www.info-sportks.page.tl
  News
 

UEFA: Champions vlen 1 miliard dollare ne vit
ARBNOR GASHI on 09/16/2009 at 6:19pm (UTC)
 Mes te drejtave televizive dhe sponsorizimeve, Champions League per UEFA-n vlen pak me shume se 1 miliard euro ne vit.
Lajmin e ka bere te ditur kreu per komunikimin i federates europiane, Rob Faulkner.

Nga keto te ardhura, qe ndryshojne nga viti ne vit sipas modaliteteve te pagimit nga ana e televizioneve dhe ndermarrjeve, rreth 75 perqind vjen nga te drejtat televizive.

Sipas Faulkner, “Champions eshte nje ngjarje globale dhe numeron me shume se 150 milione spektatore televizive ne jave qe i shikojne ndeshjet drejtperdrejt”.
 

UEFA, 3 nivele per respektimin e rregullave financiare
ARBNOR GASHI on 09/16/2009 at 6:18pm (UTC)
 Projekti per respektimin e rregullave financiare i aprovuar nga UEFA do te strukturohet ne tre nivele per skuadrat e medha, te mesme dhe te vogla.
Rregulli qe hyn ne fuqi ne 2012-en, parashikon qe cdo skuader nuk mund te shpenzoje me shume se sa fiton, me perjashtim te investimeve per stadet e sektorit te te rinjve.

Per te evituar qe klubet me te pasura te mbeten te paarritshme ne planin sportiv, UEFA mendon te strukturoje rregullat ne tre nivele: per skuadrat e medha, te mesme dhe te vogla.
 

Torres: Gerrard është futbollisti më i mirë në botë
ARBNOR GASHI on 09/16/2009 at 12:30pm (UTC)
 Sulmuesi spanjoll Fernando Torres thotë se bashkë-lojtari i tij Steven Gerrard është ‘futbollisti më i mirë në botë’.
“Pa dyshim ai është lojtari më i mirë në botë me të cilin kam luajtur. Ai ka gjithçka. Në Liverpool ai është i pazëvendësueshëm. Secili klub ka një lojtar të tillë, një talent të dalë nga shkolla e të rinjve, ndonjë i cili gjithë jetën do t’i përkushtohet klubit”, ka thënë Torres.

“Njerëzit vijnë dhe shkojnë, ai gjithmonë është këtu. Nuk mund ta mendoj klubin pa të. Ai ka gjithçka: personalitet, qëndrueshmëri, qëndrim, kontroll, fuqi, forcë, agresivitet, intensitet... mund të luajë kudo dhe mund të luajë në çfarëdo mënyre”.

“Ai është një lider i lindur dhe lojtari më i qëndrueshëm në botë. E vetmja gjë që mungon në biografinë e tij është titulli i Ligës Premier dhe shpërblimet ndërkombëtare, siç janë Topi i Artë ose çmimi i FIFAs si Lojtari Më i Mirë i Vitit dhe jam i sigurt se do të fitojë një të tillë në të ardhmen. Secili trajner do të dëshironte një lojtar të tillë në ekip”, ka shtuar spanjolli.
 

Renault, Briatore dhe Symonds japin doreheqjen
ARBNOR GASHI on 09/16/2009 at 12:30pm (UTC)
 Flavio Briatore dhe Pat Symmonds lene skuderine Renault pas skandalit te gares se Singaporit ku dyshohet se ata kane urdheruar Piquet Jr te perplaset per te favorizuar shokun e skuadres, Fernando Alonso.

Shefi i skuderise franceze dhe kreu i ekipit te inxhiniereve dhane doreheqjen. “Skuderia Renault nuk do kundershtoje akuzat e FIA-s ne lidhje me cmimin e madh te Singaporit ne vitin 2008 dhe deshirojme te informojme se Flavio Briatore e Pat Symonds kane dhene doreheqjen”, thuhet ne nje deklarate zyrtare te skuderise.

Renault thekson gjithashtu se nuk do beje asnje koment lidhur me skandalin e Singaporit para mbledhjes se Keshillit Boteror te FIA-s ne 21 shtator ne Paris.
 

Moratti-Laporta, mesazhe “paqeje” ne prag te “luftes”
ARBNOR GASHI on 09/16/2009 at 12:29pm (UTC)
 Massimo Moratti edhe Joan Laporta konfirmojne marredheniet e mira mes klubeve te Barcelones dhe Interit edhe pse sot ne mbremje dy skuadrat do perplasen ne nje ndeshje gjigandesh.

Numri nje i katalanasve thote se nese skuadra e tij nuk do jete fituese per here te dyte e Champions League, atehere shpreson qe trofeun ta ngreje lart Interi.

Nderkohe, Moratti le te kuptohet se Laporta i ka rekomanduar te mos mendoje per te blere brazilianin Ronaldinho. “Laporta nuk ma keshilloi? S’mund te flas per kete sepse dikush mund te merzitet”, thote presidenti zikalter. Ne vijim, shton edhe nje batute per talentin argjentinas Lionel Messi.

“Joan ka vendosur nje klauzole sepse do kisha provuar ta blija. Nuk besoj se do ta shese por ne rast te kundert, telefonaten e pare do ma beje mua”, perfundon Moratti.
 

Rooney nxehet me Fergie, krize ne skuader?
ARBNOR GASHI on 09/16/2009 at 12:28pm (UTC)
 Transferta turke e Manchester United nuk ka shkuar si ne vaj pavaresisht fitores 1-0 ne fushen e veshtire te Beshiktash.

Sir Alex Ferguson zevendesoi idhullin e skuadres, Wayne Rooney dhe natyrisht qe kjo nuk i ka pelqyer sulmuesit, i cili ka perplasur takat me inat. Por menjehere pas ndeshjes tekniku skocez pergenjeshtroi zerat per nje krize te mundshme.

“Wayne nuk eshte asnjehere i kenaqur kur del pasi ka aq shume energji saqe deshiron te luaje perhere”, shprehet Fergie. Rooney zhvilloi nje ndeshje te dobet ne Stamboll dhe kjo e detyroi teknikun ta zevendesonte ne minuten e 63-te me sulmuesin Michael Owen.
 

<- Back  1  2  3  4  5  6  7  8 ... 52Continue -> 
 
  Today, there have been 128 visitors (290 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free