www.info-sportks.page.tl
  News
 

US Open: Clijsters triumfon në finale
ARBNOR GASHI on 09/14/2009 at 12:12pm (UTC)
 Tenistja belge Kim Clijsters ka shënuar rikthimin e saj triumf në finalen e US Open ku mposhti në dy sete (7-5, 6-3) danezen Caroline Wozniacki.
Clijsters, e cila u largua nga tenisi në vitin 2007 për t’u martuar dhe më pas për të krijuar familje, kishte luajtur në vetën tre turne këtë vit para se të triumfojë në këtë Grand Slam.

26-vjeçarja bëhet femra e parë jashtë top 10-shit të renditjes botërore, që e fiton trofeun, si edhe nëna e parë që fiton një turne të madh, që nga Evonne Goolagong e cila fitoi në Wimbledon në vitin 1980.

“Nuk kam fjalë për këtë. Jam shumë krenar që u riktheva dhe mbrojta titullin e vitit 2005. Është shumë ngazëlluese për mua”, ka thënë Clijsters pas fitores.
 

Franca vazhdon suksesin në EuroBasket
ARBNOR GASHI on 09/14/2009 at 12:11pm (UTC)
 Nicolas Batum ka shkëlqyer për Francën, e cila ka vazhduar serinë e fitoreve në EuroBasket, duke fituar mbrëmë ndaj Kroacisë.
Batum shënoi 18 pikë për të ndihmuar Francën të shënojë fitore 87-79 dhe të sigurojë vend për në çerekfinale.

Në anën tjetër, pas humbjes së mbrëmshme Kroacia është afër eliminimit dhe për të siguruar vend në çerekfinale duhet të mposhtë Gjermaninë, e cila është turpëruar duke pësuar nga Maqedonia me rezultat 86-75.

Në takimin tjetër, Rusia ia ka shkaktuar humbjen e parë në EuroBasket Greqisë, duke e mposhtur me rezultat 68-65.
 

Silva hap dyert për kalim në United
ARBNOR GASHI on 09/14/2009 at 12:11pm (UTC)
 Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, raportohet se planifikon transferim në vlerën e 25 milionë funteve në janar për anësorin e Valencias, David Silva.
Sipas News of the World, Ferguson besohet se ka bërë ofertë për spanjollin në javën e fundit të afatit kalimtar, por kjo nuk u realizua.

Edhe pse kontrata e Silva në Mestalla skadon në vitin 2013, klubi spanjoll është i gatshëm ta shndërrojë atë në para, në përpjekje për ta lehtësuar krizën financiare.

“Është e vërtetë se ka pasur një ofertë nga një klub i madh anglez. Nëse do të ishte vetëm çështje parash, atëherë do ta kisha pranuar lëvizjen. Gjërat mund të ndryshojnë në të ardhmen, por për momentin jam i lumtur në Valencia dhe nuk kam ndonjë motiv për t’u larguar”, ka thënë Silva.
 

Leonardo humb durimin në Ronaldinhon
ARBNOR GASHI on 09/14/2009 at 12:10pm (UTC)
 Trajneri i Milanit, Leonardo, edhe një herë publikisht e ka kritikuar Ronaldinho, pas barazimit të tyre 0-0 ndaj Livornos.
“Nëse Ronaldinho do të ishte në formë të mirë, do të dëshironte vërtet të luajë dhe do të sillej në mënyrë të duhur, atëherë ai mund të ishte i rëndësishëm për ekipin”, ka thënë Leonardo.

Në ekip kishte një dallim të dukshëm kur Ronaldinho u zëvendësua në pjesën e dytë nga Andrea Pirlo, që tregoi për formën dhe ndikimin e dobët të brazilianit.
 

Ribery do ta rinovojë kontratën me Bayernin?
ARBNOR GASHI on 09/14/2009 at 12:10pm (UTC)
 Çështjes ‘Franck Ribery-Real Madrid’ duket se po i vjen fundi, pasi që francezi ka vendosur të nënshkruajë kontratë të re me Bayern Munichun.
Pasi që dështoi ta transferonte gjatë këtij afati kalimtar, është spekuluar se Reali do të nënshkruajë me Ribery verën e ardhshme, mirëpo anësori francez thotë se mund ta rinovojë kontratën me skuadrën bavareze.

“Ende nuk kemi diskutuar për rinovimin e kontratës, por kjo është diçka që do të diskutohet së shpejti”.

“Unë ndjehem i dëshiruar këtu dhe besimi që ka skuadra te unë më ka bërë të ndjehem i rëndësishëm”, citohet të ketë thënë Ribery.
 

United do ta kërkojë Fabianon
ARBNOR GASHI on 09/14/2009 at 12:09pm (UTC)
 Mediat angleze njoftojnë se Manchester Unitedi do të tentojë transferimin e sulmuesit të Sevillas, Luis Fabiano, gjatë afatit kalimtar të janarit.
“The People” shkruan se Sir Alex Ferguson është një admirues i brazilianit, prandaj ka vendosur që në janar të bëjë ofertë për të, përkundër faktit që ai nuk mund të luajë në Ligën e Kampionëve.

Fabiano ka shkëlqyer me Brazilin në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror, ndërsa furishëm e ka filluar edhe sezonin e ri në La Liga.
 

<- Back  1 ...  8  9  10 11  12  13  14 ... 52Continue -> 
 
  Today, there have been 2 visitors (3 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free