www.info-sportks.page.tl
  News
 

Rooney: United do ta fundosë Cityn
ARBNOR GASHI on 09/18/2009 at 11:36am (UTC)
 Të dielën në Old Trafford zhvillohet derbi i rivalëve të qytetit të Mançesterit, Manchester United dhe Manchester City, ndërsa sulmuesi i Djajve të Kuq, Wayne Rooney, thotë se ekipi i tij do t’ia tregojë vendin skuadrës pasanike e cila shpenzoi më shumë se 120 milionë funte gjatë afatit kalimtar veror.
“Ajo çfarë ka ndodhur te City duhet të jetë shumë e rëndësishme për tifozët e skuadrës”.

“Ata kanë blerë disa lojtarë shumë të mirë dhe ekziston një entuziazëm i vërtetë në qytet. Është gjë e mirë për të gjithë në Mançester dhe besoj se edhe në Ligën Premier, sepse është një skuadër sfiduese më shumë”.

“Mirëpo, të gjithë e dimë se nuk ka shumë rëndësi se kë e blen ose sa shpenzon. Jam i bindur se do ta shfuqizojmë rrezikun nga ata”.

“Ne kemi përvojë për të fituar trofe të mëdha dhe kemi një trajner, i cili ka qenë, ka parë dhe ka fituar”, ka thënë Rooney për “Daily Mail”.
 

Torres: Liga Premier më e mirë se La Liga
ARBNOR GASHI on 09/18/2009 at 11:35am (UTC)
 Fernando Torres, i cili ka luajtur edhe në La Liga (Atletico Madrid) edhe në Ligën Premier (Liverpool), thotë se kjo e dyta është ligë më e fortë se Primera Devisioni spanjoll, por thekson se në Ligën spanjolle ka kualitet më të madh individual.
“Si një garë (Liga Premier) është më e mira. Bëhet fjalë për organizim, respekt, dhe mbushjen e stadiumeve përplot në çdo vikend- është kënaqësi të shohësh diçka të këtillë”.

“Në Spanjë janë disa nga lojtarët më të mirë në botë, por si garë, (La Liga) nuk është po aq e madhe sa Liga Premier”.

“Kam qenë në Spanjë, dhe mund t’u them me sinqeritet, Liga Premier është kompeticion shumë më i mirë”, ka thënë sulmuesi 25-vjeçar.
 

Nesta: Do të rifilloj për së mbari
ARBNOR GASHI on 09/18/2009 at 11:35am (UTC)
 Alessandro Nesta ka deklaruar se pas tejkalimit të ankthit, ndërmjet heqjes dorë nga futbolli si pasojë e lëndimit dhe të qenit i vendosur për të vazhduar, tani ndihet i rilindur.
“Vërtet më frikësuan me operacionin. Më thoshin se nëse i nënshtrohem ndërhyrjes kirurgjike në shpinë, nuk do të mund të luaja më. Por doli të jetë shumë më lehtë sesa kam menduar”.

“Ishte shumë keq të qëndrosh jashtë fushe. Momenti më i keq ishte kur u lëndova sërish dimrin e kaluar. Atëherë kur mendova se më në fund gjithçka është në rregulli, mu kthye dëmtimi”.

“Nuk jam i penduar për vonimin e operacionit dhe dëshiroj që të rifilloj në mënyrë pozitive”, ka thënë mbrojtësi italian për “La Gazzetta dello Sport”.
 

Del Piero: Dua të jem protagonist
ARBNOR GASHI on 09/18/2009 at 11:34am (UTC)
 Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, i cili vazhdon të rikuperohet si pasojë e lëndimit, shpreson të kthehet sa më shpejtë në fushë dhe t’i ndihmojë Zonjë së Vjetër në arritjen e sukseseve.
Ikona bardhezi ende nuk e ka shijuar sezonin e ri në Serie A, ndërsa mungoi edhe në ndeshjen kundër Bordeaux në kuadër të Ligës së Kampionëve, ku Juve nxori vetëm një pikë.

“Shpresoj të kthehem pas 7-10 ditësh. Megjithatë, ndihem mirë. Do të shohim si do të shkojnë gjërat në sezonin e ri. Është e padëshirueshme t’i shikosh ndeshjet e tilla, si ajo kundër Bordeaux nga tribunat, sepse unë dua t’i përjetoj ato si protagonist”, ka thënë Del Piero për “Il Secolo XIX”.
 

Serbia dhe Spanja në gjysmëfinale
ARBNOR GASHI on 09/18/2009 at 11:34am (UTC)
 Serbia dhe Spanja kanë siguruar gjysmëfinalen në edicionin e sivjetmë të Eurobasketit, duke eliminuar nga gara, Rusinë dhe Francën, respektivisht.
Takimi i parë çerekfinal u zhvillua ndërmjet Rusisë dhe Serbisë, të cilin e fitoi përfaqësuesja serbe me rezultat 79-68.

Përballja e dytë çerekfinale në Kampionatin Evropian të Basketbollit, EuroBasket 2009, e zhvilluar ndërmjet Francës dhe Spanjës ka nxjerrë fituese përfaqësuesen e dytë.

Edhe pse erdhi deri në çerekfinale e pamposhtur, Franca dështoi ta vazhdonte suksesin përballë Spanjës duke humbur me rezultat 66-86.

Serbia pret fituesin nga ndeshja Slloveni-Kroaci, ndërsa Spanja do të ndeshet me fituesin nga takimi ndërmjet Turqisë dhe Greqisë.
 

Resino: Do të fitojmë në Camp Nou
ARBNOR GASHI on 09/18/2009 at 11:33am (UTC)
 Të dielën takohen Barcelona dhe Atletico Madridi në Camp Nou për ta zhvilluar ndeshjen e javës së tretë në La Liga, ndërsa trajneri i kryeqytetasve, Abel Resino, thotë se ekipi i tij mund t’ia shkaktojë Barcës disfatën e parë të sezonit.
“Pse nuk mund të fitojmë në Barcelonë? Ne mundemi”, ka thënë Resino për “AS”.

Atletico nuk e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin 2009/2010, duke pësuar një humbje dhe duke barazuar në La Liga, ndërsa po ashtu nuk arriti të nxjerrë më shumë se një pikë përballë APOEL Nicosia në ndeshjen e Ligës ë Kampionëve.

Një fitore kundër Barcelonës në Camp Nou, do të kthente gjithçka për së mbari.
 

<-Back

 1  2  3  4  5  6  7  8 ... 52Continue -> 
 
  Today, there have been 183 visitors (393 hits) on this page!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free