Navigation |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Bayerni fundos Dortmundin
ARBNOR GASHI on 09/13/2009 at 9:10am (UTC) | | Bayern Munichu ka shënuar fitore të lartë prej 5-1 në Signal Iduna Park si mysafir i Borussia Dortmundit.
Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Mats Hummels në minutën e dhjetë të takimit, mirëpo ky gol vetëm sa i nevrikosi bavarezët.
Mario Gomez barazoi rezultatin për mysafirët (36’), ndërsa me rezultat të barabartë 1-1 përfundoi pjesa e parë.
Pesë minuta brenda pjesës së dytë (50’), Bastian Schweinsteiger kaloi për herë të parë Bayernin në epërsi.
Franck Ribery shënoi golin e tretë për bavarezët (65’), ndërsa dy golat e radhës u shënuan nga Thomas Müller (78’ dhe 88’). | | |
|
Kuqi shënon në humbjen e Koblenzit
ARBNOR GASHI on 09/13/2009 at 9:09am (UTC) | | Sulmuesi kosovar me nënshtetësi finlandeze, Shefki Kuqi, ka shënuar gol në takimin e sotëm të Bundesliga II, edhe pse ekipi i tij, Koblenz, u mposht në udhëtim te Hansa Rostock.
Vendasit kaluan të parët në epërsi pas vetëm nëntë minutash lojë me anë të Martin Retov, para se Kuqi të barazojë për mysafirët në minutën e 25-të të lojës. Fitoren Hansas ia solli Marcel Schied në fund të pjesës së parë.
Goli është i treti për Kuqin në katër ndeshje në Bundeliga 2, dhe i pesti i tij për Koblenzin, pas dy golave të shënuan në takimet për Kupën e Gjermanisë. | | |
|
Pole Position per Hamilton
ARBNOR GASHI on 09/12/2009 at 1:21pm (UTC) | | Pole Position per pilotin e McLaren, Lewis Hamilton ne provat zyrtare te vlefshme per Cmimin e Madh te Italise ne Formula 1.
Nga vendi i dyte neser do te niset piloti i skuadres Force India, Adrian Sutil, i ndjekur nga Kimi Raikkonen me Ferrarin e tij. | | |
|
Ranieri: Pres rezultat kundër Sienas
ARBNOR GASHI on 09/12/2009 at 1:20pm (UTC) | | Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, është i bindur se skuadra e tij e re do ta tejkalojë momentin e krizës, duke filluar me një fitore kundër Sienas.
“Jam i bindur se kjo skuadër dëshiron të reagojë dhe ta ndërrojë faqen, dhe kjo është ajo që pres nesër (të dielën)”.
“Dëshiroj të shoh një skuadër kompakte dhe të vendosur. Duhet të zhvillojmë një lojë të mirë. Jemi stërvitur mirë dhe shpresojmë ta shfaqim këtë në fushë”, ka thënë Ranieri duke lavdëruar punën paraprake të Luciano Spallettit. | | |
|
Chelsea përgatit marrëveshje të re për Kalou
ARBNOR GASHI on 09/12/2009 at 1:20pm (UTC) | | Mediat angleze shkruajnë se Chelsea së shpejti do të ulet në karrigen e negociatave me Salomon Kalou për ta vazhduar kontratën e lojtarit.
Marrëveshja e Kalou skadon në fund të këtij sezoni, nga e cila ai fiton rreth 30 mijë funte në javë. Sipas Daily Mail, Chelsea është i gatshëm t’i dyfishoi të ardhurat e lojtarit të repartit ofensiv.
Gazeta shkruan se arsye për këtë është interesimi për të nga ana e trajnerit të Interit, Jose Mourinho. Spekulohet se Mourinho dëshiron ta sjellë 24-vjeçarin në kampionatin italian dhe mund t’i ofrojë atij pagë prej 50 mijë funte në javë.
Interi mund të nënshkruajë para-marrëveshje me lojtarin që në janar, andaj blutë do të fillojnë negociatat me agjentin e lojtarit që në javën e ardhshme. | | |
|
Le Havre vazhdon të akuzojë Manchesterin
ARBNOR GASHI on 09/12/2009 at 1:19pm (UTC) | | Presidenti i klubit francez Le Havre, Jean Pierre Louvell, vazhdon të mbajë qëndrimin se Manchester United jo legalisht ka angazhuar ish-të riun e kësaj skuadre, Paul Pogba.
Klubi francez e ka akuzuar kampionin e Anglisë për angazhim jolegal të talentit të madh të këtij klubi dhe ka paralajmëruar se do të bëjë ankesë në FIFA.
“Ky është ‘kidnapim’ i një lojtari të ri. Lojtari kishte marrëveshje me ne dhe kishte nënshkruar ‘para-marrëveshje’. Avokatët tanë do ta dërgojnë rastin në FIFA, nëse është e nevojshme do shkojmë edhe para Gjykatës për Arbitrazh Sportive”, ka thënë Louvel për L’Equipe.
“Pogba duhej të nënshkruante marrëveshje me ne, por kjo nuk ndodhi sepse prindërit e tij nuk e dëshironin këtë. Sot ai nuk është i licencuar si lojtar i Manchesterit, pasi FFF nuk i ka dërguar certifikatat. Klubet e mëdha nuk mund të sillen kështu. Lojtari është i humbur dhe ne presim që dënimi të na mbrojë në të ardhmen”, ka thënë më tej francezi. | | |
|
|
|
|
|
|
|
|
Today, there have been 32 visitors (65 hits) on this page! |
|
|
|
|
|
|
|