www.info-sportks.page.tl
  News
 

Alves: Barazimi nuk i ka hije Barcës
ARBNOR GASHI on 09/17/2009 at 5:57pm (UTC)
 Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves, nuk është i kënaqur me barazimin e skuadrës së tij ndaj Interit, në ndeshjen e të mërkurës mbrëma në Giuseppe Meazza.
Edhe pse Barcelona ishte skuadër dominuese kundrejt Interit, në ndeshjen e vlefshme të fazës grupore të Grupit F të Ligës së Kampionëve.

“Barazimi nuk është asnjëherë rezultat i mirë për ne. Ne krijuam raste mirëpo nuk arritëm të shënojmë gola”.

“Luajtëm mirë në çdo pozitë, mirëpo këtu është gjithmonë vështirë dhe ky nuk ishte një fillim i keq”, ka thënë braziliani për faqen zyrtare të klubit.
 

Totti: Do të largohem nëse nuk marr kontratën e re
ARBNOR GASHI on 09/17/2009 at 5:56pm (UTC)
 Francesco Totti ka bërë një deklaratë bombastike duke thënë se do të largohet nga Roma nëse Giallorossët nuk plotësojnë premtimin për kontratën e re.
“Nëse nuk ma japin kontratën, kjo do të thotë se do të largohem”, ka thënë simboli romak për “Il Corriere Dello Sport”.

Roma ka premtuar se do t’ia zgjasë kontratën kapitenit deri në vitin 2014, mirëpo 32-vjeçari ende nuk e ka nënshkruar atë, dhe kërkon që paga vjetore e tij të jetë pesë milionë euro për sezon.
 

Veron: Messi nuk mund të fitojë vet
ARBNOR GASHI on 09/16/2009 at 6:21pm (UTC)
 Juan Sebastian Veron i ka dalë në mbrojte bashkëkombësit të tij Lionel Messi, pasi që superylli i Barcelonës është kritikuar se nuk luan për Argjentinën ashtu siç luan për Blaugranët.
Argjentina e ka shumë të vështirë ta sigurojë një vend për Kampionatin e ardhshëm Botëror, duke qenë se humbi dy ndeshjet e fundit kualifikuese, ndërsa dy njerëzit më të kritikuar janë trajneri Diego Maradona dhe Messi.

“Messi nuk mund të bëjë gjithçka. Barca luan ndryshe me shumë pasime të shkurtra. Në kombëtare ka lojtarët të cilët nuk janë të nivelit të tij. Megjithatë, ka lojtarët shumë të mirë, por trajneri duhet ta gjejë skuadrën fitimtare”, ka thënë ish-mesfushori i Chelseat dhe Manchester Unitedit.
 

Galliani: Ligën e Kampionëve e kemi në ADN
ARBNOR GASHI on 09/16/2009 at 6:20pm (UTC)
 
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, është shprehur mjaft i kënaqur me fitoren e të martës mbrëma kundër Marseille në Ligën e Kampionëve.
“Kur luajmë në Ligën e Kampionëve, lojtarët janë më të fokusuar, ndërsa atmosfera që i rrethon është në nivel të lartë. Liga e Kampionëve është ADN-ja jonë”.

“Vërtet e ndjejmë këtë në Evropë. Kemi luajtur në tetë finale të Ligës së Kampionëve dhe i kemi fituar pesë”, tha Galliani për “Sky Sport Italia”.
 

Laporta: Ronaldinho do ta rigjejë magjinë e tij
ARBNOR GASHI on 09/16/2009 at 6:20pm (UTC)
 Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, beson se ylli i Milanit, Ronaldinho, së shpejti do ta kthejë formën e tij më të mirë.
Braziliani e ka filluar dobët sezonin e ri në Serie A, prandaj trajneri Leonardo vendosi ta lë në bankën rezervë në ndeshjen kundër Marseille.

“Mendoj se ai shumë shpejt do ta gjejë magjinë e tij, sepse ai është një lojtar i shkëlqyer”, është cituar Laporta nga “Il Corriere Dello Sport”.
 

Figo: Inter-Barca JO vetëm Eto’o-Ibra
ARBNOR GASHI on 09/16/2009 at 6:19pm (UTC)
 Ish-lojtari i Barcelonës dhe Interit, Luis Figo, mendon se ndeshja ndërmjet zikaltërve dhe blaugranëve do të ofrojmë shumë më tepër se vetëm një përballje direkte ndërmjet Samuel Eto’o dhe Zlatan Ibrahimovic.
“Do të jetë një ndeshje e shkëlqyer. E vështirë edhe për Interin edhe për Barcelonën, që do të kenë motivime të ndryshme”.

“Nuk do të jetë vetëm një përballje ndërmjet Eto’o dhe Ibra, por mendoj se do të jetë diçka më shumë se kjo”, ka thënë Figo për “La Repubblica”.
 

<- Back  1  2  3  4  5  6  7  8 ... 52Continue -> 
 
  Today, there have been 144 visitors (289 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free