Navigation |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Casillas sot mbush 10 vjet në portën e Realit
ARBNOR GASHI on 09/12/2009 at 1:19pm (UTC) | |
Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, ka thënë se shpreson në më shumë sukses në të ardhmen, me rastin e 10-vjetorit të debutimit në portën e klubit mbretëror.
Spanjolli pikërisht sot mbush 10 vite qëndrimi në portën e Real Madridit. Ai debutoi më 12 shtator të vitit 1999 në takimin përballë Athletic Bilbao.
“Është e pabesueshme që kanë kaluar dhjetë vite nga debutimi im. E vërteta është se këto ishin vitet më të bukura. Sigurisht kishte shumë rënie dhe ngritje, por ishte më shumë se një përvojë e mirë”, ka thënë Casillas.
Spanjolli është një prej lojtarëve të Real Madridit i cili nënshkroi marrëveshje të përjetshme me klubin, marrëveshje e cila skadon madje në vitin 2017.
“Shpresoj se do të arrij të fitoj edhe në shtatë vitet e ardhshme, dua të fitoj ende trofe. Them shtatë vite, pasi marrëveshja ime skadon në vitin 2017”, ka shtuar Casillas. | | |
|
Lotito: Nuk kemi frikë nga Juventusi
ARBNOR GASHI on 09/12/2009 at 1:18pm (UTC) | | Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, duke folur para takimit të sotëm me Juventusin thotë se nuk ka frikë nga ky ekip dhe beson se trajneri i ri Davide Ballardini ka përgjigje për mesfushorin e biankonerëve, Diego.
Klubi romak do të tentojë të thyejë dominimin e Juventusit në takimet mes tyre, duke mos fituar në shtëpi kundër këtij ekipi tashmë gjashtë vite. Megjithatë Lotito beson se djelmoshat e tij do ta bëjnë punën e tyre falë përvojës taktike të Ballardinit.
“A kam frikë nga Juventusi? Duhet ta respektoj si kundërshtar, por jo edhe frikë”, ka thënë Lotito për Tuttosport.
“Si do ta bllokojmë Diegon? E kemi Ballardinin. Kurrë nuk do t’i jap këshilla trajnerit se si duhet të luajë ekipi, por kam besim në të dhe ai është i duhuri për ta çuar ekipin përpara”, ka thënë italiani. | | |
|
Feruguson: Rooney nuk do të jetë kapiten
ARBNOR GASHI on 09/12/2009 at 9:21am (UTC) | | Trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, iu ka dhënë një goditje ambicieve të Wayne Rooneyt për të mbajtur shiritin e kapitenit.
“Wayne gjithmonë do të ketë përgjegjësi (të tjera). Është vështirë për një sulmues të jetë kapiten. Eric Cantona ishte sepse ai kishte aq shumë influencë në lojtarët e ri, ata e kishin idhull”, ka thënë Ferguson për The Sun.
“Por normalisht (për kapiten) shikoni kah një mesfushor ose mbrojtës. Wayne gjithmonë do të ketë përgjegjësi, ai ka një dëshirë natyrale për këtë dhe do të japë 100% nga vetja. Kur lojtarët të arrijnë moshën 25-vjeçare, ata luajnë me autoritet dhe sjellin qetësi në ndeshjen e tyre”, ka shtuar skocezi. | | |
|
Xavi: Inter është i mirë, por ne jemi më të mirë
ARBNOR GASHI on 09/12/2009 at 9:20am (UTC) | | Mesfushori i Barcelonës, Xavi, mezi pret të përballet me Interin në ndeshjen e rundit të parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, dhe beson se ekipi i tij është më i përgatitur për fitore.
Dy gjigantët, kampioni i Serie A dhe ai i La liga, do të takohen në Giuseppe Meazza të mërkurën, dhe Xavi mendon se kjo do të jetë një takim i shkëlqyeshëm.
“Dallimi në mes Interit dh Barcelonës është se ne besojmë në ekipin. Po, ne kursejmë para dhe kjo do të thotë se lojtarët kanë më shumë motivim. Sidoqoftë, ata janë një ekip i mrekullueshëm që drejtohet nga Jose Mourinho. Kam mësuar shumë nga ai kur kam qenë në ekipin e të rinjve të Barcelonës”, ka thënë Xavi. | | |
|
Maradona mund të shkarkohet?
ARBNOR GASHI on 09/12/2009 at 9:20am (UTC) | | Trajneri kombëtares argjentinase Diego Maradona është në rrezik serioz për të humbur shansin për t’u kualifikuar në Kupën Botërore, për të parën herë që nga viti 1970, dhe raportohet se legjenda e futbollit mund të shkarkohet nga detyra javën që vjen.
“Maradona dhe ekipi janë të distancuar dhe kjo është theksuar edhe më shumë. Ata që jetojnë çdo ditë me ekipin kombëtar, janë të sigurt se javën e ardhshme do të vendoset gjithçka në lidhje me të ardhmen e tij”, shkruajnë mediat argjentinase.
Edhe pse ende nuk dihet nëse Maradona do të qëndrojë në stol edhe për ndeshjet e fundit vendimtare kundër Perusë dhe Uruguait, muajin e ardhshëm, ajo që dihet është se ai nuk do t’i ketë duart e lira, dhe do të ketë një përkrahje të një trajneri tjetër me përvojë. | | |
|
Guardiola: Marrëveshja nuk është prioritare
ARBNOR GASHI on 09/12/2009 at 9:19am (UTC) | | Në konferencën e shtypit para ndeshjes së sotme ndaj Getafes, strategu i Barcelonës, Pep Guardiola, thotë se ai është i kënaqur me punën e drejtuesve të klubit dhe shton se marrëveshja e tij nuk është prioritet.
Guardiola një kohë të gjatë është duke negociuar me drejtuesit e Barcelonës për të vazhduar marrëveshjen e re, e cila skadon në fund të këtij sezoni. Por kjo nuk është prioritet për të.
“Kam edhe një vit nga marrëveshja ime dhe shumë punë në periudhën e ardhshme. Vazhdimi i besimit tim nuk është prioritet. Ditën kur do të ndjej se dua ta bëj këtë dhe se klubi e dëshiron të njëjtën, do ta vazhdon sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë Guardiola. | | |
|
|
|
|
|
|
|
|
Today, there have been 30 visitors (63 hits) on this page! |
|
|
|
|
|
|
|