Navigation |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Adebayor do të ndëshkohet për shkak të festës së golit
ARBNOR GASHI on 09/14/2009 at 12:15pm (UTC) | | Sulmuesi i Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor, mund të përballet me ndëshkim deri në gjashtë ndeshje moslojë për shkak të mënyrës së tij të sjelljes pas shënimit të golit kundër Arsenalit.
Në vitin 2006, Gary Neville ishte përjashtuar për dy ndeshje dhe ishte gjobitur me 5,000 mijë funte, pasi kishte festuar golin e fitores për Manchester United në ballë të tifozëve të Liverpoolit.
“Unë isha në ndeshje dhe e pash atë me sytë e mi. Isha i pakënaqur pasi problemet në mes të fansave të Arsenalit dhe Adebayorit janë mirë të dokumentuara, por ai megjithatë vrapoi gjithë gjatësinë e fushës për të festuar”, ka thënë drejtori ekzekutiv i FA, Ian Watmore. | | |
|
Benitez: Benayoun shembull për lojtarët tjerë
ARBNOR GASHI on 09/14/2009 at 12:14pm (UTC) | | Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, dëshiron që lojtarët tjerë dytësor ta marrin Yossi Benayoun si një shembull, pasi izraeliti shënoi hat-trick ndaj Burnleyt.
“Yossi ka qenë në udhëtim me vendin e tij, dhe kjo është e lodhshme me shumë ndeshje dhe udhëtime. Ne kishim një bisedë më herët dhe ai dëshironte të luajë, ai dëshironte të dëshmohet në fushë dhe të marrë përgjegjësi”, ka thënë Benitez.
“Mënyra për të luftuar për pozitën është duke luajtur, dhe Yossi e kupton atë”, ka shtuar Spanjolli. | | |
|
Cannavaro nuk është i penduar që braktisi Realin
ARBNOR GASHI on 09/14/2009 at 12:14pm (UTC) | | Mbrojtësi i Juventusit, Fabio Cannavaro, thotë se nuk pendohet që braktisi Real Madridin këtë verë, sepse dëshiron të arrijë sukses në Itali.
“Real Madridi? Nuk kam asnjë nostalgji ose shqetësim. Kam mundur të pres deri pas zgjedhjes së presidentit dhe të bisedoj për kontratë të re, por pas ofertës së Juves nuk munda të hezitoj”.
“Kemi një grup të shkëlqyer këtu dhe dëshirojmë të fitojmë dhe të ofrojmë spektakël me kampionët tanë”, ka thënë Cannavaro për “Tuttosport”. | | |
|
Ferguson dëshiron Barcelonën në finalen e LK
ARBNOR GASHI on 09/14/2009 at 12:13pm (UTC) | | Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, do të dëshironte ta shlyejë nga mendja humbjen në finalen e Ligës së Kampionëve në sezonin e kaluar, ndaj Barcelonës, dhe kërkon të përballet edhe njëherë me klubin spanjoll.
Nesër fillon sezoni i ri i Ligës së Kampionëve me Manchester United që do të udhëtojë te ekipi turk Besiktas.
Në prag të fillimit të garës evropiane, Ferguson tashmë ka përcaktuar qëllimin e tij, të jetë pjesë e finales në pranverën e ardhshme në Santiago Bernabeu dhe do të dëshironte ta ketë përballë edhe një herë Barcelonën.
“Do të më pëlqente të kem rastin të korrigjoj situatën me Barcelonën. Absolutisht. Do të më pëlqente t’i kem ata në finale”, ka thënë Ferguson për Daily Star. | | |
|
F1: Button i ngazëllyer nga lufta për titull
ARBNOR GASHI on 09/14/2009 at 12:13pm (UTC) | | Britaniku i Brawn GP, Jenson Button, i cili udhëheq në renditjen e ngasësve në Formula 1 para shokut të tij të skuadrës dhe rivalit për titull, Rubens Barrichello, shprehet i kënaqur me atë se si shkojnë gjërat, derisa afrohet fundi i kampionatit.
Button përfundoi i dytë në garën e djeshme, atë për Çmimin e Madh të Italisë në Monza, menjëherë prapa Barrichellos, i cili vazhdon të bëjë presion në shokun e skuadrës.
“Është fantastike të jem sërish në podium. Do të doja të jem ku është ulur Rubens, por ai bëri një punë shumë më të mirë sot. Kam humbur dy pikë në krahasim me të, por kam shtuar shtatë në krahasim me Vettel”, ka thënë Button pas garës.
“Do ta fitojmë, jam i sigurt. Do të jetë një fund i sezonit shumë, shumë ngazëllues dhe një sfidë të cilën të gjithë e synojmë”, ka shtuar britaniku. | | |
|
Capello synon finalen Angli-Itali
ARBNOR GASHI on 09/14/2009 at 12:13pm (UTC) | | Pasi tashmë i ka siguruar Anglisë kualifikimin për në Kupën Botërore, trajneri i kësaj kombëtareje, Fabio Capello, shpreson të takohet me vendin e tij, Italinë, në finalen e Kupës Botërore.
“Tash që kemi arritur të kualifikohemi, shpresoj se finalja do të jetë Itali-Angli. Nuk dua të jem sentimental, pasi tash jam duke punuar për Anglinë dhe kjo është një gjë shumë e rëndësishme”.
“Sigurisht nuk do ta këndoj himnin anglez, edhe pse gjithmonë është emocionale ta dëgjosh atë. Le të themi se parashikimi im realizohet, do të jem dyfish emocional kur të dy himnet kombëtare do të luhen”, ka thënë Capello. | | |
|
|
|
|
|
|
|
|
Today, there have been 31 visitors (64 hits) on this page! |
|
|
|
|
|
|
|