Navigation |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Beckham kap për fyti lojtarin kundërshtar
ARBNOR GASHI on 09/14/2009 at 8:23pm (UTC) | | Mesfushori anglez David Beckham do të përballet me edhe një dënim të dytë brenda vetëm një muaji, pasi ka kapur për qafe një lojtar kundërshtar para fundit të takimit në mes LA Galaxy dhe Dallas.
Anglezi, i cili morri karton të kuq për start të rrezikshëm në ndeshjen me Seattle Sounders, mund të përballet me një dënim tjetër, pasi ishte pjesë e incidentit, i cili ndodhi në fund të takimit kundër Dallas.
Bashkëlojtari i tij, London Donovan, po ashtu pritet të ndëshkohet, pasi është akuzuar për goditje të qëllimshme të një lojtari kundërshtar, që ka qenë edhe arsye për të gjithë incidentin.
Lojtari kundërshtar, Daniel Hernandez, më pas e ka goditur Donovan, pas të cilës ka reaguar Beckham, duke e kapur për fyti lojtarin e Dallas. | | |
|
Trezeguet dëshiron Ligën e Kampionëve
ARBNOR GASHI on 09/14/2009 at 8:22pm (UTC) | | Sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, thotë se ka ndryshuar mendje dhe se nuk dëshiron më të largohet, por dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve me klubin italian.
Francezi shënoi gol të shtunën, në ndeshjen kundër Lazios, që i ka dhënë entuziazëm këtij lojtari për të mbetur me biankonerët dhe për të synuar tituj.
Në prag të takimit të Ligës së Kampionëve përballë kampionit të Francës, Bordeaux, Trezeguet thotë se dëshiron ta fitojë titullin e kampionit të Evropës.
“Dua të fitoj tituj me Ferraran. Liga e Kampionëve është qëllim prioritar në karrierën time. Ndeshja e parë kurrë nuk është e lehtë. Bordeaux luan futboll të mirë”, ka thënë Trezeguet.
“Shumë gjëra kanë ndryshuar në kokën time. Ndoshta goli që shënova kundër Lazios do të thotë se nuk dua të largohem më. Mendova se çfarë është më mirë për mua, ndoshta më e mirë do të jetë ta përfundoj karrierën këtu. Kam folur edhe me Del Pieron për këtë”, ka shtuar francezi. | | |
|
Mourinho do ta mirëpresë Ibran me përqafim
ARBNOR GASHI on 09/14/2009 at 4:17pm (UTC) | | Trajneri i Interit, Jose Mourinho, është i gatshëm ta mirëpresë sulmuesin e Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, me një përqafim dhe thotë se nuk ka asnjë hidhërim me ish-lojtarin e tij.
Derisa tifozët zikaltër kanë paralajmëruar një “mikpritje” të nxehtë për Ibran, portugezi thotë se do ta respektojë të mërkurën mbrëma në Giuseppe Meazza.
“Do ta mirëpres Zlatanin me një përqafim të madh. Sinqerisht nuk e di se si do ta presin tifozët tanë. Ne jemi rivalë, por unë nuk ndihem i tradhtuar nga ai. Falë tij ne jemi kampionë të Italisë”.
“Unë nuk e harroj një lojtar si ai, unë e mbaj atë në zemër. Prandaj, do ta përqafoj para ndeshjes, por gjatë 90 minutave nuk dua të di as si e ka emrin”, është cituar Mourinho nga FIFA.com. | | |
|
Maicon do të luajë kundër Barcelonës
ARBNOR GASHI on 09/14/2009 at 4:17pm (UTC) | | Mbrojtësi i Interit, Maicon, do të luajë në ndeshjen e të mërkurës mbrëma kundër Barcelonës në Giuseppe Meazza, në ndeshjen e vlefshme të fazës së grupore të Ligës së Kampionëve.
Braziliani pësoi një lëndim në nyjën e këmbës së djathtë gjatë ndeshjes së të dielës ndaj Parmës.
Mirëpo “La Gazzetta dello Sport” njofton se stafi mjekësor i zikaltërve ia ka dhënë dritën e gjelbër 28-vjeçarit që të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës dhe të përgatitet për ndeshjen kundër Barcës. | | |
|
Lëndimi i Diegos JO-serioz
ARBNOR GASHI on 09/14/2009 at 4:16pm (UTC) | | Juventusit i është dhënë një shtytje e madhe pasi skanimet e Diegos kanë rezultuar jo aq serioze sa që është menduar në fillim.
Braziliani u lëndua në ndeshjen kundër Lazios të shtunën, ndërsa u mendua për një lëndim mjaft serioz, megjithatë testet dhe ekzaminimet mjekësore kanë treguar se nuk është asgjë veçse lodhje e muskulit të këmbës së djathtë.
“Diego i është nënshtruar skanimit me MRI me profesor Falettin në Torino, ndërsa ekzaminimi nuk tregoi ndonjë lëndim muskulor. Lojtari po vuan nga lodhja muskulore dhe do të ketë nevojë për shtatë ditë ku do t’i nënshtrohet fizioterapisë para se të kthehet në fushë”, shkruan në faqen zyrtare të klubit. | | |
|
Champions League, lume parash...
ARBNOR GASHI on 09/14/2009 at 4:15pm (UTC) | | Kupa me “veshe te medhenj” ka shkelqimin e saj magjepses por ata qe e cojne ne qiell ne fund te nje sezoni, sjellin te ardhura marramendese per klubin.
Champions League ne 6 sezonet e fundit ka shperndare mbi 3 miliarde euro, shume e ngjashme kjo me buxhetin vjetor te vendit tone. Pjesen me te madhe te tortes e ka marre Spanja, e ndjekur nga Italia.
Sipas analizes se “StageUp-Sport&Leisure Business”, ne 70 klube qe kane marre pjese ne fazen finale te kompeticionit, 10 prej tyre kane qene spanjolle, te cilat kane arketuar mesatarisht nga 43 milione euro. Me pas renditen klubet gjermane dhe franceze me nga 6 skuadra, ndersa Anglia me 4 skuadra (Chelsea, Manchester United, Arsenal dhe Liverpool).
Skuadrat e Premier League kane arketuar mesatarisht nga 160 milione euro, mesatare dy here me e larte se ajo e klubeve italiane. Ne vendin e pare te klubeve qe kane arketuar me shume qendron Chelsea me 184 milione, i ndjekur nga Manchester United me 171 milione dhe Arsenal me 165 milione. Me pas vijne francezet e Lyon me 139 milione, Liverpool me 131 milione. | | |
|
|
|
|
|
|
|
|
Today, there have been 52 visitors (100 hits) on this page! |
|
|
|
|
|
|
|