Navigation |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Raul: Real duhet ta fitojë LK
ARBNOR GASHI on 09/15/2009 at 10:03am (UTC) | | Kapiteni i Real Madridit, Raul, thotë se skuadra e tij duhet ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon, ashtu që ta rikthejë reputacionin në Evropë.
“Liga e Kampionë është gara ynë, është gara më prestigjioze. Duhet të jemi atje, jo si në vitet e mëparshme kur nuk e kemi bërë atë që kërkon të qenit te Madridi”.
“Madridi duhet ta rindërtojë reputacionin duke bërë hapa të vegjël përpara drejt marrjes së trofeut (të Ligës së Kampionëve)”, ka thënë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve (64 gola). | | |
|
Adriano dëshiron të kthehet në Evropë
ARBNOR GASHI on 09/15/2009 at 10:02am (UTC) | | Agjenti i Adrianos ka deklaruar se sulmuesi i Flamengos dëshiron të kthehet në Evropë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Kontrata e 27-vjeçarit me Flamengon përfundon në maj të vitit të ardhshëm, mirëpo braziliani dëshiron që të luajë për një skuadër evropiane, ashtu që të sigurojë një vend te përfaqësuesja e Brazilit për Kampionatin e ardhshëm Botëror.
“Erdha këtu që ta rigjej qëndrueshmërinë duke shënuar rregullisht. Tash e kam arritur këtë dhe ndjehem si lojtar krejtësisht tjetër”.
“Jam i gatshëm për sfida të reja. Tash ëndrra ime është kombëtarja e Brazilit, dhe dëshiroj të luaj në Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm”, është cituar më herët Adriano nga “Terra Esportes”. | | |
|
Maxwell: Guardiola është më i afërt se Mourinho
ARBNOR GASHI on 09/15/2009 at 10:02am (UTC) | | Sa vijnë e shtohen tensionet ndërmjet lojtarëve të Interit dhe Barcelonës, të cilët i kanë ndërruar fanellat gjatë këtij afati kalimtar.
Ish-mbrojtësi i Interit, aktualisht lojtar i Barcelonës, Maxwell, beson se Pep Guardiola është trajner më i mirë se homologu i tij te Nerazzurët, Jose Mourinho.
“Të dy trajnerët janë shumë kërkues, por me mentalitet të ndryshëm dhe me karakter krejtësisht dallues”.
“Guardiola është më i ri dhe deri para disa vitesh ishte lojtar, prandaj e ka shprehinë e komunikimit më të mirë. Është më i afërt dhe ka një mënyrë më të butë për t’i thënë gjërat”, tha Maxwell për “Sport”. | | |
|
Eto’o dëshiron t’ia dëshmojë veten Guardiolas
ARBNOR GASHI on 09/15/2009 at 10:01am (UTC) | | Interi dhe Barcelona do të përballen të mërkurën në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, ndërsa sulmuesi zikaltër, Samuel Eto’o, dëshiron ta lëndojë ish-skuadrën e tij.
“Që kur iu bashkëngjita Barcelonës dhe që nga ndeshja ime e parë, bëra gjithçka që munda që ta kryej punën që kërkohej nga unë”.
“Asnjëherë nuk kam refuzuar asgjë, ndryshe nga disa lojtarë tjerë te Barca që thoshin JO, dhe refuzonin të luanin atje”.
“Gjithmonë u kam ndihmuar të gjithëve, ndërsa sezoni i kaluar për mua ishte një vit i suksesshëm, sepse të gjithë punuam bashkë për të mirën e Barcelonës”.
“Kam pasur disa probleme, por gjithçka është në rregull, edhe nëse Guardiola ka thënë se nuk kam ndjenja për skuadrën, është mendimi i tij. Gjithmonë kam qenë i përkushtuar dhe do t’ia dëshmoj atij këtë javë”, është shprehur kamerunasi. | | |
|
Ancelotti: Finalja e LK, objektiv i Chelseat
ARBNOR GASHI on 09/15/2009 at 10:01am (UTC) | | Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka zbuluar qëllimin e skuadrës së tij për sezonin e ri, dhe ky është arritja në finale të Ligës së Kampionëve.
“Objektivi i parë është të arrijmë në finale. Njëherë duhet të arrijmë në finale dhe pastaj të mendojmë ta fitojmë atë”.
“Nuk është lehtë të arrish në finale, por unë mendoj se ne i kemi kualitetet për ta bërë këtë. Duhet të mundohemi të japim më të mirën nga vetja. Kemi një skuadër të fortë me lojtarë fantastikë dhe me një qëndrim mental të shkëlqyer”, ka thënë ish-trajneri i Milanit. | | |
|
Ibra dëshiron të shënojë kundër Interit
ARBNOR GASHI on 09/15/2009 at 10:00am (UTC) | | Sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, dëshiron të shënojë gol kundër ish-skuadrës së tij Inter, të mërkurën mbrëma në Giuseppe Meazza.
“Do të bëj gjithçka që të shënoj kundër Interit, sepse tash luaj për Barcelonën”.
“Do të shkoj në San Siro (Giuseppe Meazza) që të jap më të mirën nga vetja dhe shpresoj se do të fitojmë. Njerëzit i dinë kualitetet e mia dhe për mua është obligim që ta fitoj çdo ndeshje”.
“Besoj se Interi është ndër favoritët për ta fituar Ligën e Kampionëve dhe jam i sigurt se një ditë do ta fitojë”, ka thënë Ibracadabra për “Il Corriere dello Sport”. | | |
|
|
|
|
|
|
|
|
Today, there have been 50 visitors (98 hits) on this page! |
|
|
|
|
|
|
|