www.info-sportks.page.tl
  News
 

Materazzi: Faleminderit Ibra, shihemi të mërkurën
ARBNOR GASHI on 09/10/2009 at 1:02pm (UTC)
 Mbrojtësi i Interit, Marco Materazzi, ka reaguar ndaj komenteve të sulmuesit të Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, i cili kishte thënë se ka qenë njeriu kryesor i dominimit të zikaltërve në Itali në tre vitet e fundit.
Që nga transferimi i Ibras tek Interi në vitin 2006, Nerazzurët fituan tre tituj radhazi në Serie A, mirëpo Materazzi thotë se ish-bashkëlojtari i tij nuk e tregon ngjarjen e plotë.

“Ai na ndihmoi t’i fitojmë tre Scudetto, por ne ishim një skuadër. Faleminderit Ibra për tre titujt dhe do të shihemi të mërkurën”, ka thënë mbrojtësi italian.

Tifozët zikaltër kanë premtuar se do t’i bëjnë një pritje armiqësore Ibrahimovicit në Giuseppe Meazza, ndërsa Materazzi ka një ide tjetër: “Gjëja që mund ta lëndojë më së shumti një person është indiferenca”.
 

Gerrard: Duhet të vazhdojmë kështu
ARBNOR GASHI on 09/10/2009 at 1:02pm (UTC)
 Mesfushori anglez Steven Gerrard është i vetëdijshëm se fitorja e lartë kundër Kroacisë në Wembley do të shtojë kërkesat e tifozëve për ndeshje edhe më të mira në të ardhmen, prandaj ai thotë se anglezët duhet të përmirësohen vazhdimisht.
Anglia i është hakmarrë Kroacisë të mërkurën mbrëma duke e mposhtur me rezultat 5-1, ndërsa dy prej golave të Tre Luanëve, i shënoi simboli i Liverpoolit.

“E dimë se pritjet do ta arrijnë kulmin, por unë mendoj se është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të luajmë në këtë mënyrë, dhe të provojmë që të përmirësohemi nën drejtimin e këtij menaxheri”.

“E dimë se i kemi lojtarët e duhur për të shkuar atje (në Afrikën e Jugut) dhe për të pasur sukses, por është me rëndësi që të mos e largojmë këmbën nga gazi”, ka thënë Gerrard për “Sky Sports News”.
 

Ibrahimovic meriton respektin e Interit
ARBNOR GASHI on 09/10/2009 at 1:01pm (UTC)
 Zlatan Ibrahimovici meriton respektin e tifozëve të Interit pas gjithë asaj që ka bërë për klubin dhe nuk duhet të gjykohet për largimin e tij te Barcelona, thotë agjenti i lojtarit Mino Raiola.
Tifozët kanë paralajmëruar një “mikpritje” të nxehtë në Giuseppe Meazza në javën e ardhshme, ku Ibracadabra do luajë me skuadrën e re, kundër ish-ekipit të tij.

“Mendoj se Zlatan i ka dhënë gjithçka Interit dhe nuk është sjellë keq në raport me klubin”.

“Tash ai luan me Barcelonën dhe do të bëjë gjithçka që t’i ndihmojë skuadrës së tij të re të fitojë”.

“Është me rëndësi që tifozët të kenë respekt për kohën që kaloi Ibra në Milano (tek Interi), që ishte e jashtëzakonshme dhe e suksesshme”, ka thënë Raiola.
 

Eboue në planet e Juves
ARBNOR GASHI on 09/10/2009 at 1:01pm (UTC)
 Juventusi planifikon ta transferojë mbrojtësin e Arsenalit, Emmanuel Eboue, për t’u dhënë fund njëherë e përgjithmonë dyshimeve në mbrojtje.
“Tuttosport” njofton se ky transferim planifikohet të ndodhë gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi që trajneri Ciro Ferrara kërkon një mbrojtës të denjë të krahut të djathtë.

Jonathan Zebina vazhdon të ketë probleme me lëndimet, ndërsa Zdenek Grygera e ka të vështirë të luajë në sistemin e ri të trajnerit.

Juve dëshiron të jetë garues i fuqishëm për Scudetto dhe në Ligën e Kampionëve, kështu që duhet t’i sigurojë të gjitha pozitat.

Veç tjerash, Eboue mund të luajë edhe si mesfushor, kështu që do t’i jepte Ferraras më shumë hapësirë për taktika të reja.
 

Galliani: Nuk do t’ia shesim klubin Taçit
ARBNOR GASHI on 09/10/2009 at 1:00pm (UTC)
 Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, thotë se manjati shqiptar Rezart Taçi nuk është duke blerë ndonjë pjesë të madhe të klubit rosoner.
Të mërkurën mediat italiane spekuluan se Taçi kishte udhëtuar në Milano për të investuar te Rossonerët, dhe lajmi vjen vetëm një javë pasi ishte spekuluar lideri libanez Muammar al-Gaddafi dëshironte ta blejë Milanin.

Mirëpo, Galliani ka reaguar për të thënë se klubi nuk do t’i shitet pasanikut shqiptar, porse është pronë e kompanisë “Fininvest”, të presidentit Silvio Berlusconi.

“Nuk do të shiten aksione në klub. Nuk ekzistojnë aksione të vogla ose të mëdha, dhe ky diskutim është i mbyllur”, është shprehur Galliani për “La Gazzetta Dello Sport”.

Përkundër këtij mohimi të Gallianit, gazeta thotë se Taçi mund të shndërrohet në një partner të rëndësishëm te Milani.
 

Buffon: Dëshmuam se mund të luajmë mirë
ARBNOR GASHI on 09/10/2009 at 1:00pm (UTC)
 Italia e mposhti Bullgarinë në ndeshjen e të mërkurës mbrëma dhe pothuajse siguri vizën për në Afrikën e Jugut, ndërsa portieri Gianluigi Buffon është shprehur shumë i kënaqur me performancën e përfaqësueses së tij.
“Kualifikimi nuk është arritur matematikisht, por ne kemi bërë një hap të madh përpara”.

“Deshëm të dëshmojmë se mund të shfaqim lojë më të mirë se ajo kundër Gjeorgjisë dhe ia arritëm qëllimit, sidomos në pjesën e parë”, tha Buffon për Rai TV pas ndeshjes, në të cilën startuan shtatë lojtarë të Juventusit.
 

<- Back  1 ...  16  17  18 19  20  21  22 ... 52Continue -> 
 
 
  Today, there have been 88 visitors (174 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free