www.info-sportks.page.tl
  News
 

Cobolli Gigli i impresionuar me Interin
ARBNOR GASHI on 08/31/2009 at 11:44am (UTC)
 Presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, thotë se Interi ishte shumë mbresëlënës në derbin e të shtunës kur shkatërroi Milanin me rezultat 4-0.
“Inter u duk i fuqishëm që nga fillimi i kampionatit dhe duke marrë parasysh se është ekipi që fitoi skudeton sezonin e kaluar, është edhe më i strukturuar këtë sezon, dhe shumë mirë i stërvitur dhe është konkurrenti kryesor për titull”, ka thënë Gigli.

“Ne kemi nevojë që ekipet tjera të marrën pikë nga ta dhe ta bëjnë rrugën e tyre më të vështirë. Unë nuk flas si një person anti-Inter, por si një fans i Juves. Interi do të jetë i fuqishëm këtë sezon, por Juventus po ashtu është përmirësuar. Andaj do të shohim se çfarë do të ndodhë në fushë”, ka shtuar italiani.
 

Hughes lavdëron Adebayorin
ARBNOR GASHI on 08/31/2009 at 11:44am (UTC)
 Menaxheri i Manchester Cityt, Mark Hughes, ka vetëm fjalë falënderuese për sulmuesin Emmanuel Adebayor.
Adebayor u tregua si një përforcim fantastik për Cityn, dhe ka shënuar tre gola në tre ndeshjet e para të sezonit.

“Adebayor është i shkëlqyeshëm. Para se të vinte te ne, shumë flitej për të si futbollist dhe si personalitet, dhe shumë prej fjalëve ishin në kontekst negativ. Por ai erdhi këtu me një dëshirë të madhe për sukses, dhe në zhveshtore është motivuesi kryesor”, ka thënë Hughes.

“Gjërat të cilat u thanë për të, unë nuk i pash. Jam shumë i impresionuar nga loja e tij dhe nga sjellja. Mendoj se ai kënaqet të luajë dhe fansat e duan. Ndoshta kjo i ka munguar në jetë”, ka shtuar trajneri anglez.
 

Diego i ngazëllyer me dy golat e shënuar
ARBNOR GASHI on 08/31/2009 at 11:43am (UTC)
 Mesfushori i Juventusit, Diego, është i ngazëllyer pas dygolëshit të shënuar në derbin e mbrëmshëm ndaj Romës, kur ndihmoi ekipin të shënojë fitore 3-1.
“Mendova se do të ishte më vështirë t’ia dalim kundër Romës, por po ashtu e dija se duke luajtur ashtu siç luajtëm, mund të fitonim dhe e bëmë këtë”, ka thënë Diego.

“Sapo jam kyçur në futbollin italian dhe kjo falë atmosferës në Juventus, trajnerit Ciro Ferrara, bashkëlojtarëve dhe dashurisë së fansave”.

“Duke iu falënderuar të gjithëve tash jam më i lehtësuar. Sot pamë një kualitet të lartë të Juventusit. Ishte aftësia e lojtarëve për t’u adoptuar shpejt në sistemin e ri”, ka shtuar braziliani.
 

Tottenham dëshiron Martin Petrov
ARBNOR GASHI on 08/31/2009 at 11:43am (UTC)
 Tottenhami i është drejtuar Mancheseter Cityt për të kërkuar anësorin bullgar Martin Petrov, raportojnë mediat angleze.
Sipas Daily Mail, menaxheri i Spurs, Harry Redknapp është kthyer kah Petrov pasi mësoi se mesfushori kroat Luka Modric theu këmbën gjatë ndeshjes së të shtunës përballë Birmingham.

Përfaqësuesi i kombëtares së Bullgarisë nuk u përfshi në fitoren e djeshme ndaj Portsmouth, ndërsa vështirë se do të gjejë hapësirë të mjaftueshme në ekipin e stërngarkuar të Cityt dhe mund të preferojë një largim në drejtim të Tottenhamit.
 

Eriksson dëshiron Vierin në Notts County
ARBNOR GASHI on 08/31/2009 at 11:42am (UTC)
 Drejtori sportiv i klubit më të vjetër në botë, Notts County, Sven Goran Eriksson, është në kërkim të lojtarit të lirë Christian Vieri.
News of the World shkruan se suedezi dëshiron të harxhojë sërish pas transferimit në klub të Sol Campbell.

Ish-sulmuesi i Interit, 36-vjeçari Vieri, mund të joshet nga paga e majme për të ndihmuar Countyn të ngrihet nga League Two (liga e katërt angleze).

Vieri, i cili ka shënuar 23 gola në 49 ndeshje në Itali, së fundi u raportua se është afër kalimit në Blackburn.
 

Arsenali dëshiron ta sigurojë Wengerin deri në 2015
ARBNOR GASHI on 08/31/2009 at 11:41am (UTC)
 Sipas mediave angleze, Arsenali është i gatshëm t’i ofrojë menaxherit francez Arsene Wenger kontratë të re.
News of the World shkruan se kontrata aktuale e Wenger nuk skadon deri në verën e vitit 2011, dhe francezi zakonisht pret deri në vitin e fundit të marrëveshjes para se të rinegociojë.

Por bordi i topçinjve është i bashkuar në idenë ta shohin menaxherin e tyre, i cili mbush 60 vite në muajin tetor, duke zotuar qëndrimin e tij me klubin deri në mes të dekadës së ardhshme. Dhe kjo do të thotë se ai do mund të lidhej me klubin për jetë.
 

<- Back  1 ...  42  43  44 45  46  47  48 ... 52Continue -> 
 
  Today, there have been 95 visitors (460 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free