www.info-sportks.page.tl
  News
 

Ancelotti: Futbolli italian të mësojë nga ai anglez
ARBNOR GASHI on 09/11/2009 at 6:57pm (UTC)
 Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, shpreson se futbolli italian do të marrë shembull nga ai anglez.
Ancelotti është i impresionuar nga liga angleze, nga stadiumet e mbushura dhe nga sjellja e fansave dhe dëshiron që edhe Italia ta ndjekë këtë shembull.

“Njerëzit shkojnë në stadiume për të parë spektakël. Në Itali për fat të keq nuk është kështu. Njerëzit atje për fat të keq nuk e kanë atë ndjesi të spektaklit”, ka thënë Ancelotti.

“Në Itali ende ka dhunë, andaj shpresoj se kjo shpejt do të ndryshojë dhe se njerëzit do të shkojnë në stadiume të shikojnë ndeshje emocionuese, si në Angli dhe të bëjnë tifo për ekipin e tyre”, ka shtuar mes tjerash italiani.
 

De Rossi lavdëron taktikat e Lippit
ARBNOR GASHI on 09/10/2009 at 6:31pm (UTC)
 Mesfushori i Romës, Daniele de Rossi, ka lavdëruar taktikat e trajnerit të ri të Italisë, Marcello Lippi, pas fitores së mbrëmshme prej 2-0 ndaj Bullgarisë.
“Mendoj se mund të luajmë mirë së bashku dhe gjithmonë e kemi bëtë, edhe kur kritikët kanë menduar se është e pamundshme”, ka thënë De Rossi, i cili ka shoqëruar Andrea Pirlon në mesfushën e azurëve.

“Sigurisht duhet të punojmë më shumë, por frika është se në ndeshjen tjetër e cila nuk do të jetë shumë mbresëlënëse, gazetat sërish do të sjellin kundërshtimet e vjetra”, ka shtuar italiani.
 

Juande Ramos trajner i ri i CSKA Moskës
ARBNOR GASHI on 09/10/2009 at 6:30pm (UTC)
 Ekipi i CSKA Moskës është ndarë nga trajneri i deritashëm Zico dhe ka angazhuar në vend të tij ish-trajnerin e Real Madridit, Juande Ramos.
Zico e mori drejtimin e CSKA Moskës nga Valeri Gazaev dhe arriti ta fitojë Kupën dhe Superkupën e Rusisë.

CSKA pjesën më të madhe të sezonit ishte në mesin e liderëve, por një rënie e formës në periudhën e fundit, bëri që klubi të gjendet në pozitën e katërt me 10 pikë prapa Rubin Kazan. Kjo solli edhe largimin e brazilianit dhe caktimin e Ramos në vend të tij.

“Pasi të gjitha palët arritën marrëveshje, u morr vendimi që nga sot marrëveshja mes Zico dhe CSKA Moskës të prishet. Falënderojmë për kohën e kaluar në klub dhe fitoret në Kupën dhe Superkupën e Rusisë, që u fituan nën drejtimin e tij”, thuhet në deklaratën e klubit rus.

Në të njëjtën kohë, Juande Ramos ka pohuar kalimin në klubin rus me anë të një deklarate në faqen e tij zyrtare.

“Ata janë ekip me histori edhe pse nuk kishin fat në ndeshjet kontinentale. Jemi të bindur se mund të kemi një sezon të mirë në Ligën e Kampionëve dhe do të punojmë me ngulm për këtë”, ka thënë Ramos.
 

Hughes: City mund ta thyejë katërshen
ARBNOR GASHI on 09/10/2009 at 6:29pm (UTC)
 Menaxheri i Manchester Cityt, Mark Hughes, i ka paralajmëruar rivalët e Ligës Premier se ata janë të gatshëm për të thyer top katërshin e kësaj lige.
City, i cili këtë verë ka harxhuar 110 milionë funte për përforcime të reja, të shtunën do ta ketë testin e parë të madh të sezonit të ri, pasi do të presë në Eastlands ekipin e Arsenalit.

Hughes, i cili drejtoi klubin në tre fitore gjatë tre ndeshjeve të para të sezonit, është i kënaqur nga fillimi dhe beson se ata do të mund të thyejnë top katërshen angleze dhe të garojnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

“Mendoj se për një periudhë të shkurtër do të përfundojmë një punë në mirë në ndryshimin e perceptimit të njerëzve. Dikush na sheh si kërcënim të madh për të ashtuquajturën e katërshes së madhe dhe ne ndjehemi komfort me këtë”, ka thënë Hughes.

“Këto klube kanë luajtur në një nivel më të lartë në vitet e kaluara, por kjo nuk do të thotë se ne nuk mund të jemi para disa prej këtyre klubeve, pasi këtë e kemi dëshmuar tashmë”, ka shtuar anglezi.
 

Real Madridi klubi i shekullit XX
ARBNOR GASHI on 09/10/2009 at 6:27pm (UTC)
 Real Madridi është emëruar skuadra më e mirë e shekullit XX, pas një studimi të kompletuar të realizuar nga Federata Ndërkombëtare për historinë dhe statistikat e futbollit (IFFHS).
Gjiganti spanjoll zuri vendin e parë, ndërsa ndiqet nga Juventusi që u rendit i dyti, derisa Barcelona, Milani dhe Bayern Munichu plotësojnë pesë vendet e para.

Rangimi i skuadrave është bërë në bazë të titujve të fituar ose renditjes në tabela nëpër gara të ndryshme. Ndërsa me anë të një sistemi të pikëve, janë vlerësuar klubet për paraqitjet e tyre në Ligën e Kampionëve, Kupën UEFA, Kupën e Kupave të Evropës, Kupën Mitropa, Kupën Latine dhe Superkupën e Evropës.

Lista e dhjetë klubeve më të mira të shekullit XX:

1. Real Madrid (563.50)
2. Juventus (466.00)
3. FC Barcelona (458.00)
4. AC Milan (399.75)
5. Bayern Munich (399.00)
6. Inter (362.00)
7. Ajax (332.75)
8. Liverpool (300.25)
9. Benfica (299.00)
10. Anderlecht (231.00)
 

Moratti mbështet Lazion
ARBNOR GASHI on 09/10/2009 at 1:03pm (UTC)
 Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka shtuar dozën e rivalitetin ndërmjet zikaltërve dhe Juventusit duke thënë se shpreson që Lazio do ta mposhtë Juventusin në ndeshjen e të shtunës mbrëma.
Të shtunën Zonja e Vjetër udhëton në Olimpico të Romës ku do të përballet me Lazion në një ndeshje të vështirë, ndërsa Moratti ka thënë se e mbështet skuadrën vendase.

“Nëse Lippi mund të thotë se e mbështet Juventusin, atëherë edhe unë mund t’ia lejoj vetes ta mbështes Lazion”, ka thënë Moratti.
 

<- Back  1 ...  15  16  17 18  19  20  21 ... 52Continue -> 
 
 
  Today, there have been 58 visitors (106 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free