www.info-sportks.page.tl
  News
 

Leonardo: Dy ekipe të ndryshme të Milanit
ARBNOR GASHI on 09/13/2009 at 9:18am (UTC)
 Trajneri i Milanit, Leonardo, thotë se ai ka parë dy ekipe të ndryshme në mbrëmjen e të shtunës, derisa ekipi i tij u ndalua me barazim pa gola nga ekipi i rikthyer në Serie A këtë sezon, Livorno.
Leonardo është inkurajuar nga paraqitja e lojtarëve të tij në pjesën e dytë dhe shpresoj se ata do ta ngrenë këtë lojë edhe në ndeshjet e ardhshme.

“Këto kanë qenë dy pjesë loje të ndryshme: në të parën kishim shumë vështirësi, Livorno luajti mirë dhe kishim shanse të ndryshme. Në pjesën e dytë ishim më të mirë, krijuam shumë, forcuam linjën e mbrojtjes dhe ishim mjaft të mirë për t’u përballur me kundërsulmet e kundërshtarit”, ka thënë Leonardo.

Milani në ndeshjen e radhës do të përballet me ish-ekipin e Lorik Canës, Olimpique Marseille, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
 

Diego: Shpresoj lëndimi të mos jetë serioz
ARBNOR GASHI on 09/13/2009 at 9:18am (UTC)
 Mesfushori i Juventusit, Diego, duhej të zëvendësohej në pjesën e parë të ndeshjes së mbrëmshme kundër Lazios në Olimpico, për shkak të një lëndimi muskulor.
Ish-mesfushori i Werder Bremen sot do t’i kalojë disa teste dhe shpreson se lëndimi të mos jetë shumë serioz, aq sa ai që përjetoi në Gjermani muajt e kaluar.

“Ndjej ca dhimbje, të dielën do t’iu nënshtrohem disa testeve. Problemi im muskulor në Gjermani në pranverë ishte shumë serioz, shpresoj ky të jetë më pak”, ka thënë Diego.

Sipas të dhënave, Diego mund të mbetet jashtë fushe për së paku tre javë. Ajo që është e sigurt, është se ai do të mungojë në ndeshjen e të martës, kur Juventus pret në fushë të vet kampionin e Francës, Bordeaux, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
 

Van Persie: Adebayor deshi të më lëndojë
ARBNOR GASHI on 09/13/2009 at 9:17am (UTC)
 Sulmuesi Arsenalit, Robin van Persie, ka dhënë një deklaratë në faqen zyrtare të internetit duke e akuzuar ish-bashkëlojtarin e tij Emmanuel Adebayor për tentim ta lëndojë atë gjatë humbjes 4-2 nga Manchester City.
“Jam i dëshpëruar dhe i zhgënjyer nga goditja në fytyrë e pakujtuar dhe keqdashëse e ish-bashkëlojtarit tim Emmanuel Adebayor”, ka thënë holandezi.

“Ne të dy jemi futbollistë profesionalë dhe e dimë se ndeshja është fizike; edhe unë kam bërë ndërhyrje të ashpra dhe ndonjëherë sfida të gabueshme në kohë, por kurrë me synimin për ta lënduar kundërshtarin. Ai deshi të më lëndojë sot”, ka shtuar Van Persie.
 

Grosso: Juventus ka mentalitetin e duhur
ARBNOR GASHI on 09/13/2009 at 9:16am (UTC)
 Mbrojtësi italian Fabio Grosso bëri debutimin me Juventusin në fitoren e mbrëmshme prej 2-0 në udhëtim te Lazio.
“Jam shumë i ngazëllyer për fillimin, pasi të mbash këto ngjyra është gjë me rëndësi”, ka thënë ish-lojtari i Lyonit.

“Pjesërisht më pëlqen mentaliteti i këtij grupi që vërtet është i duhuri. Ne ishim ca të lodhur në fillim, po ashtu për shkak të të gjitha zotimeve tona gjatë ditëve të kaluara, por ne e përmirësuam lojën dhe e merituam fitoren”, ka thënë Grosso.
 

Juve vazhdon me fitore
ARBNOR GASHI on 09/13/2009 at 9:16am (UTC)
 Juventusi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme kundër Lazios për ta mbajtur pozitën e parë në tabelë edhe pas javës së tretë.
Ndeshja kryesore e javës së tretë në Serie A, e zhvilluar të shtunën mbrëma në Stadio Olimpico të Romës, ndërmjet Lazios dhe Juventusit, ka përfunduar me fitoren e Zonjës së Vjetër me rezultat 2-0.

Lazio u tregua kundërshtar i vështirë përballë Bianconerëve, madje në momente të caktuara vuri në vështirësi mysafirët nga Torino.

Mirëpo, bardhezinjtë arritën që në njëzet minutat e fundit të takimit të shënojnë dy herë dhe të nxjerrin tri pikë të plota nga kjo përballje.

Mbrojtësi i huazuar nga Barcelona, Martin Caceres, shfaqi një lojë të shkëlqyer me fanellën bardhezi duke shënuar golin e parë dhe vendimtar në ndeshje, i cili ia dha epërsinë skuadrës mysafire (72’).

Në minutat shtesë të ndeshjes (90’+4), pas tentimit të Amaurit, topi shkoi te David Trezeguet, i cili me ndihmën e portierit Muslera shënoi golin e dytë që fundosi shpresat e Lazios për barazim.

Në këtë ndeshje, Juventusit iu lënduan dy transferimet e sivjetme, Diego (44’) dhe Fabio Grosso (87’), të cilët u zëvendësuan me Sebastian Giovincon dhe Cristian Molinaron, respektivisht.
 

Reali mposht Espanyolin
ARBNOR GASHI on 09/13/2009 at 9:15am (UTC)
 Real Madridi ka shënuar fitore si mysafir i Espanyolit me rezultat prej 3-0.
Mbretërit zhvilluan një ndeshje stabile, ndërsa momentet ku Reali tregoi kualitet ishin pikërisht në rastet e golave.

Goli i parë erdhi në minutën e 39-të, kur pas një kombinimi ndërmjet Kaka dhe Granero, ky i fundit kaloi Los Merengues në epërsi.

Ricardo Kaka ishte asistues edhe në golin e dytë, kur pas një superdepërtimi pasoi te Guti, i cili e mposhti portierin Kameni (77’).

Goli i tretë erdhi në minutat shtesë të ndeshjes, ndërsa golashënues ishte transferi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave, Crisitano Ronaldo.
 

<- Back  1 ...  9  10  11 12  13  14  15 ... 52Continue -> 
 
 
  Today, there have been 35 visitors (68 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free