www.info-sportks.page.tl
  News
 

Përfundon seria e fitoreve për Tottenhamin
ARBNOR GASHI on 09/13/2009 at 9:14am (UTC)
 Manchester Unitedi e ka ndalur hovin pozitiv të Tottenham Hotspur, duke e mposhtur në stadiumin White Hart Lane me rezultat prej 3-1.
Vendasit kaluan në epërsi që në minutën e parë të ndeshjes me golin e Jermain Defoe, mirëpo ky gol ishte gjithçka që ata shfaqën në këtë takim.

Kampioni në fuqi i Ligës Premier barazoi rezultatin me anë të veteranit Ryan Giggs (25’), ndërsa pa përfunduar pjesa e parë (41’) mysafirët kaluan në epërsi me golin e Anderson.

Edhe pse nga minuta e 59-të Djajtë e Kuq mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasi Paul Scholes u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë, ata jo vetëm që mbrojtën rezultatin por arritën të shënojnë sërish.

Rezultatin përfundimtar në ndeshje e vendosi sulmuesi anglez Wayne Rooney, i cili shënoi golin e tretë për Manchesterin (78’).

Me këtë fitore United pozicionohet në vendin e dytë me pikë të barabarta me rivalin e qytetit Manchester City dhe Tottenham Hotspur, ndërsa ka tre pikë më pak se vendi i parë të cilin e mban Chelsea.
 

Milani dështon të fitojë
ARBNOR GASHI on 09/13/2009 at 9:13am (UTC)
 Skuadra e Milanit nuk ka arritur të nxjerrë më shumë se një pikë në përballjen si mysafir i Livornos.
Takimi i zhvilluar të shtunën në Stadio Picchi, ndërmjet Livornos dhe Milanit, ka përfunduar pa gola.

Pas humbjes së thellë nga Interi, Rossonerët nuk arritën të këndellen as në këtë përballje, duke e prolonguar edhe më shumë krizën në skuadër.
 

Fitore e radhës për Barcelonën
ARBNOR GASHI on 09/13/2009 at 9:12am (UTC)
 Barcelona ka vazhduar me fitore edhe në javën e dytë të La Ligas për këtë edicion, duke e mposhtur Getafen në Coliseum Alfonso Perez me rezultat prej 2-0.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në pjesën e dytë mysafirët shënuan dy herë.

Ishte sulmuesi i transferuar këtë sezon te Blaugranët, Zlatan Ibrahimovic, lojtari që krijoi epërsinë (65’) për katalunasit, kur pas një krosimi të ulët të Eric Abidal mposhti portierin Ustari.

Ibracadabra ishte i përfshirë edhe në golin e dytë, pasi dha një superkrosim për Leo Messi, i cili shënoi me kokë golin e dytë të Barcës (79’) dhe vendosin rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
 

Blutë fitojnë në fund
ARBNOR GASHI on 09/13/2009 at 9:12am (UTC)
 Skuadra e Chesleat ka arritur të nxjerrë pikë të plota nga ndeshja e vështirë kundër Stoke Cityt, duke fituar si mysafir me rezultat 2-1.
Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Abdoulaye Faye (32’), ndërsa në fund të pjesës së parë Didier Drogba barazoi rezultatin.

Atëherë kur mendohej se ndeshja do të përfundojë me rezultat të barabartë, mesfushori Florent Malouda shënoi golin e fitores, i cili i mban Blutë në krye të tabelës.
 

Adebayor shënon në fitoren ndaj Arsenalit
ARBNOR GASHI on 09/13/2009 at 9:11am (UTC)
 Emmanuel Adebayor ka shënuar kundër ish-ekipit të tij, derisa Manchester City ka mposhtur Arsenalit në City of Manchester Stadium me rezultat 4-2, për të vazhduar fillimin e përkryer të sezonit.
Përforcimet e verës kanë dëshmuar se City mund të jetë një ekip që mund të thyejë top katërshin, dhe këtë e dëshmoi me lojën dhe fitoren e sotme ndaj Arsenalit.

Qytetarët kaluan në epërsi që në pjesën e parë të ndeshje me anë të një goli të shënuar me kokë nga mbrojtësi Micah Richards me ndihmën e edhe të portierit Manuel Almunia (20’).

Pas shumë përpjekjeve, pjesa e dytë solli golin e barazimit për Arsenalin, me Robin van Persie që shënoi golin e parë të sezonit (63’). Por vendasit u përgjigjën shpejt duke çarë mbrojtjen e Arsenalit tre herë brenda 10 minutash.

Së pari Craig Bellamy riktheu epërsinë (74’), para se Emmanuel Adebayor ta zgjerojë atë në minutën e 80-të dhe të festojë golin në ballë të fansave të Arsenalit. Shaun Wright-Phillips fiku shpresat e mysafirëve me golin e katërt (84’).

E gjithë çfarë arritën topçinjtë ishte edhe një gol i dytë i të rikthyerit nga lëndimi Thomas Rosicky, dy minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes.

Humbja është e dyta radhazi për Arsenalit, që të dyja nga ekipet e Manchesterit.
 

Benayoun shënon het-trik në fitoren e Të Kuqve
ARBNOR GASHI on 09/13/2009 at 9:11am (UTC)
 Në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Anfield, Liverpooli ka shënuar fitore të lartë prej 4-0 kundër Burnleyt.
Protagonist i kësaj ndeshjeje ishte izraeliti Yossi Benayoun, i cili shënoi het-trik në këtë përballje.

Benayoun e shënoi golin e parë në minutën e 27-të, ndërsa për rezultatin përfundimtar të pjesës së parë u përkujdes Dirk Kuyt (41’), i cili dyfishoi epërsinë.

Dy golat e radhës u shënuan në pjesën e dytë (61’ dhe 82’), ndërsa patën një realizues, Yossi Benayoun.
 

<- Back  1 ...  10  11  12 13  14  15  16 ... 52Continue -> 
 
 
  Today, there have been 20 visitors (41 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free