: Gerrard mesfushori më i miri i globit
ARBNOR GASHI on 09/01/2009 at 10:54pm (UTC)
 Holandezi Dirk Kuyt thotë se bashkëlojtari i tij te Liverpooli, Steven Gerrard, është mesfushori më i mirë në botë, duke llogaritur edhe golin vendimtar kundër Boltonit.
“Kjo është arsyeja pse ai është kapiten, për mua, mesfushori më i mirë në botë. Të gjithë presin që ai të jetë vendimtar”.

“Nëse skuadra është në pozitë të vështirë, ne presim diçka nga ai. Ai sjell diçka të veçantë”, është cituar 29-vjeçari nga “The Times”.
 

<- Back  1 ...  39  40  41 42  43  44  45 ... 52Continue -> 
 
  Today, there have been 66 visitors (256 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free