Navigation |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Casillas: Ronaldo ka dhunti nga gjuajtjet e lira
ARBNOR GASHI on 09/18/2009 at 11:32am (UTC) | | Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, ka thënë se bashkëlojtari i tij Cristiano Ronaldo ka një dhunti shtesë kur bëhet fjalë për ekzekutimin e gjuajtjeve të lira.
“Cristiano ka një dhunti nga gjuajtjet e lira, është një aftësi dhe ai di ta shfrytëzojë. Ai ka një prekje ndryshe, me fuqi nga momenti i gjuajtjes. Është shumë e vështirë për portierin”.
Portugezi shënoi dy gola nga gjuajtja e lirë në ndeshjen kundër FC Zurich, ndërsa portieri spanjoll ka thënë që Reali është me fat që Ronaldo gjendet në anën e tyre. | | |
|
Pele: Messi meriton të shpallet lojtari i vitit
ARBNOR GASHI on 09/18/2009 at 11:31am (UTC) | | Legjenda braziliane Pele thotë se superylli i Barcelonës, Lionel Messi, duhet të shpallet lojtari më i mirë i vitit nga FIFA.
Argjentinasi ishte lojtari kryesor i Blaugranëve, të cilët sezonin që shkoi fituan të gjitha trofetë e mundshme, ndërsa derisa ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë në klubet evropiane, Pele thotë se duhet t’i dorëzohet edhe çmimi i FIFA-s për lojtarin e vitit.
“Pasi e kanë marrë Ronaldinho, Kaka dhe Ronaldo, tash është koha që ta merr Messi”, ka cituar “Sport” fjalët e Peles. | | |
|
Torres: Mund të qëndroj në Liverpool edhe për 10 vite
ARBNOR GASHI on 09/17/2009 at 6:01pm (UTC) | | Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, ka zbuluar se ai nuk planifikon të rikthehet në Spanjë në një të ardhme të afërt dhe mund të qëndrojë në Angli edhe për një dekadë tjetër.
“Kam edhe katër vite të mbetura nga kontrata ime dhe jam i lumtur këtu. Nuk mendoj se mund të rikthehem në Spanjë tash. Nuk e di, ndoshta pas disa vitesh ose pas dhjetë vitesh! Por, jam i lumtur në Angli, do të doja të luaj në Angli edhe për një kohë të gjatë”, ka thënë Torres për told Sky Sports.
Sa i takon partneritetit me Steven Gerrard, Torres thotë se do të pëlqente ta shihte anglezin të rikthyer në rolin e sulmuesit dytësor, pasi kapiteni është angazhuar në rolin e mesfushorit të qendrës në disa ndeshjet e fundit. | | |
|
Adebayor suspendohet për tre ndeshje
ARBNOR GASHI on 09/17/2009 at 6:00pm (UTC) | | Sulmuesi i Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor, do të mungojë në derbin e qytetit përballë United, pasi FA ka pohuar suspendimin prej tre ndeshjeve, që do të hyjë në fuqi menjëherë.
“Komisioni Rregullator sot e rishikoi akuzën për sjellje të dhunshme të ngritur kundër lojtarit të Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor, pas incidentit me Robin van Persien gjatë takimit kundër Arsenalit të zhvilluar më 12 shtator”, thuhet në deklaratën në faqen zyrtare të FA.
“Që kur z. Adebayor e pranoi akuzën për sjellje të dhunshme, Komisioni Rregullator ia ka shqiptuar dënimin prej tre ndeshjesh moslojë, vendim që hyn në fuqi menjëherë”, shtohet më tej në deklaratë.
FA po ashtu ka thënë se një pjesë e rastit për sjellje të pavend kundër lojtarit do të rishikohet në të ardhmen. Adebayor do të mund të përballet me dënim shtesë për shkak të mënyrës se si e festoi golin e shënuar në këtë ndeshje. | | |
|
Mourinho: Barazimi ishte rezultati i drejtë
ARBNOR GASHI on 09/17/2009 at 5:59pm (UTC) | | Trajneri i Interit, Jose Mourinho, e ka përshkruar barazimin pa gola ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve si një ‘ndeshje të shkëlqyeshme futbolli’.
“E di se takimi i mbrëmshëm është një ndeshje e mirë futbolli. E di se është normale që njerëzit të mendojnë se 0-0 nuk është një ndeshje e mirë futbolli, por unë mendoj të kundërtën”, ka thënë Mourinho.
“Kishte gjithçka, pjesë taktike, dhe nuk dua ta shfrytëzoj këtë fjalë por do të them luftë, fizike dhe mentale, një ndeshje për detaje, ndeshje në të cilën një gabim i vogël mund të ishte gol, ndërsa goli do të thotë fitore”.
“Ekipi im iu përgjigj pozitivisht kampionit të Evropës, ishim kompakt dhe nëse shënonim gol do të fitonim, dhe e njëjta vlen edhe për kundërshtarin tonë. Andaj mendoj se barazimi ishte një rezultat i drejtë”, ka shtuar portugezi. | | |
|
Fabregas: Ishte një fitore e madhe për ne
ARBNOR GASHI on 09/17/2009 at 5:59pm (UTC) | | Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, e ka përshkruar fitoren ndaj Standard Liege si ‘të madhe’ për Arsenalin, pasi i ndihmoi ekipit të tij të bëjë rikthimin në pjesën e dytë.
Kampioni i Belgjikës kishte një fillim të shkëlqyeshëm dhe pas vetëm pesë minutash lojë krijoi epërsi të dyfishtë ndaj Arsenalit, por golat nga Nicklas Bendtner, Thomas Vermaelen dhe Eduardo, sollën përmbysjen e rezultatin për Arsenalin.
“Gjithmonë është mundësia që në disa minuta të mos luani në nivelin më të lartë dhe kjo ndodhi në takimin e mbrëmshëm. Por ne u përgjigjëm mirë. E dinim se para nesh është një ndeshje e plotë dhe se mund ta krijojmë dallimin. Andaj nuk ishte vështirë të vazhdohet besimi”, ka thënë Fabregas.
“Jemi të lumtur dhe kjo është një fitore e madhe, nëse shihet se si e filluam ndeshjen. Tash duhet të përqendrohemi në takimin në Wigan, pasi Liga Premier është më e rëndësishmja për Arsenalin”, ka shtuar spanjolli. | | |
|
|
|
|
|
|
|
|
Today, there have been 54 visitors (102 hits) on this page! |
|
|
|
|
|
|
|