www.info-sportks.page.tl
  News
 

Reina: Titulli i ligës nuk është qëllim real
ARBNOR GASHI on 09/12/2009 at 9:19am (UTC)
 Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, thotë se fitimi i titullit të Ligës Premier, ‘nuk është qëllim real’ me përbërjen aktuale të klubit.
Të kuqtë përfunduan në pozitën e dytë sezonin e kaluar dhe shpresuan se këtë vit do t’ia dalin më mirë dhe se përfundimisht do t’i japin fund mungesës 20-vjeçare si kampionë të Anglisë.

“Të gjithë dëshirojmë ta fitojmë kampionatin, por për momentin kjo nuk është qëllim real. E dimë se çfarë kemi në përbërje; nuk mund të bëjmë asgjë rreth kësaj. Ajo që mund të bëjmë është t’i shtrëngojmë këpucët, të punojmë me ngulm dhe të përpiqemi të fitojmë numër sa më të madh të ndeshjeve”, ka thënë Reina.
 

Arshavin: Arsenali duhet të mposhtë Cityn
ARBNOR GASHI on 09/12/2009 at 9:18am (UTC)
 Mesfushori i Arsenalit, Andrey Arshavin, thotë se takimi përballë Manchester Cityt duhet fituar.
I pyetur për përballjen me ish-bashkëlojtarët Kolo Toure dhe Emmanuel Adebayor, Andrey ka thënë: “Është një gjë shumë më e rëndësishme se fakti se luajnë kundër ish-bashkëlojtarëve”.

“Duhet t’i kompensojmë pikët për humbjen në ndeshjen e fundit (kundër Manchester United). Kemi nevojë për fitore”, ka thënë mesfushori rus.
 

Totti lobues i Romës
ARBNOR GASHI on 09/11/2009 at 7:10pm (UTC)
 Kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka njoftuar se ai i ka bërë një kërkesë sulmuesit të Bayern Munichut, Luca Toni, që t’i bashkëngjitet skuadrës kryeqytetase, ndërsa të njëjtën gjë e ka bërë edhe me një numër të madh lojtarësh të tjerë.
“Para njëzet ditësh e thirra Tonin për t’i kërkuar që t’u bashkëngjitet Giallorossëve”.

“Në momentet e fundit, të njëjtën gjë e kam bërë edhe me Ibrahimovic, Mutu, Buffon, Cannavaro, Gilardino dhe Pizarro”.

“E vura veten në dispozicion të klubit. Unë nuk merrem me transferimet, por vetëm dëshiroja lojtarë të fuqishëm të cilët mund të bënin shumë për Romën”, ka thënë Totti për “Sky Sports”.
 

Ferrara: Presioni është mbi Interin
ARBNOR GASHI on 09/11/2009 at 7:09pm (UTC)
 Trajneri i Juventusit, Ciro Ferrara, ka paralajëmruar skuadrën e tij për rrezikun që i pret në Olimpico të Romës, ku do të ndeshen të shtunën mbrëma kundër Lazios.
Ferrara është shprehur se fitorja është e domosdoshme për të treguar fuqinë e Juventusit dhe për të mbajtur presionin mbi Interin.

Duke komentuar fjalët e presidentit të Interit, Massimo Moratti, i cili tha se do ta mbështesë Lazion në këtë ndeshje, Ferrara u shpreh: “Kjo konfirmon se Juventusi po bën presion ndaj Interit”.

Për më shumë, trajneri i Bianconerëve, konfirmoi se kapiteni Alessandro Del Piero nuk do të udhëtojë në kryeqytet për shkak të problemeve me fitnes si pasojë e lëndimit.
 

Sergio Ramos ende nuk është gati
ARBNOR GASHI on 09/11/2009 at 7:08pm (UTC)
 Trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, ka njoftuar se mbrojtësi i krahut Sergio Ramos nuk do të jetë në planet e tij, së paku edhe për një javë, pasi që ende po vazhdon me programin e rikuperimit.
Këtë të shtunë, Mbretërit janë mysafirë të Espanyolit, ndërsa Pellegrini thotë se Sergio Ramos nuk do të luajë në këtë ndeshje.

“Sergio Ramos ende është duke u marrë me përgatitje parasezonale. Shpresoj që të jetë i gatshëm për të luajtur në javën e ardhshme”.

“Ne nuk do ta ngacmojmë rikuperimin e tij, sepse nuk dëshirojmë që ai të lëndohet sërish. Besoj se ai do të luajë të shtunën e ardhshme”, ka thënë Pellegrini në konferencën e sotme për shtyp.
 

Capello: Në Botëror pa gratë!
ARBNOR GASHI on 09/11/2009 at 7:06pm (UTC)
 Përzgjedhësi i Anglisë, Fabio Capello, ka kërkuar nga lojtarët anglezë që të udhëtojnë në Afrikën e Jugut pa gratë apo të dashurat e tyre, se përndryshe do të përjashtohen nga përfaqësuesja.
Eksperti italian, i cili nuk bën kompromise për vendimet e tij, ka thënë se lojtarët të cilët do t’i zgjedhë për në Kampionatin e ardhshëm Botëror duhet të udhëtojnë vetëm atje.

Ai dëshiron të krijojë një grup të fortë lojtarësh të cilët do të jenë konkurrentët kryesor për ta fituar trofeun, prandaj rregullat e tij do të jenë mjaft rigoroze.
 

<- Back  1 ...  13  14  15 16  17  18  19 ... 52Continue -> 
 
  Today, there have been 192 visitors (525 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free