www.info-sportks.page.tl
  News
 

Kaka: E kam rikthyer buzëqeshjen duke luajtur për Realin
ARBNOR GASHI on 09/16/2009 at 12:24pm (UTC)
 Përforcimi i verës i Real Madridit, Leite Kaka, është i kënaqur me mënyrën se si ka filluar karriera e tij në Real Madrid.
Braziliani ishte pjesë e fitores 5-2 të Realit përballë ekipit zviceran Zurich, në Ligën e Kampionëve.

“Është privilegj të jem pjesë e një ekipi si Madrid. Dua të luaj ashtu siç luaja në Milan. Këtu e kam rikthyer buzëqeshjen. Jam i lumtur për golin e Raul. Ai dhe Inzaghi janë histori në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Kaka pas ndeshjes.
 

Sekreti i Inzaghit – kënaqësia në lojë
ARBNOR GASHI on 09/16/2009 at 12:24pm (UTC)
 Filippo Inzaghi është i ngazëllyer me dygolëshin e shënuar në fitoren 2-1 të Milanit në Ligën e Kampionëve kundër Olympique Marseille.
Goli i pari ishte i shënuar nga një pozitë e dukshme jashtë loje, por Inzaghi tashmë është një ‘mjeshtër’ i vjetër për t’ia dalë në raste të tilla.

“Mbase sekreti është në kënaqësinë që shijoj me futbollin dhe pastaj nga të qenit i gatshëm kur dal në fushë. Nuk kam luajtur një ndeshje të plotë për dy muaj, por kam pasur disa shërbime të mira sot dhe një mbrëmje të shkëlqyeshme”, ka thënë 36-vjeçari.

“Isha ca i ngazëllyer nga forma ime, duke parë se isha jashtë lojës së rregullt një kohë, andaj të shënoj dy gola në Ligën e Kampionëve është shkëlqyeshëm”, ka shtuar italiani.
 

Blanc: Bordeaux nuk ka çka të humbë
ARBNOR GASHI on 09/15/2009 at 10:05am (UTC)
 Trajneri i Bordeaux, Laurent Blanc, thotë se askush nuk beson se skuadra e tij do të fitojë përballë Juventusit të martën mbrëma në Torino, prandaj francezët do të mundohen t’i befasojnë bardhezinjtë.
“Fillimisht duhet të mbrohemi mirë, sepse ndeshjet në Ligën e Kampionëve kanë shumë duele”.

“Skuadra që do të fitojë do ta mbajë topin më shumë. Ndërsa Juve dhe Bordeaux pëlqejnë ta mbajnë topin”.

“Por do t’u befasoj kur them se ne s’kemi asgjë për të humbur- askush nuk beson se ne do të fitojmë... Është Juve skuadra e cila ka më shumë për të humbur: luan ndaj një kundërshtari më të dobët dhe duhet medoemos t’i fitojë tre pikët”, ka thënë Blanc në një konferencë për shtyp.
 

Gourcuff: Marseille favorit ndaj Milanit
ARBNOR GASHI on 09/15/2009 at 10:04am (UTC)
 Christian Gourcuff, trajneri i Lorientit dhe babai i ish-lojtarit të Milanit, Yoann Gourcuff, thotë se Marseille është favorit në takimin e të martës mbrëma në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.
“Milani ka një status të cilin nuk e përmbush, dhe kjo mund të shndërrohet kundër tyre, sepse mund t’i motivojë kundërshtarët”.

“Kjo nuk është një klishe por fakt: Milani është një ekip ‘pleqsh’. Po vuan nga dobësi të mëdha në mbrojtje dhe bëhet shumë i lëndueshëm në momentin kur lojtarët humbin ritmin e lojës”.

“Për mua, Marseille është favorit, sidomos për faktin se luajnë më ritëm dhe përkushtim për t’i nevrikosur italianët”, tha Gourcuff për “L’Equipe”.
 

Messi: Vështirë të fitohet Barcelona
ARBNOR GASHI on 09/15/2009 at 10:04am (UTC)
 Sulmuesi argjentinas, Lionel Messi, thotë se blaugranët janë të gatshëm ta mbrojnë titullin e Ligës së Kampioonëve këtë sezon.
Pas dy fitoreve në La Liga, Messi është i bindur se kampioni i Evropës do të mund të nxjerrë fitore edhe në takimin e parë të Ligës së Kampionëve, përballë Interit, që zhvillohet të mërkurën në Giuseppe Meazza.

“Nuk duhet të harrojmë se sezonin e kaluar humbëm në disa takime, por nëse i përsërisim paraqitjet e njëjta dhe luajmë në mënyrë aq spektakolare, do të jetë vështirë për të gjithë ta fitojnë Barcelonën”, ka thënë Messi për France Football.

“Në Ligën e Kampionëve ne jemi favoritë dhe kjo është një prej qëllimeve tona. Por të gjithë klubet kanë dëshirë të fitojnë. Kemi nevojë të përparojmë hap pas hapi, andaj do të shohim se çfarë do të ndodhë...”, ka shtuar argjentinasi.

Messi si rivalë më të vështirë i sheh klubet angleze, si edhe rivalin nga Spanja, Real Madridin.
 

US Open: Del Potro i jep fund suksesit të Federer në US Open
ARBNOR GASHI on 09/15/2009 at 10:03am (UTC)
 Argjentinasi Juan Martin del Potro ka arritur t’i bëjë ballë kampionit të pesëfishtë të Roger Federer dhe ta fitojë titullin në turneun US Open, duke befasuar publikun në Flushing Meadows.
20-vjeçari, i cili mbeti në ndeshje duke fituar dy herë në tiebreak, kishte vetëbesim gjatë gjithë takimit, për të ngritur trofeun e parë Grand Slam në karrierë, pasi mposhti numrin një gjatë takimit që zgjati më shumë se katër orë (3-6, 7-6(5), 4-6, 7-6(4), 6-2).

“Kam pasur dy ëndrra këtë javë. Njëra të fitoj në US Open dhe tjetra është të bëhem si Roger”, ka thënë Del Potro pas ndeshjes, para se t’i drejtohet Federer: “Njëra është realizuar, por kam nevojë për shumë përmirësime për t’u bërë si ti. Ti luftove deri në pikën e fundit. Je një kampion i madh”.

Federer, i cili në një moment ishte dy pikë larg triumfit, ka thënë pas ndeshjes, “Pata një fillim të mirë dhe kisha shumë shanse për ta bërë diferencën. Ai qëndroi aty i dha vetes shanse, dhe në fund ishte më i mirë”.
 

<- Back  1  2  3  4  5  6  7  8  9 ... 52Continue -> 
 
  Today, there have been 87 visitors (209 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free